Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: speci djeges

  • Substanca që mbron shëndetin nga sëmundjet gjendet tek speci djegës

    Substanca që mbron shëndetin nga sëmundjet gjendet tek speci djegës

    Një studim i Cleveland Clinic në Shtetet e Bashkuara, pretendon se njerëzit që konsumojnë rregullisht speca djegës kanë 23-26 përqind më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme prej kancerit apo sëmundjeve të zemrës.

    Sipas këtij studimi, njerëzit që hanë spec djegës janë gjithësej 25% më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme nga sëmundje të tjera.

    Gjetjet u bazuan në të dhënat e mbi 570,000 njerëzve nga Shtetet e Bashkuara, Italia, Kina dhe Irani.

    Sipas ekspertëve, ky efekt i specave djegës i atribuohet kapsicinës,që i jep specit djegësinë.

    Kapsicina, Substanca Që Mbron Shëndetin Nga Sëmundjet

    Kapsicina shërben si antioksidant i fuqishëm që lufton inflamacionin dhe shkatërron mikrobet.

    Kjo e bën atë tepër të çmuar në luftën kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe obezitetit.

    Kapsicina ka një reputacion të shkëlqyer kundër dhimbjeve, madje përdoret nga industria farmaceutike për kremëra dhe tretësira kundër artritit.

    Sa i përket shëndetit të zemrës, disa studime kanë sugjeruar se konsumi i rregullt i specit të kuq djegës ul tensionin e gjakut, kolesterolin dhe pengon trombozën.

    Pavarësisht gjetjeve premtuese, ekspertët rekomandojnë kryerjen e testeve klinike për të përcaktuar sasinë, formën, frekuencën e konsumit dhe llojin e specit djegës që duhet konsumuar për të marrë prej tij të gjitha këto përfitime.

    Veç të tjerash, në studim theksohet se konsumi i ushqimeve me nivele të larta të kapsicinës mund të jetë acarues për gojën, stomakun dhe zorrët.

    Ky acarim mund të shkaktojë të vjella dhe diare ndërsa nuhatja e kapsicinës ose produkteve të saj shkakton kollë, vështirësi në frymëmarrje, lotë, të përziera, madje edhe verbëri të përkohshme.

    Për këtë arsye, njerëzit këshillohen që të mos e teprojnë me konsumin e specave djegës dhe ta përfshijnë atë në një regjim të shëndetshëm ushqimor.

    Speci djegës mund të përdoret si zëvendësues i kripës, mund të përfshihet në shumë gatime të shijshme e të shëndetshme.

    Për ata që kanë tolerancë të ulët ndaj djegësisë, ekspertët këshillojnë që të përzieni specin djegës me yndyrna të shëndetshme si avokado apo arrorët sepse kapsicina tretet në yndyrë.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Njihuni me 3 ushqime që pastrojnë rrënjësisht mushkëritë

    Njihuni me 3 ushqime që pastrojnë rrënjësisht mushkëritë

    Mushkëritë luajnë një rol thelbësor në sistemin e frymëmarrjes. Ato marrin oksigjenin dhe filtrojnë jashtë organizmit toksinat. Ruajtja e shëndetit të mushkërive dhe funksioneve të tyre është thelbësore. Mushkëritë e shëndetshme garantojnë që i gjithë organizmi të ushqehet siç duhet me oksigjen.

    Sugjerohet që një mënyrë për të përmirësuar shëndetin e mushkërive është që të konsumoni ushqime me aftësi pastruese. Sigurisht që aktiviteti fizik, mospirja e duhanit dhe shmangia e ndotjes janë gjithashtu mënyra të mira për të garantuar shëndetin e mushkërive. Ushqimet luajnë një rol kryesor për mirëqenien e këtij organi. Barishtet, hudhra, agrumet, frutat e pyllit dhe xhenxhefili janë ndër ushqimet më të rekomandueshme për shëndetin e mushkërive. Në këtë artikull do të mësoni për tre ushqimet më të mira që pastrojnë mushkëritë.

    Fistikët
    Fistikët janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e mushkërive. Sipas informacioneve fistikët përmbajnë një lloj të veçantë të vitaminës E, e cila ofron mbrojtje ndaj disa formave të sëmundjeve të mushkërive. Fistikët ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe të ngopin lehtë e pa kalori, të cilat janë përgjegjëse për shtimin në peshë.

    Speci Djegës
    Speci djegës është një erëz shumë e fuqishme dhe mirëbërëse për organizmin. Ai ofron me dhjetëra përfitime për shëndetin e njeriut. Speci djegës ndihmon në shuarjen e kollës që irriton fytin në vazhdimësi. Ekspertë thonë se speci djegës parandalon problemet me të ftohurën dhe gripin. Kjo erëz shpërbën sekrecionet dhe rekomandohet për gjithëkënd që vuan nga bronshiti apo problemet me rrugët e frymëmarrjes.

    Ushqimet E Pasura Me Omega-3
    Acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në pastrimin e mushkërive dhe efikasitetin e sistemit të frymëmarrjes. Salmoni, sardelet, farat, arrorët dhe vezët janë shumë të pasur me acide yndyrore omega-3. Këto ushqime kanë gjithashtu aftësinë të shmangin inflamacionin në organizëm dhe të përmirësojnë shëndetin mendor.

    Burimi: AgroWeb