Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Arme zjarri

  • Sulmohet me armë servisi në Tiranë, u qëllua nga një mjet në lëvizje/ Ja çfarë bënë autorët para arrestimit nga policia

    Sulmohet me armë servisi në Tiranë, u qëllua nga një mjet në lëvizje/ Ja çfarë bënë autorët para arrestimit nga policia

    Një servis është sulmuar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10 në Qafë-Kashar, ku nga një mjet tip “Benz” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt një servisi.

    Nga të shtënat ka vetëm deme materiale.

    Menjeherë pas marrjes së njoftimit, sherbimet e Policisë u vunë në ndjekje të mjetit të dyshuar ku në bashkëpunim dhe me Policinë e Durrësit, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” u bë kapja e dy personave të dyshuar të ngjarjes.

    Shërbimet e Policisë janë duke ushtruar kontroll të banesave të këtyre shtetasve si dhe vijon kontrolli në rrugën interurbane Tiranë-Durrës pasi dyshohet se gjatë ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë hedhur armën e zjarrit në rrugë.

    Dy të ndaluarit do shoqërohen në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtjeshme.

    Për arsyje hetimi, policia nuk bën me  dije gjeneralitet e tyre deri në përfundim të veprimeve.

  • FOTO/ Shqiptari qëllohet me armë zjarri në mes të plazhit nga dy persona të armatosur dhe të maskuar. Detajet e para për ngjarjen

    FOTO/ Shqiptari qëllohet me armë zjarri në mes të plazhit nga dy persona të armatosur dhe të maskuar. Detajet e para për ngjarjen

    Momente paniku u regjistruan këtë mëngjes në bregdetin romak, në Torvaianica. Dy persona të armatosur, qëllua me armë në drejtim të një burri në mes të turmës së pushuesve.

    Njëri prej tyre zbriti me armë në dorë, hyri në plazh dhe gjuajti drejt një shtetasi me origjinë shqiptare, i njohur për policinë, i cili po kalonte të dielën buzë detit.

    I plagosuri, në gjendje të rëndë, u dërgua menjëherë me ambulancë ajrore në spitalin San Camillo në Romë.

    Mësohet se shqiptari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa qëlluar me dy plumba.

    Dy vrasësit më pas u larguan me shpejtësi. Mediat lokale nuk e japin identitetin e shqiptarit.

  • Plagosi me armë zjarri babë e bir/ Kapet pas dy orësh ndjekje autori i dyshuar

    Plagosi me armë zjarri babë e bir/ Kapet pas dy orësh ndjekje autori i dyshuar

    Autori i dyshuar i ngjarjes në Durrës ku mnetën të plagosur babë e bir është arrestuar.

    Referuar njoftimit të policisë bëhet e ditur se autori i dyshuar i ngjarjes është A.Ll., 39-vjeç.

    Pas arrestimit të tij është sekuestruar arma tip pistoletë, me të cilën dyshohet se ka kryer krimin si dhe automjeti i tij.

    Ndërsa të plagosurit H. B., 63 vjeç dhe M. B., 39 vjeç raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital, ku edhe po marrin mjekimin e nevojshëm.

    Njoftimi i plotë:

    Kapet pas dy orë ndjekjeje nga shërbimet e Policisë së Durrësit, autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri.

    Policia e Durrësit zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord, ngjarjen e ndodhur më parë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri babë e bir.

    Vihet në pranga autori kryesor i dyshuar për plagosjen e dy shtetasve, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët.

    Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit pistoletë dhe automjetin e autorit.

    Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale bëri të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë dhe vërë në pranga shtetasin A. Ll., 39 vjeç.

    Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë zjarri shtetasit H. B., 63 vjeç dhe M. B., 39 vjeç (bab e bir), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

    Makina e autorit
  • LAJM I FUNDIT/ Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar. Policia jep detajet: Është identifikuar autori dhe…

    LAJM I FUNDIT/ Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar. Policia jep detajet: Është identifikuar autori dhe…

    Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme, në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë.

    News 24 raporton se si pasojë ka mbetur i plagosur në këmbë një person, rreth 30-vjeç.

    Fatmirësisht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Policia ka identifikuar autorin e plagosjes me armë të 30-vjeçarit, mbrëmjen e sotme në Tiranë.

    Njoftimi i plotë:

    Policia identifikon autorin e dyshuar të plagosjes me armë të 30-vjeçarit.

    Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

    Më datë 11.09.2020, rreth orës 21:26, në fund të rrugës “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi me iniciale K. C, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin R.Xh., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën

    Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar.

    Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .

    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.

  • I gjetën armë zjarri pa leje në banesë/ Policia nis kërkimet për 17-vjeçarin, e arrestojnë duke…

    I gjetën armë zjarri pa leje në banesë/ Policia nis kërkimet për 17-vjeçarin, e arrestojnë duke…

    Një adoleshent ra në prangat e Policisë së Beratit, pasi e kishin denoncuar në Komisariat se mbante armë zjarri pa leje në banesë. Pas kontrollit që kryen forcat e rendit dhe gjetën automatikun, nisën kërkimet për kapjen e të riut.

    Ai u arrestua pasi u gjet duke lëvizur me një makinë pa leje drejtimi, në aksin rrugor Urë Vajgurore-Berat.

    NJOFTIMI I POLICISE

    Mbante armë zjarri pa leje në banesë dhe qarkullonte me mjet pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë nga Policia.

    Nga specialistët e Seksionit për Krimet u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. S., 17 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Ura Vajgurore.

    Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas mbante armë zjarri pa leje, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur një armë zjarri automatik, e cila u bllokua në cilësinë e provës materiale.

    Pas kontrollit të ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, në aksin rrugor Urë Vajgurore-Berat.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

  • 20 vjeçarja qëllon veten me armë zjarri/ Policia sqaron ngjarjen

    20 vjeçarja qëllon veten me armë zjarri/ Policia sqaron ngjarjen

    Një 20 vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës me armë zjarri.

    Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengaj të Kavajës.

    Vajza është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Njoftimi:

    Rreth orës 19:30, është njoftuar salla operative se në fshatin Mengaj, Kavajë, shtetasja B.K., 20 vjeçe, në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, e cila u dërgua menjëherë në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Gjendet i vrarë me armë zjarri një person. Viktima me plagë në kokë/ EMRI

    Gjendet i vrarë me armë zjarri një person. Viktima me plagë në kokë/ EMRI

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në bashkinë e Vaut të Dejës, ku person është gjetur i vrarë me armë zjarri.

    Ngjarja është regjistruar në fshatin Shkjezë, ku viktima, 38-vjeçari Gjin Ndoji, është gjetur i pajetë në rrugë, me një plagë në kokë.

    Nuk dihen ende të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

  • Situatë e tensionuar në Elbasan/ Një makinë nuk i ndalon patrullës, dëmtojnë mjetin e Policisë dhe…/ Ja ç’ndodhi gjatë ndjekjes

    Situatë e tensionuar në Elbasan/ Një makinë nuk i ndalon patrullës, dëmtojnë mjetin e Policisë dhe…/ Ja ç’ndodhi gjatë ndjekjes

    Situatë e tensionuar në Elbasan, mes patrullës dhe një makine me dy persona brenda e cila nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.

    Forca e Posaçme “Shqiponja”, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Fiat”, me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin J. Xh.

    Pas shenjës për ndalim, këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por janë larguar me shpejtësi dhe në ecje e sipër kanë hedhur nga dritarja e mjetit të tyre një send të fortë duke e dëmtuar mjetin e Policisë. Në tentativë për t’u larguar kanë hedhur në rrugë dhe një armë zjarri pistoletë.

    Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi J. Xh., 31 vjeç, banues në Elbasan, si dhe u bë shpallja në kërkim e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. K.

    Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 7 fishekë.

    Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.