141
E ftuar së fundmi në “Shqipëria Live” ishte ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni.
Ajo foli gjerë e gjatë për bullizmin dhe jetën e saj dhe pas emisionit të dashurisë.
Tea thotë është bullizuar shumë për shkak të peshës. “Unë madje mendoj se jam një nga personat më të bullizuar në Shqipëri”, tha ish-konkurrentja.
Madje ajo shtoi se bullizmi mori edhe forma shumë të shëmtuara.
“Ka kaluar në ekstrem, ka kaluar në kërcënime me jetë, në mallkime, gjëra tmerrësisht të rënda”, tregoi ajo.