Një tjetër ngjarja e rëndë ka ndodhur sot (20 mars), por kësaj herë në Tiranë. Sipas News24, një person i identifikuar si Ronaldo Gurabardhi ka tentuar të vrasë shtetasin Artur Korteshi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Kombinatit, ndërsa bëhet e ditur se Korteshi është i skeduar si i përfshirë në ngjarje kriminale.
Konflikti ka filluar që ditën e djeshme kur Korteshi ka debatuar me vëllain e autorit të dyshuar.
Ndërkohë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se autori ka terrorizuar banorët.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. G., 25 vjeç, pasi dyshohet se me datë 20.03.2021, rreth orës 15:10, në Kombinat, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të një banese dhe më pas është larguar me shpejtësi me një mjet. Po punohet për kapjen dhe shoqërimin e këtij shtetasi.
Burimi: Panorama