“Do të zhvillojmë një performancë të mirë”, Atanaskovski sfidon Dinamon dhe tregon tre skuadrat që do të arrijnë Final-Four

by KLIKOJE.AL

Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Egnatias, dhe tani vëmendja është te sfida ndaj Dinamos. Kryeqytetasit kërkojnë të rikthehen te fitorja për të ruajtur formën e mirë. Në prag të kësaj sfide, ka folur mbrojtësi David Atanaskovski, i cili tregoi edhe skuadrat pretendente për Final Four.

“Të fokusohemi te ndeshja e radhës me Dinamon. Po punojmë mirë, besoj se do të kemi një performancë të mirë dhe shpresoj për një fitore. Me Orges Shehin ndihemi mirë dhe jemi të gjithë së bashku për të bërë maksimumin. Skuadrat që pretendojnë katër vendet e para? Janë Egnatia,Tirana dhe Vllaznia që janë ekipe shumë të forta”, përfundoi mbrojtësi maqedonas.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.