Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Tenisi

  • Hakerat sulmojnë faqen e federatës botërore të tenisit: Heqin Djokovicin dhe urojnë Pavarësinë

    Hakerat sulmojnë faqen e federatës botërore të tenisit: Heqin Djokovicin dhe urojnë Pavarësinë

    Në ditët e fundit tenisi është kthyer në fushën ku është “luajtur” më shumë me terma nacionalizmi mes vendeve shqipfolëse dhe Serbisë. Në “Davis Cup” skuadra e Serbisë u prezantua në çerekfinale dhe gjysëmfinale me këngë ultra nacionaliste.

    Për këtë fakt Federata Kosovare e Tenisit i dërgoi edhe një notë proteste Federatës Botërore të Tenisit si dhe organizatorëve të “Davis Cup”, por nuk mori kurrë një përgjigje.

    Ditën e sotme faqja zyrtare e Federatës Botërore të Tenisit është hackuar. Faqja e “ATP Tour”, e cila ka 3.8 mln ndjekës, shfaqi në postimit e saj në rrjetet sociale një urim në anglisht për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa ishte publikuar edhe fotoja e flamurit të Shqipërisë Etnike.