Çmenduri në Durrës! Teuta dhe Partizani dhurojnë spektakël me 4 gola (video)

Teuta

Një përballje spektakolare u zhvillua në Durrës në kuadër të javës së 29-të të Abissnet Superiores, ku Teuta  dhe Partizani ndanë pikët pas barazimit 2-2, në një sfidë të mbushur me emocione dhe ritëm të lartë. Të kuqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 16-të me anë të Xhuliano Skuka, i cili shfrytëzoi një harkim të saktë nga Murataj për të dërguar topin në rrjetë dhe për të çuar Partizanin në avantazh 0-1.

Reagimi i vendasve erdhi në minutën e 36-të, kur Zogos barazoi shifrat në 1-1, duke rikthyer besimin te Teuta. Në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 48-të, ishte sërish Zogos protagonist, i cili realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke përmbysur rezultatin në 2-1 për durrsakët. Megjithatë, festa e vendasve zgjati pak, pasi në minutën e 54-t Bytyçi riktheu baraspeshën për Partizanin, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2.

Deri në fund, të dyja skuadrat tentuan të gjenin golin e fitores, por pa sukses, duke u mjaftuar me nga një pikë në një ndeshje që dhuroi spektakël dhe emocion për tifozët.

LEXO ME SHUME:Alarm te Partizani, titullari i sulmit përfundon në operacion pas dëmtimit me Vorën (FOTO)

Related posts

Partizani hyn në histori me rekordin negativ, nuk kishte asnjëherë në klubin kryeqytetas

Cordeiro dhe Chinwendu ndezin Besën, Pius hero i Pogradecit; Finale ëndrrash në Kategorinë e Parë

Sinan Idrizi nuk përmbahet, super-premio për fitoren ndaj Teutës