Teuta njeh vetëm largime, sulmuesi prezantohet në Kosovë

by S.M

Teuta për momentin është një kantier ndërtimi. Largimi i presidentit Edmond Hasanbelliu ka lënë një boshllëk të  madh si në anën administrative, ashtu edhe sportive. Klubi durrask po njeh vetëm largime.  Ergys Peposhi është zyrtarisht lojar i Ferizajt. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi i Superligës së Kosovës. Pas dy sezonesh te Teuta, ai tani është gati për një aventurë të re.

Merkatoja e verës konsiderohet e hapur dhe gjatë këtij procesi Teuta do të bëjë goditjet e saj, ku synon të afrojë lojtarë që kanë spikatur në ekipet pretendente. Për momentin në Durrës ka vetëm largime, që dihen tashmë, si Peposhi, Kruja, Mingos dhe Tafas. Ndërsa sulmuesi që spikati, Rrok Toma, ka mbyllur huazimin me Teutën dhe rikthehet në Itali tek Albinolefe. Por, mundësia që ai të jetë pjesë e bluve dhe për një sezon mund të jetë e madhe.

Te Teuta priten disa ndryshime në radhët e grupit të lojtarëve që mbyllën vitin, ndaj një pjesë e tyre nuk do të jenë në skuadër për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit po punojnë për përzgjedhjen e disa lojtarëve cilësorë që do të jenë pjesë e Teutës për sezonin e ri. Gjithsesi, baza e ekipit pritet të jetë pak a shumë e njëjta, me disa përforcime në të dy te repartet: mesfushë dhe sulm.

Skuadra vijon pushimet dhe tashmë angazhimet kanë kaluar te drejtuesit e skuadrës, të cilët prej ditësh po punojnë në drejtim të seleksionimeve të largimeve. Elementet që do t’i bashkohen skuadrës përgjatë merkatos së verës po marrin një vëmendje të madhe nga klubi, ku kësaj here kërkohet eksperienca. Brenda këtij muaji parashikohet që të bëhen goditjet e para në merkato.

LEXO ME SHUME:150 mijë euro për sulmuesin, Dinamo prezanton talentin përpara Europës (EMRI)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.