Teuta dhe Dinamo harrojnë të bëjnë gol, në “Niko Dovana” fiton… mërzia

Teuta

Teuta dhe Dinamo u ndanë në paqe në përballjen e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit, e cila u mbyll me rezultatin 0-0. Ndeshja e zhvilluar në Durrës u karakterizua nga ritëm i lartë dhe rivalitet, por pa raste të pastra shënimi që të ndryshonin fatin e takimit.

Pjesa e parë ishte e balancuar, me të dyja skuadrat që u përpoqën të kontrollonin lojën në mesfushë. Teuta tentoi të rrezikojë kryesisht nga krahët, ndërsa Dinamo u tregua e organizuar dhe kërkoi të godiste me kundërsulme, por mbrojtjet respektive funksionuan mirë.

Edhe në fraksionin e dytë, loja mbeti e kujdesshme. Rastet ishin të pakta dhe portierët u angazhuan rrallë, me skuadrat që shmangën rrezikun dhe u fokusuan më shumë në ruajtjen e ekuilibrave. Ndryshimet nga pankinat nuk sollën ndryshim në rezultat dhe 90 minutat u mbyllën pa gola.

Me këtë barazim, Teuta mbetet në vendin e pestë me 26 pikë, duke u distancuar disi nga katër vendet e para. Dinamo, nga ana tjetër, blindon vendin e tretë me 33 pikë, në shoqërinë e Vllaznisë, duke konfirmuar vazhdimësinë në zonën e sipërme të renditjes.

LEXO ME SHUME:Dinamo e ka seriozisht, dy lojtarë të Bylisit dhe ish-lojtari i Partizanit drejt firmës

Related posts

Rolando Maran del “huq” në provën e parë, Shqipëria dorëzohet 0-1 ndaj Izraelit (video)

Rinovime në seri te Vllaznia, por një nga shtyllat e ekipit kërkon largimin

Edlir Tetova insiston, Teuta pranë marrëveshjes me yllin e Superiores (EMRI)

1 comment

Skënderbeu i 2026-tës nuk "ndez"! Luftëtari i bën surprizën... 17/01/2026 - 18:55
[…] LEXO ME SHUME:Teuta dhe Dinamo harrojnë të bëjnë gol, në “Niko Dovana” fiton… m… […]

Comments are closed

Add Comment