Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: vazo

  • Bimët më të mira kundër lagështisë së ajrit në shtëpi

    Bimët më të mira kundër lagështisë së ajrit në shtëpi

    Njerëzit kalojnë 93 përqind të kohës së tyre në ambiente të brendshme, ndaj ruajtja e një temperature ideale është e rëndësishme për një jetë të shëndetshme.

    Lagështia krijon terrenin e duhur për bakteret dhe mykun dhe mund të shkaktojë dëme të shumta në shtëpi.

    Nëse jetoni në ambiente të lagështa, atëherë mund të përjetoni disa simptoma të padëshiruara si lëngëzim të syve, kollë, tështima, kruarje, lodhje, marramendje dhe infeksion në rrugët e frymëmarrjes.

    Shumë studime thonë se ka një lidhje të fortë mes nivelit të lagështisë në shtëpi dhe ndjenjës së lumturisë, mirëqenies dhe shëndetit fizik.

    Bimët Më Të Mira Kundër Lagështisë

    Nëse dëshironi të keni nivele të pranueshme lagështie në shtëpinë tuaj, atëherë sigurohuni që të keni këto bimë interesante e të dobishme.

    Fieri

    Bëhet fjalë për një bimë shumë tërheqëse dhe ekzotike që shërben për të ruajtur natyralisht ekuilibrat e lagështisë. Emri latin Nephrolepis exaltata.

    Në këtë mënyrë, kjo bimë  ruan nivelet e lagështisë dhe e bën shtëpinë shumë më të rehatshme, me ajër të pastër dhe pa toksina.

    Kjo bimë mund të mbillet shumë lehtë në vazo dhe të ruhet në vend me ndriçim të plotë.

    Gjethet duhen spërkatur me ujë në mënyrë të rregullt.

    Bima merimangë

    Një tjetër bimë miqësore me ambientet tuaja të brendshme.

    Ajo rritet lehtë, është e bukur, me gjethe të varura që arrijnë të largojnë 90 përqind të toksinave në ajër në vetëm 2 ditë.

    Bima merimangë ndihmon edhe në përthithjen e monoksidit të karbonit.

    Gjethet rriten shumë shpejjt dhe përthithin substancat e dëmshme si myku apo lëndët që shkaktojnë alergji.

    Zambaku i paqes

    Zambaku i paqes është një bimë që ndihmon në uljen e nivelit të lagështisë duke pastruar ajrin nëpërmjet gjetheve të saj.

    Zambaku i paqes është një bimë që rritet lehtë dhe kërkon pak përkujdesje apo rreze dielli.

    Këtë bimë mund ta mbani edhe në zonën e banjës për të shmangur zhvillimin e mykut dhe përthithur aromat.

    Zambakun e paqes duhet ta mbani larg fëmijëve ose kafshëve shtëpiake sepse është një bimë toksike për konsum.

    Dredhka ose Hedera

    Kjo bimë me emrin botanik Hedera helix pastron ajrin edhe nga toksinat që lëshojnë tapiceritë, mobiljet apo solucionet e pastrimit si dhe mykun.

    Kjo bimë kërkon sasi minimale të ndriçimit nga dielli.

    Atë mund ta mbani në një vazo të varur ose në vende të larta.

    Palmat

    Bimët si Palma Zonjë, Palma e Verdhë  ose Palma Flutur arrijnë të përthithin lagështinë nëpërmjet gjetheve të tyre.

    Palma largon çdo lloj toksine që lëshohet në ajër dhe mund të mbijetojë edhe me pak dritë, përsa kohë e ujisni rregullisht.

    Këtë bimë duhet ta mbani pranë mobiljeve ose tapicerive.

  • Si t’i mbroni bimët e shtëpisë dhe kopështit nga ngrica

    Si t’i mbroni bimët e shtëpisë dhe kopështit nga ngrica

    Ngricat dhe acari mund të kenë efekt shkatërrues për disa bimë të caktuara që mbahen në shtëpi, ballkon apo kopësht.

    Mbrojtja e këtyre bimëve kërkon vigjilencë dhe informacion të përditësuar për kushtet e motit.

    Mbrojtja më e mirë është në varësi të kohëzgjatjes së ngricës por edhe llojit të bimës që zotëroni.

    Më poshtë do të mësoni për këshillat praktike për mbrojtjen e bimëve në rast se temperaturat bien nën 0 gradë ose më poshtë.

    Këshillat e mëposhtme janë afat-shkurtra por u japin bimëve forcën e duhur për të mbijetuar gjatë një nate apo një periudhe të caktuar acari.

    Ujitja

    Dheu i lagësht ruan ngrohtësinë më gjatë dhe më shumë se dheu i thatë, ndaj ujitja është një mënyrë e duhur, sipas ekspertëve të AgroWeb.org

    Për më tepër, ju mund të përdorni solucione kopshtarie që i ndihmojnë gjethet të ruajnë lagështinë aq të nevojshme gjatë dimrit.

    Mbulimi

    Ju mund t’i mbuloni bimët me çarçaf, batanije apo edhe peshqirë që ato të ruajnë nxehtësinë.

    Për më thjeshtë, mund të përdorni një qese të trashë plastike për të mbuluar vazot duke u siguruar që qesja nuk e prek bimën sepse çdo gjethe që prek plastikën do të ngrijë.

    Ndiz Dritat

    Dritat e Krishtlindjeve mund të varet në bimë apo pemë të mëdhaja sepse një llambushkë 100 vatëshe do të çlirojë nxehtësi që përthithet nga bima.

    Sigurohuni që llambushkat të mos jenë LED sepse ato nuk përçojnë nxehtësi.

    Zhvendosi Vazot

    Në varësi të bimëve, ju mund të grumbulloni vazot në një vend të caktuar, kryesisht pranë një muri me drejtim nga jugu ose perëndimi në mënyrë që të ruajnë ngrohtësinë për më gjatë.

    Në mbrëmje, sigurohuni që vazot e bimëve t’i fusni brenda shtëpisë.

    Nëse keni në kopësht pemë apo fidanë të brishtë e të parritur plotësisht, mbështillini trungjet me batanije që të rrinë ngrohtë.

    Burimi: AgroWeb.org