Çmenduri në Durrës! Teuta dhe Partizani dhurojnë spektakël me 4 gola (video)

by KLIKOJE.AL

Një përballje spektakolare u zhvillua në Durrës në kuadër të javës së 29-të të Abissnet Superiores, ku Teuta  dhe Partizani ndanë pikët pas barazimit 2-2, në një sfidë të mbushur me emocione dhe ritëm të lartë. Të kuqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 16-të me anë të Xhuliano Skuka, i cili shfrytëzoi një harkim të saktë nga Murataj për të dërguar topin në rrjetë dhe për të çuar Partizanin në avantazh 0-1.

Reagimi i vendasve erdhi në minutën e 36-të, kur Zogos barazoi shifrat në 1-1, duke rikthyer besimin te Teuta. Në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 48-të, ishte sërish Zogos protagonist, i cili realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke përmbysur rezultatin në 2-1 për durrsakët. Megjithatë, festa e vendasve zgjati pak, pasi në minutën e 54-t Bytyçi riktheu baraspeshën për Partizanin, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2.

Deri në fund, të dyja skuadrat tentuan të gjenin golin e fitores, por pa sukses, duke u mjaftuar me nga një pikë në një ndeshje që dhuroi spektakël dhe emocion për tifozët.

LEXO ME SHUME:Alarm te Partizani, titullari i sulmit përfundon në operacion pas dëmtimit me Vorën (FOTO)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.