Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Rocco Vata

  • Roko Vata pranon ftesën për Irlandën, trajneri Hallgrimsson zbulon: Nuk e morëm se po interesohej Shqipëria për të, por sepse…

    Roko Vata pranon ftesën për Irlandën, trajneri Hallgrimsson zbulon: Nuk e morëm se po interesohej Shqipëria për të, por sepse…

    Irlanda A ka publikuar listën për ndeshjet e marsit dhe atje shihet edhe emri i Rocco Vatës. Kështu djali i Rudi Vatës ka shuar të gjitha mundësitë për të veshur fanellën kuqezi në të ardhmen. Roko ka refuzuar ftesën e Shqipërisë U-21 dhe ka pranuar që të jetë përfundimisht i Irlandës. Trajneri i këtyre të fundit,

    Heimir Hallgrimsson te Irlanda  është pyetur nga gazetarët nëse ftesa për Rocco Vata-n ka qenë vetëm për t’ia djegur Shqipërisë pasi kuqezinjtë po interesoheshin për të, por Hallgrimsson nuk e pranoi.

    “Nuk e morëm Rocco Vatën se po interesohej Shqipëria për të. E morëm për shkak të kualiteteve që ai ka. Sic e dini, kemi shumë dëmtime në pozicionin ku luan Roko. Ai mund të na ndryshojë stilin e  lojës, kështu që kjo është ajo që ne shohim tek ai tani.Për këtë arsye ka ardhur te ekipi A, duhet ta shohim, ai ka aftësinë për të vendosur historinë e një ndeshje, siç ka ndodhur te Watfordi. Duam ta shohim në stërvitje se çfarë do të na afrojë në tavolinë me potencialin e tij, por sigurisht, ka shumë talent”, tha Hallgrimsson.

    REFUZIMI I SHQIPËRISË

    Vata aktualisht luan për ekipin e Watford-it në Championshipin anglez, ku numëron katër gola dhe tre asisitme këtë sezon në të gjitha garat. Në karrierën ndërkombëtare, Vata ka përfaqësuar Irlandën në nivelet U-15, U-17, U-18, U-19 dhe U-21. Shqipëria besohet se i ka dërguar ftesë Vatës për të përfaqësuar ekipin U-21, por ai thuhet se e ka refuzuar duke zgjedhur ekipin A të Irlandës. Lidhur me këtë ftesë ka reaguar edhe Rudi, i cili ka zgjedhur të ironizojë me një shprehje popullore: “M’ka çu nana me la gojën”. Duke vijuar më tej, legjenda kuqezi tha për FSHF-në se “Nuk janë seriozë dhe nuk kanë asnjë projekt konkret për të na bindur”.

  • Rocco Vata e nis mbarë aventurën me klubin anglez, gol spektakolar në miqësore (video)

    Rocco Vata e nis mbarë aventurën me klubin anglez, gol spektakolar në miqësore (video)

    Rocco Vata ka shënuar një supergol me Watford. Sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në miqësoren që këto të fundit po barazojnë 2-2 përballë Hibernian, teksa luhet minuta 65.

    Ishte minuta e 35, kur Vata i dha avantazhin për 1-2 skuadrës angleze. Kujtojmë se 19-vjeçari deri tani ka dhënë sinjale se do të përfaqësojnë Irlandën e Veriut, aty ku dhe po luan për moshat.

    Pasi Celtic shiti kartonin e tij, sulmuesin shqiptar do e shohim në Championship sezonin e ardhshëm. Dhe Vata duket më gati se kurrë.

  • Djali i Rudi Vatës bind klubin italian, mesfushori mund të përfundojë te skuadra e Serie A

    Djali i Rudi Vatës bind klubin italian, mesfushori mund të përfundojë te skuadra e Serie A

    Rocco Vata shihet si një nga talentët më të mëdhenj në Skoci. Djali i Rudi Vatës aktivizohet me Celtic dhe pavarësisht se është 18-vjeç, njeh disa paraqitje me skuadrën e parë duke spikatur jo pak.

    Kjo ka bërë që Torino të vihet pas tij. Mediat italiane raportojnë se “granadat” janë vënë seriozisht pas shërbimeve të tij. Kontrata e Vatës skadon verën e ardhshme por klubi i Torinos është gati të hyjë në negociata me klubin skocez për të blerë kartonin e tij, duke qenë se të dyja palët kanë përfitim.

    Torino shpreson ta marrë për një çmim relativisht të ulët e nga ana tjetër, Celtic nuk do ta humbiste me parametra zero. Vata luan si mesfushor i avancuar por gjithashtu edhe si sulmues krahu nga e majta dhe nga e djathta, teksa bën pjesë në skuadrën kombëtare të Irlandës.