Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Arme zjarri

  • 13-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri/ Zbulohen rrethanat e ngjarjes së rëndë

    13-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri/ Zbulohen rrethanat e ngjarjes së rëndë

    Një 13-vjeçar me mbiemër Keqi është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Gernac Malësi Kurbin.

    Mësohet se ngjarja është raportuar rreth orës 12:00 të mesnatës në Policinë e Kurbinit.

    Sipas burimeve kanë qenë tre fëmijë duke kullotur bagëtitë në mal ku dhe kanë gjetur armën.

    Pasi kanë dërguar bagëtitë në stan kanë nisur të luajnë me armën, e cila fatkeqësisht ka qenë e mbushur dhe për pasojë njëri nga fëmijët ka vdekur në vend.

    Ndërkohë policia e mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.

  • Panik në një diskotekë në Itali/ I riu qëllon me armë, plagosen 10 persona

    Panik në një diskotekë në Itali/ I riu qëllon me armë, plagosen 10 persona

    Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali. 10 të rinj mbetën të plagosur në një diskotekë pasi një person qëlloi me armë zjarri.

    Festa ishte organizuar në periferi të zonës së Tamburit nga studentë universitetesh ku ishin mbi 300 të ftuar.

    Dy prej tyre u konfliktuan me njëri-tjetrin kur njëri prej tyre nxori armën dhe qëlloi drejt tij duke e plagosur. Ai u dërgua menjëherë në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

    Gjithashtu nga të shtënat u plagosën dhe disa persona të tjerë. Autori i plagosjes u largua menjëherë nga vendngjarja.

    Uniformat blu kanë arritur ta identifikojnë dhe po punojnë për arrestimin e tij.

  • Tronditet Shkodra/ Një person gjendet i vrarë me armë zjarri

    Tronditet Shkodra/ Një person gjendet i vrarë me armë zjarri

    Një person është gjendur i vrarë në zonën e Livadheve në Shkodër.

    Personi ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra nga arma e zjarrit.

    Trupi është gjetur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. 

    Viktimë është shtetasi Endri Mustafa dhe raportohet se familjarët e kishin denoncuar zhdukjen e tij para disa ditësh.

    Ndërsa paraprakisht mësohet se Mustafa ka qenë i arrestuar më parë.

    Ende nuk ka detaje në lidhje me ngjarjen, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

  • Një person qëllon në ajër me armë zjarri/ Ja informacionet e para të policisë

    Një person qëllon në ajër me armë zjarri/ Ja informacionet e para të policisë

    Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, në fshatin Ferras, në Divjakë.

    “Dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar njëherë në ajër me armë zjarri.

    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, sqaron policia.

    Ndërkohë shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.

  • Të shtëna me armë zjarri në Kombinat/ 25-vjeçari tenton të vrasë një person të skeduar për ngjarje kriminale! Ja si ka nisur debati

    Të shtëna me armë zjarri në Kombinat/ 25-vjeçari tenton të vrasë një person të skeduar për ngjarje kriminale! Ja si ka nisur debati

    Një tjetër ngjarja e rëndë ka ndodhur sot (20 mars), por kësaj herë në Tiranë. Sipas News24, një person i identifikuar si Ronaldo Gurabardhi ka tentuar të vrasë shtetasin Artur Korteshi.  Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Kombinatit, ndërsa bëhet e ditur se Korteshi është i skeduar si i përfshirë në ngjarje kriminale.

    Konflikti ka filluar që ditën e djeshme kur Korteshi ka debatuar me vëllain e autorit të dyshuar.

    Ndërkohë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se autori ka terrorizuar banorët.

    Njoftimi i policisë

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. G., 25 vjeç, pasi dyshohet se me datë 20.03.2021, rreth orës 15:10, në Kombinat, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të një banese dhe më pas është larguar me shpejtësi me një mjet. Po punohet për kapjen dhe shoqërimin e këtij shtetasi.

    Burimi: Panorama

  • Të shtëna me armë zjarri në qytetin e Elbasanit/ Policia në vendngjarje

    Të shtëna me armë zjarri në qytetin e Elbasanit/ Policia në vendngjarje

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit.

    Gazetari i “Panorama” bën me dije se paraprakisht nuk flitet për të lënduar, por nuk ka ende një njoftim zyrtar nga blutë e qytetit.

    Policia ka nisur verifikimet dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

  • Policia qëllon për vdekje një 25-vjeçar në Tiranë/ Ja çfarë thuhet në njoftimin e policisë

    Policia qëllon për vdekje një 25-vjeçar në Tiranë/ Ja çfarë thuhet në njoftimin e policisë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën Laprakës në Tiranë, ku një 25 vjeçar u qëllua për vdekje nga policia.

    Raportohet se 25 vjeçari nuk iu ishte bindur urdhrit të policisë për tu ndalur, madje ai ishte larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë që si fillim i është dukur si armë zjarri.

    “Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, shërbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta. Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar. Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Duke qenë se rruga ka qenë pa ndriçim, polici e ka qëlluar të riun i cili ka ndërruar jetë në spital.

    “I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jetën në spital. Menjëherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia. Prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet tutje.

    Nga ana tjetër, efektivi i policisë, me iniciale N.H, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

    “Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Vijon puna intensive nga grupi hetimor për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes”, njofton policia.

    https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/2937431993209819

    Burimi: Telegrafi

  • Si u arrestua i riu nga policia/ Pas sherrit në familje mori pushkën dhe…

    Si u arrestua i riu nga policia/ Pas sherrit në familje mori pushkën dhe…

    Një 24-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe kanosur punonjësit e Policisë.

    Bëhet fjalë për shtetasin R. D., 24 vjeç, banues në Maminas. Sipas bluve, ky shtetas dje, rreth orës 20:00, pas një konflikti familjar, në vendin e quajtur “Liqeni i Karpenit”, ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pushkë, të cilën e dispononte me lejen e organeve kompetente.

    Menjëherë në vendngjarje janë afruar shërbimet e Policisë dhe pas thirrjes për dorëzim shtetasi R. D. nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe me armën në dorë i ka kanosur ata.

    Në vijim të veprimeve rezultoi se ky shtetas kishte drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.90 mg/l.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak e arrestuan për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. K., 37 vjeç, banues në Kamzë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 06.08.2020, në Tapizë, ka kanosur me armë zjarri shtetasin I. V.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Shijak proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim toke”, shtetasit T. M., 39 vjeç, banues në Shijak dhe A. D., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë në Xhafzotaj dhe në fshatin Vlash, Shijak, duke hedhur një sasi inertesh.

    Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit, A. L., 44 vjeç, banues Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Krujë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

    A. S., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me 2 mjete të tjera duke shkaktuar dëme materiale.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

  • Plagoset me armë zjarri 35-vjeçari/ Forcat “Shqiponja” shoqërojnë në polici pesë shtetas që…

    Plagoset me armë zjarri 35-vjeçari/ Forcat “Shqiponja” shoqërojnë në polici pesë shtetas që…

    Një 35-vjeçar nga Kruja ka mbetur i plagosur në rrethana të paqarta në Tapizë.

    Policia njofton se Forcat “Shqiponja” kanë shoqëruar në Komisariat pesë shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

    Ndërsa i plagosuri është shoqëruar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Informacion paraprak

    Më datë 04.11.2020, rreth orës 15:20, në Tapizë, Krujë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi E. K., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Policisë Krujë, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 5 shtetas të cilët mund të kenë dijeni rreth  ngjarjes.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

  • Automatik e municion luftarak/ Kontrolli policor në banesë “fundos” 51-vjeçarin durrsak

    Automatik e municion luftarak/ Kontrolli policor në banesë “fundos” 51-vjeçarin durrsak

    Policia e Durrësit ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, duke sekuestruar një armë zjarri dhe municion luftarak.

    Në pranga ka rënë 51-vjeçari D. R., ndërsa gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur 1 armë zjarri automatik, 4 krehra dhe 70 fishekë.

    Njoftimi i policisë:

    Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që disponojnë armë zjarri në banesë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në një banesë në lagjen nr. 16, Durrës dhe si rezultat kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.
    Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi D. R., 51 vjeç, banues në Durrës.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 4 krehra dhe 70 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Materialet në ngarkim të shtetasit D. R. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.