“Ti je luanesha!”/ Që ditën e parë Bledi Mane thyen rregullin kryesor në Big Brother, ndan informacione nga jashtë me Oltën

by KLIKOJE.AL

Në fillim Xhonatan Islami, tani Bledi Mane. Duket se banorët e rinj që i bashkohen shtëpisë së “Big Brother Vip” kanë tendencën të ndajnë informacione nga jashtë me Olta Gixharin.

Së fundmi, Bledi i cili u bë pjesë e shtëpisë mbrëmjen e djeshme, i ka thënë Oltës në një bisedë se ajo është luaneshë jashtë dhe luani është Luizi. “Nuk është Kiara luaneshë në këtë shtëpi. Je ti dhe luani është ai. Ndërkohë që unë jam tigri që po rritem,”-u shpreh Mane.

Sikur të mos mjaftonte kjo ai e ka përshkruar si e ka parë Oltën nga jashtë.“Ti je shumë dimensionale. Ti të hënën dukesh budallaqe, të martën mafioze, të mërkurën një femër e poshtër, e ndyrë. Dy ditë i acaron njerëzit,”-vazhdoi Bledi. “Ky është super kompliment. Ti po më mahnit mua,”-ia ka kthyer Olta.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.