Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: vlore

  • Përplasi me makinë 5-vjeçaren/ Arrestohet autori. Policia jep detajet

    Përplasi me makinë 5-vjeçaren/ Arrestohet autori. Policia jep detajet

    Aksident me pasojë plagosjen e një vajze të mitur 5 vjeçare ka ndodhur në Vlorë. 

    Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë.

    “Ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën”-njofton policia.

    NJOFTIMI 

    Arrestohet shtetasi M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

    Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • Vritet 25-vjeçari mes sherrit për të mbrojtur të vëllanë/ 15 vjeçari arrestohet si autor

    Një 25-vjeçar humbi jetën në qytetin e Vlorës si pasojë e një goditje me thikë.

    Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme (18 qershor 2020),  në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-ushqimores”.

    Nga hetimet e para mësohet se viktima ishte futur mes sherrit të vëllait të tij dhe G. T. 15-vjeç, dhe ky i fundit e ka goditur me thikë. 

    Aleksandër Petanaj (në foto) është dërguar me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetojë plagëve të marra.

    “Më datë 18.06.2020, rreth orës 22:50, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i dëmtuar nga një mjet prerës, shtetasi A. P., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka ndërruar jetë pak orë më vonë.” – njoftoi policia.

    25-vjeçari qëndroi mbi 4 orë në sallën e operacionit, por nuk arriti të shpëtonte. 

    Ai ishte goditur me thikë pranë zemrës dhe plagët rezultuar fatale për jetën.

    Mëngjesin e sotëm (19 qershor) u arrestua autori i dyshuar i vrasjes, ai është G. T., 15 vjeç, banues në Vlorë.

  • Basha pas takimit me qytetarët, “Vlorën e gjeta të heshtur”/Premtimi që u jep pas “gjunjëzimit” të situatës ekonomike

    Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar qytetin e Vlorës për të parë nga afër situatën pasi vendi u godit nga pandemia e koronavirusit. Kryedemokrati shprehet se e gjeti ndryshe nga asnjëherë më parë për shkak të pamundësisë ekonomike dhe mbylljes së bizneseve për të cilën akuzon qeverinë se i ka braktisur.

    Basha theksoi se premtimi i tij për qytetarët është qeverisja normale me prioritet hapjen e vendeve të punës.

    Reagimi i Bashës: Vlorën e gjeta të heshtur si asnjëherë më parë.
    Lokale të boshatisura, dyqane pa klientë, sipërmarrës e punonjës që prisnin me shpresën se dikush do të shfaqej për të blerë apo konsumuar diçka.
    Situata e rëndë ekonomike e ka gjunjëzuar Vlorën ashtu si gjithë Shqipërinë.

    U takova me qytetarë të dëshpëruar nga pamundësia ekonomike dhe braktisja e qeverisë sidomos në periudhën e pandemisë.

    Edhe ata pak që kanë mundur të përfitojnë nga dëmshpërblimi, shumicën e kanë çuar për pagesa faturash. Shumë prej tyre ende s’kanë paguar as një pjesë të qirasë të grumbulluar prej 3 muajsh tashmë sepse nuk kanë xhiro, nuk kanë të ardhura.

    Konsumi ka rënë, pamundësia është rritur dhe njerëzit po këmbejnë orenditë shtëpiake për të siguruar bukën e përditshme.

    Biznese të mbyllura, hotele në krizë dhe qindra punëtorë të mbetur pa punë janë pasojat e neglizhencës dhe paaftësisë së RAMAVIRUSIT.

    Ai nuk bëri asgjë për të ndihmuar sektorin e turizmit, duke lënë mijëra hotele dhe restorante në të gjithë Shqipërinë pa mbështetje ekonomike apo lehtësi fiskale, duke lënë pa punë qindra qytetarë që varen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga turizmi.

    Kudo shkoj kerkojnë ndryshim, sepse me RAMAVIRUSIN vendi po shkon keq e më keq. 7 vite u provoi njerëzve se fatin e vet e ka lidhur me oligarkët dhe jo me qytetarët.

    Unë dhe Partia Demokratike nuk u premtojmë mrekulli. Ne do t’u japim shqiptarëve një qeverisje normale, ku prioritet do të jetë hapja e vendeve të punës, rritja e pagave dhe pensioneve, lehtësira fiskale për biznesin dhe thithje e investimeve të huaja.

    Ne kemi gati planin dhe bashkë me qytetarët e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë do t’ia dalim t’i rikthejmë njerëzve mundësinë për të punuar dhe për të ndërtuar një jetë më të mirë në vendin e tyre.