Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Pole position

  • Fitoi “pole position”, shikoni çfarë i bën Verstappen ish-pilotit të F1

    Fitoi “pole position”, shikoni çfarë i bën Verstappen ish-pilotit të F1

    Max Verstappen fitoi “pole position” në Çmimin e Madh të Bahreinit dhe arritjen e tij ia dedikoi ish-pilotit të Red Bullit, David Coulthard, i cili sot mbushi 50 vjeç.

    23-vjeçari holandez, i cili ishte më i shpejti edhe në 3 sesionet e provave të lira, u intervistua pas përfundimit të provave zyrtare nga skocezi Coulthard.

    Pasi i uroi ditëlindjen, Verstappen i solli një tortë me çokollatë ish-pilotit, të cilën ia ngjeshi në fytyrë dhe u largua me vrap.

  • MotoGP, Ducati dhe Rossi e nisin mirë Botërorin

    MotoGP, Ducati dhe Rossi e nisin mirë Botërorin

    U zhvilluan pasditen e sotme provat zyrtare të Çmimit të Madh të Katarit, garës së parë të MotoGP për këtë vit.

    Francesco Bagnaia me Ducati fitoi “pole position”-in e parë të karrierës, duke lënë pas Quartararo dhe Vinales. Piloti italian regjistroi edhe rekordin e pistës së Losailit, me kohën 1:52.772.

    Nga vendi i katërt (vija e dytë) do të niset Valentino Rossi, i cili këtë vit garon me Petronas Racing Team dhe premton për një sezon shumë më të mirë sesa ai i kaluari, ku përfundoi në vendin e 15 të klasifikimit të përgjithshëm.