Telashe në futbollin shqiptar/ Përplasje tifozësh, godasin me karrige në fushën e futbollit (video)

Tifozët e ekipeve ‘Ballkani’ dhe ‘Llapi’ janë përleshur pasditen e kësaj të diele në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë pas ndeshjes së Superligës. Ata kanë goditur njëri-tjetrin me karrige.

Për pasojë janë plagosur 5 persona, nga të cilët 2 janë polië dhe 3 të tjerë janë tifozë të 2 skuadrave. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-2 për skuadrën e Llapit dhe në fund të ndeshjes nisën përplasjet e tifozëve që vijuan edhe në ambientet e jashtme. Policia ka bërë me dije se janë shoqëruar në polici 21 persona. Ndërkohë jashtë stadiumit janë dëmtuar tre automjete dhe një autobus.

Related posts

Mes presionit dhe shpresës, mbijetesa e Tiranës vendoset në 12 ditë

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë