Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: vlore

  • Gjendet një bazë armatimesh në Vlorë, policia arreston një person

    Gjendet një bazë armatimesh në Vlorë, policia arreston një person

    Një arsenal me armë zjarri është gjendur këtë të enjte nga Policia e Vlorës. Armët e zjarrit janë gjetur gjatë një kontrolli të beftë të ushtruar në një banesë në fshatin Babicë.

    Në lidhje me sekuestrimin e arsenalit të armëve, Policia e Vlorës ka prangosur 1 person. Kujtojmë se përpara disa kohësh, në qytetin e Vlorës, policia gjeti të fshehur në një dyqan të kamufluar si dyqan, armë të ndryshme.

  • E droguan dhe më pas e përdhunuan, 26-vjeçarja shkruan një letër ku rrëfen për situatën e rëndë

    E droguan dhe më pas e përdhunuan, 26-vjeçarja shkruan një letër ku rrëfen për situatën e rëndë

    Vajza 26-vjeçare nga Vlora, e cila akuzoi disa persona se kanë abuzuar seksualisht me të në gjendje të droguar dhe të pavetëdijshme, u shfaq në emisionin investigativ  “Piranjat”, ku i qëndroi deklaratave të saj. E pyetur nga gazetarët e “Piranjat”, 26-vjeçarja rrëfeu se kishte pasur një lidhje 2-vjeçare me njërin prej të arrestuarve. Ai dhe dy miqtë e tij i kanë dhënë të pijë alkool dhe e kanë droguar pa dijeninë e saj dhe më pas kanë abuzuar me të.

    Kam shkruar një letër. Ndihem shumë e emocionuar. Po e lë ta lexoni ju,” i tha ajo Dojna Memës në studion e emisionit. Letra e saj:

    “Kam vendosur të dal sonte këtu, pa fytyrë, për shkak të opinionit të njerëzve, por jo se jam me faj. Çfarë ka ndodhur e kam treguar, aq sa kam qenë e vetëdijshme. Nuk gënjej sepse akoma e kam para syve çdo gjë. U zgjova në spital dhe nuk pashë nënë time, por nënën e dikujt tjetër. Edhe pse isha e përgjumur, nuk më pyeti se si jam, por më tha: ‘Tërhiq çdo gjë që ke thënë’.

    Normal që kam frikë sepse e di që ata kanë njohje, kanë lekë dhe njohin njerëz, ndërsa unë vij nga një familje e thjeshtë që jeton në fshat. Por nuk do shkelin kurrë dinjitetin tim, siç u munduan të ma shkelin. Do vazhdoj të them të vërtetën, kokën do ta mbaj lart edhe për ata që më shajnë, edhe për ata që më kërcënojnë. Kurrë nuk do të ndodhë me dëshirë ajo gjë prandaj do të bërtas për të vërtetën time. Përdhunuesit të marrin atë që meritojnë dhe unë atë që meritoj. Këto ditë kam marrë me mijëra mesazhe mbështetëse nga njerëz që nuk i njoh. I falënderoj.”

  • Mezi qëndron në këmbë dhe është e droguar, ky është momenti kur 26-vjeçarja vlonjate çohet në dhomën e hotelit (video)

    Mezi qëndron në këmbë dhe është e droguar, ky është momenti kur 26-vjeçarja vlonjate çohet në dhomën e hotelit (video)

    Këto janë pamjet e siguruar nga emisioni Piranjat lidhur me përdhunimin e 26-vjecares në Vlorë. Sikurse mund të shihet ajo dërgohet në dhomën e hotelit nga një person përkrahësh pasi nuk është në gjendje të ecë.

    Personi që e shoqëron nuk është i dashuri i saj, por Albi Ceno, njeri nga të arrestuarit nën akuzën e përdhunimit.

    Në një moment tjetër vajza shihet edhe e ulur te shkallët e hotelet, teksa bën lëvizje të çuditshme, e më pas rreshket mbi shkallë. Ndërkohë, Gjykata e Vlorës vendosi masën “arrest me burg” për dy të arrestuarit e akuzuar për mbajtjen me forcë dhe abuzimin seksual të 26-vjeçares pak ditë më parë në po këtë qytet.

    Seanca gjyqësore ndaj Albi Cenos dhe Oltjon Tahirit u drejtua nga gjyqtari Hektor Sinanaj. Dhënia e masës së sigurisë do të zhvillohet edhe për Gentjano Mehmetin dhe personin e katërt të përfshirë në ngjarje me inicialet V.K., të cilët ndodhen në arrati.

  • Skandal në spitalin e Vlorës, ambulancës i bllokohet dera, ndërron jetë 35-vjeçari, familjarët përplasen me mjekët (VIDEO)

    Skandal në spitalin e Vlorës, ambulancës i bllokohet dera, ndërron jetë 35-vjeçari, familjarët përplasen me mjekët (VIDEO)

    Autoambulanca e amortizuar e qendrës Shëndetësore të Orikumit bëhet shkak për një situatë të paprecedentë në Spitalin e Vlorës. 35 vjeçari Arbër Ferati ndërron jetë si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

    Një ditë më parë  një 35 vjeçar, Arbër Feratin e zuri korenti teksa gjendej brenda autokombanjës dhe ishte duke shkuar të punonte në toka.

    Sipas të dhënave tensioni i lartë i energjisë elektrike ka prekur automjetin e për pasojë 35 vjeçari ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Bluzat e Bardha thonë se 35 vjeçari ka ndërruar jetë në vend, e megjithatë i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës  për një shans ndërhyrje dhe shpëtimin e jetës së të riut.

    Transporti është kryer nga autoambulanca e njësisë Shëndetësore Orikum, ndërsa me mbërritjen në hyrje të urgjencës së Spitalit ambulancës i është bllokuar dera.

    Bluza të bardha dhe të afërm kanë tentuar të hapin derën e ambulancës por nuk ia kanë dalë deri në përdorimin e forcës.

    Tentativa për të hapur derën e autoambulancës ka zgjatur për disa minuta dhe kjo ka sjellë tension tek të afërmit e 35 vjeçarit.

  • Vlorë, makina me dy vetë brenda bie në humnerë

    Vlorë, makina me dy vetë brenda bie në humnerë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në në aksin rrugor  Vlorë-Kuç gjatë mesditës, ku shoferi 70-vjeçar humbi kontrollin e makinës dhe ra në humnerë. Si pasoje e aksidentit ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, E. H., rreth 65 vjeçe, të cilët u transportuan në spital, për ndihmë mjekësore.

    Nuk dihet ende gjendja e tyre, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor  Vlorë-Kuç, shtetasi K. H., rreth 70 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një humnerë.

    Si pasoje e aksidentit ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja E. H., rreth 65 vjeçe, të cilët u transportuan në spital, për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • Policia, aksion në Vlorë/ Kush është anëtari i bandës që iu sekuestruan 39 mijë euro dhe pistoletë (video)

    Policia, aksion në Vlorë/ Kush është anëtari i bandës që iu sekuestruan 39 mijë euro dhe pistoletë (video)

    Identiteti i personit, në banesën e të cilit policia sekuestroi 39 mijë euro, 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje dhe municion luftarake. Rodrigo Shemsho është një person me precedentë të theksuar penal, të cilin policia në njoftimin zyrtar e cilëson si një anëtarin e një grupi kriminal që merret me krime ndaj personit.

    “Shpallet në kërkim pronari i banesës, pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e krimeve të rënda kundër personit”, njofton policia.

    Shemsho është arrestuar në korrik të vitit 2021 për një ngjarje të vitit 2020, ku tentoi të vriste me armë zjarri një 38-vjeçar në qytetin e Vlorës.

    “Ky shtetas, më datë 13.12.2020, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka tentuar të vrasi me armë zjarri, shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Vlorë. Më parë në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga nga Policia shtetasi K. M., 47 vjeç, për veprën penale “Moskallzimi i krimit”, njoftonte policia asokohe.

    Forca e Posaçme Operacionale dhe disa grupe të FNSh-së, po vijojnë kontrollet në ambiente të ndryshme, të dyshuara të përdorura nga pjesëtarë të grupeve të ndryshme kriminale.

  • Vlorë, ishte nisur për të vrarë një person, këto janë pamjet e arrestimit të 28-vjeçarit: Shtrihu në tokë, asnjë lëvizje (video)

    Vlorë, ishte nisur për të vrarë një person, këto janë pamjet e arrestimit të 28-vjeçarit: Shtrihu në tokë, asnjë lëvizje (video)

    Një 28-vjeçar është vënë në pranga pasi tentoi të kryente vrasje. Bëhet fjalë për Donald Petani (Alimuçaj)

    Njoftim:

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Aleksandria”, parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale.

    Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov. Arrestohet në flagrancë 28-vjeçari që e mbante armën në automjet ndërkohë që qarkullonte në qytetin e Vlorës.

    Procedohen penalisht 2 shtetas (pasagjerë në automjet), për moskallëzim krimi.

    Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një 28-vjeçar po qarkullonte në qytetin e Vlorës, me një automjet në të cilin mbante armë zjarri dhe se do kryente një krim të rëndë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Aleksandria”.

    Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
    – D. P.(A.), 28 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov.

    Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari.

    Gjithashtu, në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. F., 17 vjeç dhe A. H., 17 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasagjerët që udhëtonin së bashku me 28-vjeçarin, në automjetin e tij, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Jepet vendimi për tre vëllezërit që dhunuan gjyqtarin/ Të qara dhe ulërima para gjykatës, familjarët reagojnë ashpër

    Jepet vendimi për tre vëllezërit që dhunuan gjyqtarin/ Të qara dhe ulërima para gjykatës, familjarët reagojnë ashpër

    Gjykata e Vlorës ka lënë në burg njërin nga tre vëllezërit të cilët dhunuan gjykatësin në Vlorë.

    Masa arrest në burg është vendosur për Fatosh Myslymin, ndërsa për dy vëllezërit e tjerë Elmaz dhe Myslym Myslymi është vendosur masa arrest në shtëpi.

    Dalja e tyre nga gjykata u shoqërua me të bërtitura dhe ndërhyrje të familjarëve, të cilët tentuan të hapnin edhe derën e makinës së policisë, teksa thërrisnin se në vend të tyre duhej të ishte gjyqtari dhe jo ata.

    Kujtojmë se ngjarja është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku pas një vendimi të dhënë, gjyqtari Arqile Basho 63-vjeç është dhunuar nga të paditurit.

    Tre vëllezërit kanë hedhur akuza në drejtim të gjykatësit duke pretenduar se po i grabit pronën dhe se sipas tyre vendimi i gjykatësit është dhënë kundër tyre.

    Çështja kishte të bënte me një objekt që thuhet se është marrë nga një firmë ndërtimi për të bërë pallat.

  • U gjet i pajetë brenda një makine në Vlorë/ Policia jep detajet e para mbi viktimën

    U gjet i pajetë brenda një makine në Vlorë/ Policia jep detajet e para mbi viktimën

    Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Vlorë.

    Nga hetimet e deritanishme dyshohet se personi ne fjale, ka pesuar infarkt.

    Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të saj.

    Viktima mësohet se është gjetur brenda një makine ngjyrë gri.

    Blutë e Vlorës në njoftimin paraprak mbi ngjarjen tha se shtetasi E. L., 45 vjeç është gjetur në mjetin e tij nga familjarët, pa shenja jete.

    Vlorë/ Informacion paraprak

    Sot, rreth orës 10:50, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, është gjetur në mjetin e tij nga familjarët, pa shenja jete shtetasi E. L., 45 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

    Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Basha në Vlorë: Rama po ju gënjen për legalizimet, do prishë 110 mijë shtëpi/ Të dielën largohet bashkë me…

    Basha në Vlorë: Rama po ju gënjen për legalizimet, do prishë 110 mijë shtëpi/ Të dielën largohet bashkë me…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar fushatën përmbyllëse në qytetin e Vlorës.

    Në fjalën e tij, Basha tha se njeriu që gënjeu dhe nuk bëri asgjë për 8 vite, tani po gënjen prapë për legalizimet, pasi ai ka ndërmend t’i prishë 110 mijë shtëpi.

    Kreu i opozitës gjithashtu u shpreh se ditën e diel, vota masive për numrin 9 do të largojë Ramën bashkë me kriminelët dhe shitblerësit e votës, si dhe do të sjell një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

    Fjala e plotë

    Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja vlonjate dhe vlonjatë! Dita e mirë e Shqipërisë ka nisur nga Vlora, dita e fitores dhe e ndryshimit i cili do të nisë nga Vlora. Mirë se ju gjej më të bashkuar, më të vendosur, me shpirtin plot me shpresë, plot me dritë, plot me besim për 25 prillin, ditën e fitores së çdo vlonjati dhe të çdo vlonjateje. Vëllezër dhe motra për 8 vite me radhë, njeriu që nuk bëri asgjë, që e zbrazi Vlorën nga rinia e saj, që i la pensionistët e Vlorës në baltë, që shkatërroi bujqësinë e Vlorës, njeriu i cili premtoi hënën dhe diellin por ktheu Vlorën dhe çifligun e klientëve, të oligarkëve dhe të miqve të tij në resortin personal të pushimeve të tij, po vjen përsëri të trokasë me të njëjtat premtime të pambajtura, me të njëjtat dështime të 8 viteve më parë duke konsideruar Vlorën e tij dhe vlonjatët robërit e tij gabim historik sepse e di e gjithë Shqipëria, Vlora dhe vlonjatët i takojnë vetvetes, i takojnë Shqipërisë, i takojnë kombit dhe e kanë treguar në momentet më kritike se për atdhe, për demokraci, për liri nuk ka forcë që i ndal.

    Ndaj, edhe 3 ditë na ndajnë nga dita e ndarjes me 8 vite dështime, papunësi, mjerim ekonomik, premtime të pambajtura, në një nga zonat më të pasura të Shqipërisë dhe të Mesdheut, në perlën dhe margaritarin e Jonit ku sot duhet të gëlonte sipërmarrja e lirë që mbyll qepenat nga taksat e larta, ku sot duhet të gëlonin prodhimet e mrekullueshme të fermerëve vlonjatë që kalben pa dalë në treg. Ku sot duhet të kishim një nga flotat më të fuqishme dhe tregjet më të mëdha të peshkut për Shqipërinë dhe Ballkanin, por në fakt por në fakt kemi vetëm ndryshkun 8 vjeçar të Edi Ramës. E pra vëllezër e motra 8 vite dështime, 8 vite në shpin dhe në qaf të vlonjatëve dhe tani ka guximin të afrohet përsëri edhe të kërkoj edhe 4 vite të tjera për të vazhduar me premtimet e pambajtura, për të vazhduar me projektet 3D në sqetull dhe thesin e gënjeshtrave në shpin.

    110 mijë shtëpi po bëhen gati t’i shkatërrojnë pas zgjedhjeve, e dëgjuat me veshët tuaj. Kërkon votën për t’i legalizuar por nuk ka ndër mend t’i legalizoj, por ka ndërmend t’i prishë siç prishi shtëpitë e Astirit mos t’i dëmshpërblej jetën, djersën, mundin e prindërve, e bijve vlonjat në emigracion. Ky është Edi Rama i vërtet, premton për votën dhe të nesërmen jo që vetëm që nuk e zbaton premtimin por ia kthen shpinën ndërsa qytetarëve i tregon forcën, brutalitetin, arrogancën e një pushteti të pashpirt për Vlorën, më të pashpirt për shqiptarët dhe Shqipërinë. Por siç e di mbarë Vlora, siç e di gjithë Shqipëria, orët e të keqes po mbarojnë. E diela do të jetë dita e fitores më të thellë dhe më të bukur. E pjesëmarrjes më të madh, paqësore, dinjitoze por të vendosur të vlonjatëve dhe mbarë shqiptarëve për ti thënë boll më.

    Boll më 8 vite shkatërrim dhe autorit të këtij shkatërrimi dhe për ti hapur zemrat për ndryshimin duke votuar numrin 9. Po Vlora do të votoj për ndryshimin. Vlora do të votoj për të tharë lotët e nënave vlonjate, sepse është qyteti me emigracionin më të lartë. Bijtë dhe bijat e Vlorës, të rinjtë e Vlorës do të votojnë për të patur këtu, në Vlorë, mundësitë europiane për shkollim, për arsimim, për marrjen e një profesioni dinjitoz, për veten e tyre dhe familjen e tyre, rini e mrekullueshme e Vlorës do të votoni numrin 9. Për prindërit tuaj, për prindërit tuaj të papunë, për nënat kokë ulur, për baballarët në kërkim të një pune, për gjyshërit dhe gjyshet tona të cilat kanë pensionet më të ulëta. 8 vite me radhë pensionet e rritura sa për një pako cigare.

    Rini e Vlorës jemi bashkë, jeni të fortë, jemi krenarë për ju, kemi besim tek ju! Bashkë ditën e diel, për prindërit tua, për gjyshërit dhe gjyshet tuaj, për ndryshimin votojmë numrin 9! Për fermerë e peshkatarë, sipërmarrës të vegjël, të mesëm e të mëdhenj, vlonjatë me shpirt sipërmarrje që kanë carë nga zero e janë bërë maja e kapitalizmit të lirë nga Italia në Amerikë, nga Gjermania në Britani por nuk ja dalin dot në Vlorën e kapur nga një njeri që në tetë vite ju ka vënë shkelmin në fyt që e bërë naftën për vlonjatët e shqiptarët më të shtrenjtën në botë pas Singaporit e të Suedisë që rriti çmimin e energjisë elektrike , që rriti çmimin faturave për çdo familje, që rriti taksat, tarifat dhe gjithçka për ta çliruar ekonominë tonë, për ti kthyer sipërmarrësve vlonjatë lirinë, dinjitetin, për t’i hequr stresin e makthin, terrorin e abuzimin e bandave të tatimorëve dhe të inspektorateve që gdhihen e ngrysen me duart në xhepat e sipërmarrjes vlonjate, me duart në xhepat e fermerëve, peshkatarëve, konsumatorëve të Vlorës, për të çliruar dhe vënë në lëvizje këtë qytet që ka mjaftueshëm ekonomi për të mbajtur një Shqipëri të tërë, ditën e diel votojmë numrin 9.

    Cilin numër? 9! Cilin numër?9. Vlora që e ndau Shqipërinë nga Lindja me Ismail Bej Vlorën dhe e bëri Europë. A do e pranojë më të kthehet përsëri në Lindje? A do e pranojë më të izolohet nga shansi ynë, mundësia jonë për të hapur negociatat brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re që do të votoni me 25 prill, duke zgjedhur numrin 9? Për Europën 9, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE numrin? Cilin numër? Pa diskutim vëllezër dhe motra, këtë e di Vlora, këtë e di Shqipëria. E di tani edhe Edi Rama, i cili nga paniku i është kthyer marifeteve të vjetra, i është kthyer marifeteve të vjetra me shpresën e rrënuar se do të ndalë të pandalshmen. Por, ndryshimi nuk ndalet! Ne jemi bashkë krah për krah me gëzimin në shpirtrat tanë, me besimin tek e nesërmja që po vjen, për Vlorën, për vlonjatët, për Shqipërinë dhe bashkë do të vazhdojmë pa u trembur, pa u ndalur. Qytetarë dinjitoz, me paqe në zemrat tona dhe vendosmëri për të sjellë ndryshimin. Masivisht në kutitë e votimit.

    Një zgjim i ri ekonomik, një zgjim ekonomik kombëtar dhe një zgjim kulturor, një zgjim atdhetar, një zgjim europian po troket në derë. Vetëm 3 ditë për tu ndarë nga e keqa, vetëm 3 ditë për fitoren më të thellë të Vlorës e të mbarë Shqipërisë. Fitore që do ri takojë çdo shqiptari, do ti takojë çdo të riu e të reje, çdo të moshuari e çdo të moshuare. Fitore që do ti takojë edhe socialistëve kokulur të Vlorës e të gjithë Shqipërisë. Vëllezërve dhe motrave tona të cilët do të çlirojnë nga banda që do të marrë peng partinë e tyre, bashkohuni dhe ju me ne, bashkohuni me ndryshimin, votoni dhe ju si shumica dërrmuese e Vlorës dhe e Shqipërisë. Numrin? 9. Për familjet tuaja numrin? 9. Për të ardhmen e fëmijëve tuaj numrin? 9. Për Vlorën për Shqipërinë si gjithë Europa, numrin? 9. Bashkë për ndryshim! Vlora fiton! Shqipëria fiton!