Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: urimi

  • 10 vite bashkë/ Urimi i Dritan Hilës për Rudina Xhungën nuk është aspak i zakonshëm

    10 vite bashkë/ Urimi i Dritan Hilës për Rudina Xhungën nuk është aspak i zakonshëm

    Ditën e sotme dy gazetarët e njohur, Rudina Xhunga dhe Dritan Hila festojnë 10-vjetorin e tyre. Ata kanë zgjedhur ta urojnë njëri-tjetrin publikisht me foto ku shfaqen krah njëri-tjetrit, por jo siç ndodh zakonisht me dedikime romantike.

    “10 vite bashkë. E fortë dole”, shkruan Dritani si një kompliment për bashkëshorten e tij, që pa dyshim shkakton edhe të qeshura. Ndërsa Rudina shpërndau urimin e Dritanit me një foto familjare. Kujtojmë se ata janë prindër të një vajze, të quajtur Alana.

  • Urimi i Florit për Arilenën na bëri edhe një herë të mendojmë se mes tyre ka diçka

    Urimi i Florit për Arilenën na bëri edhe një herë të mendojmë se mes tyre ka diçka

    Arilena Ara feston sot datëlindjen, ndërsa mesnatën e ka kaluar nën shoqërinë e miqve dhe kolegëve në një organizim buzë detit. Nuk kanë munguar personazhet e njohur, si të ftuarit specialë të Arilenës.

    Nga të gjitha postimet në rrjet, ai që tërhoqi vëmendje ishte urimi dhe fotoja që Flori Mumajesi (si rrallë herë) publikoi në profilin e tij në Instagram. Teksa shihet duke i dhuruar një puthje Arilenës, kantautori shkruan: “Gëzuar datëlindjen dashuri!” (Mhm, mirë e lexuat.) Nga lajmet që qarkulluan prej kohësh në mediat rozë, ku u aludua jo pak për një lidhje të mundshme mes Florit dhe këngëtares, ky dedikim nuk mund të mos na sjellë ndërmend këtë histori (jo dhe aq) të vjetër.

    Megjithatë, postimet e Labinot Gashit – gjithashtu një nga të ftuarit VIP të Arilenës – të bëjnë të mendosh se urimi i Florit është thjesht dashamirës dhe me shumë dashuri brenda. Dashuri për një mike dhe kolege shumë të mirë si Arilena. Labi ka publikuar disa foto të kantautorit, në njërën prej të cilave Mumajesi shihet duke u përqafuar me një vajzë. “Flutura”, e ka quajtur moderatori vajzën ‘misterioze’, meqënëse nuk ia ka zbuluar portretin. Në një nga fotot, ku Flori dhe Arilena kanë pozuar bashkë, Labi shkruan: “Flori pa Fluturën, prapë single”.

    A ekziston vërtetë ‘Flutura’ apo kjo është thjeshtë një lojë mes Labit dhe Florit, kjo nuk dihet ende. Por, që një ditë do të zbulohet ‘Flutura’ ose sido që ta ketë emrin, kjo është pak por e sigurt…!