Një sfidë intensive ishte mes Atalantës dhe Juventusit me skuadrën bardhezi qe fitoi me shifrat 0-2. Fatkeqësisht, pati edhe një episod që ishte asgjë tjetër, pikërisht thirrjet diskriminuese kundër Vlahovic. Sulmuesi serb megjithatë u hakmor me një gol.
Gjithçka nisi pas një kontrasti loje, me sulmuesin e Juventusit, i cili u ankua disa herë te arbitri. Në atë moment tifozët vendas filluan të koret raciste: “Ti je cigan!”. Siklet në fushë edhe për arbitrin Doveri i cili ndërpreu armiqësitë për disa sekonda me “kërkesën” e vetë futbollistit serb shumë i inatosur.
I pyetur në lidhje me këtë çështje pas ndeshjes, Gasperini ka bërë një deklaratë skandaloze për “Sky Sport“. Trajneri i Atalantës është shprehur se edhe në skuadrën e tij ka lojtarë të së njëjtës etnie dhe si shembull ka sjellë emrin e Gjimshitit.
“Pasalic, Djimsiti luajnë në Atalanta, Ilic-i, Sutalo dhe shumë lojtarë të atij grupi etnik kanë luajtur dhe gjërat duhet të diferencohen: ndonjëherë ka ofendime për gjëra të tjera, racizmi është një çështje shumë serioze dhe nuk duhet të ngatërrohet”, ka deklaruar Gianpiero Gasperini