Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Nagorni Karabaku

  • Lufta që ka alarmuar botën/ Gjithçka fshihet pas kësaj fotoje

    Lufta që ka alarmuar botën/ Gjithçka fshihet pas kësaj fotoje

    Një luftë mund të zhvillohet për shkaqe të ndryshme, duke filluar nga ato etnike, fetare apo edhe thjesht ekonomike.

    Ekspertët e vlerësojnë konfliktin në Nagorni Karabakh si luftë për shkaqe etnike, por sigurisht në prapaskenë, fshihen edhe interesa të tjera që i hedhin benzinë zjarrit.

    Kështu, janë rreth 132 ton ar që qëndron në nëntokën e Nagorn Karabakh, të cilat kanë detyruar kompani private që të dërgojnë në krahën e armenëve ushtarë me pagesë me qëllim ruajtjen e statusit aktual të zonës.

    Kompania ruse GeoProMining Gold ka marrë kontratën për nxjerrjen e arit në zonën e Kelbajar-it në rajoni e Nagorni Karabakhut.

    Mediat turke raportojnë se kjo kompani ka dërguar në zonë një numër të madh ushtarësh me pagesë për të luftuar në krah të armenëve.

    Qëllimi është që Azerbajxhani të mos marrë kontrollin në rajonin e Nagorni Karabakh, gjë e cila do të ndryshonte edhe rrethanat e kontratës së kompanisë për kërkimin e arit.

  • Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për armëpushim të përkohshëm pas 12 ditë luftimesh të përgjakshme

    Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për armëpushim të përkohshëm pas 12 ditë luftimesh të përgjakshme

    Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord për një armëpushim të përkohshëm të premten, pas 12 ditësh luftimesh vdekjeprurëse mbi rajonin e diskutueshëm Nago-Karabak.

    Armëpushimi u njoftua nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pak para mesnatës me kohën e Moskës, pas bisedimeve 11-orëshe midis dy vendeve në kryeqytetin rus.

    Ndërprerja e përkohshme e luftimeve do të nisë të shtunën në mesditë me orën lokale për të lejuar shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave të pajetë.

    Lavrov tha gjithashtu se të dyja palët “do të fillojnë negociatat thelbësore me synimin për të arritur një zgjidhje paqësore sa më shpejt të jetë e mundur”.

    Azerbajxhani dhe Armenia, të dy ish-shtete të Bashkimit Sovjetik, nisën një luftë të përgjakshme në fillim-vitet 1990 për shkak të rajonit malor Nagorno-Karabak.

    Të dyja palët patën me mijëra të vdekur dhe me qindra mijëra njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

    Në vitin 1994 u vendos një armëpushim që është shkelur herë pas here duke kaluar në dhunë sporadike.  

    Dhuna midis dy ish-shteteve Sovjetike shpërtheu përsëri në 27 shtator teksa të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për rindezjen e konfliktit, më i rëndi në dekada.

    Të paktën 400 njerëz janë vrarë që nga luftimet dhe gjysma e popullsisë së rajonit, rreth 70.000 persona janë larguar nga vendi.

  • Lufta për Nago-Karabakun/ Kryesia shqiptare zhvillon takim të posaçëm me 57 shtetet anëtare: Të ndalen urgjentisht luftimet dhe të…

    Lufta për Nago-Karabakun/ Kryesia shqiptare zhvillon takim të posaçëm me 57 shtetet anëtare: Të ndalen urgjentisht luftimet dhe të…

    Një takim i posaçëm i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së mbi zhvillimet e fundit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për Nago-Karabakun, është thirrur pasditen e shkuar nga Shqipëria, e cila kryeson OSBE-në.

    Sipas njoftimit të OSBE-së në Vjenë, takimi u ndoq nga përfaqësuesit e 57 Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së.

    Duke hapur takimin, Ambasadori Igli Hasani, Kryetar i Këshillit të Përhershëm, përsëriti alarmin e Kryesisë për përplasjet e vazhdueshme dhe përkeqësimin e situatës në terren.

    I zhgënjyer nga rritja e numrit të viktimave, ai përsëriti thirrjen e Kryesisë së OSBE-së për një de-përshkallëzim të menjëhershëm, duke dërguar ngushëllime për familjet e të vrarëve.

    Ambasadori Andrzej Kasprzyk, tha se po merrte informacion direkt nga terreni dhe bashkëbiseduesit lokalë në nivelin më të lartë. Ambasadori Kasprzyk tha se ishte në komunikim të vazhdueshëm me palët duke shtuar se ekipi i tij ishte i gatshëm të rifillonte monitorimin në terren sa më shpejt që të lejonte situata.

    Përfaqësuesit e vendeve të bashkëkryesuesve të Grupit të Minskut – Franca, Federata Ruse dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – përsëritën thirrjen e Bashkë-Kryetarëve për të gjitha palët të ndërpresin menjëherë luftimet dhe të rifillojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit.

    Kryesia shqiptare e OSBE-së përsëriti rëndësinë e një zgjidhjeje të negociuar dhe mbështetjen e saj për punën e bashkë-kryesuesve të Grupit të Minskut dhe Ambasadorit Kasprzyk në përpjekjet e tyre për të stabilizuar situatën në terren.

  • Fuqitë e mëdha dhe konflikti i Nagorni Karabakut/ Çfarë e bëri të rishpërthejë konflikti midis Azerbajxhanit dhe Armenisë

    Fuqitë e mëdha dhe konflikti i Nagorni Karabakut/ Çfarë e bëri të rishpërthejë konflikti midis Azerbajxhanit dhe Armenisë

    Çfarë e bëri të rishpërthejë konfliktin për Nagorni Karabakun? Ekspertët mendojnë, se kjo mund të ketë lidhje me gjendjen e përkeqësuar ekonomike në Azerbajxhanin e banuar kryesisht nga myslimanë shiitë dhe sunitë.

    Azerbajxhani. Ky vend në detin Kaspik është i varur nga eksporti i naftës. Meqenëse koniunktura botërore ka mbetur pezull për shkak të pandemisë, çmimi i ulët i naftës krijon humbje në arkat e shtetit, të cilat përndryshe do të ishin të mbushura plot.

    Në Baku ka pasur demonstrata të azerbajxhanasve të pakënaqur. “Njerëzit vuajnë nga pasojat, që sjell me vete corona”, mendon ekspertja për Kaukazin, Silvia Stöber, e cila udhëton prej vitesh rregullisht këtë rajon. “Përveç kësaj presidenti i Azerbajxhanit Alijev do ta bënte një ditë fakt retoriken e tij agresive kundër Armenisë”, shpjegon ajo.

    Azerbajxhani është ushtarakisht mjaft më i fortë se Armenia. Gjthsesi Azerbajxhani mbështetet nga presidenti turk Erdogan. Ka një marrëveshje ndihme midis dy vendeve. Turqia e konsideron veten si mbrojtëse të popujve turq, dhe kërkon mundësi për ta dëshmuar veten si të tillë.

    Turqia e furnizon Baku-në prej vitesh me armë dhe ndihmon në zgjerimin e infrastrukturës, si për shembull në rrjetin e hekurudhave. Muajt e fundit Erdogani e ka kritikuar disa herë Armeninë. “Me sa duket presidenti Alijev nga kjo mbështetje ndjehet i inkurajuar për të ndërmarrë veprime kundër Armenisë”, mendon Stöber. Ajo thekson se ky është një konflikt etnik dhe jo fetar.

    Moska dhe Erevani

    Ngjashëm e sheh situatën edhe Alexander Rahr nga Forumi Gjermano-Rus, i cili punon edhe si këshilltar i Gazprom. Ai e cilëson Rusinë kryesisht të krishterë ortodokse si fuqi mbrojtëse të Armenisë, ku jetojnë gjithashtu kryesisht të krishterë. Moska dhe Erivani janë anëtarë të “Organizatës së Traktatit për Sigurinë Kolektive” një aleance ushtarake të iniciuar nga Kremlini.

    Nga ana tjetër aleati i Azerbajxhanit është Turqia. Moska ka të stacionuar mijëra ushtarë në kufirin jugor të Armenisë. “Pa Moskën Armenia nuk është në gjendje të mbrohet”, mendon Silvia Stöber.

    I këtij mendimi është edhe Alexander Rahr, por thekson se Kremlini përpiqet të ketë marrëdhënie të mira me të dy vendet. “Kështu Rusia luan në skenën ndërkombëtare një rol të dukshëm për të gjithë. Prandaj Moska përpiqet të ruajë status-quonë lidhur me Nagorni Karabahun, nuk dëshiron ashpërsimin e situatës”, thotë Rahr.

    Moska e konsideron Kaukazin si zonën e saj të influencës. Në 30 vitet e fundit Moska ia ka dalë të kufizojë ndikimin e SHBA në këtë zonë. „Pararoja e Uashingtonit në Kaukaz është Gjeorgjia. Azerbajxhani shihet me mosbesim nga SHBA edhe për politikën e tij ndaj të drejtave të njeriut, shpjegon ai. Gjë që i vjen përshtat Rusisë.

    Në fakt presidenti Putin furnizon me armë si Armeninë ashtu edhe Azerbajxhanin. Kremlini koordinohet me Baku-në, kur bëhet fjalë për politikën e gazit dhe të naftës. Të dy shtetet i lidh intereresi për të arritur çmime sa më të larta në eksportimin e lëndëve të tyre të para. Muajt e fundit Baku është ankuar disa herë tek Kremlini për politikën e Armenisë në Nagorni Karabak. Se Jerevani po vendos në malet e Karabahut refugjatë të krishterë nga Siria, pra jo vetëm refugjatë armenë. Alijev është i irrituar sepse protestat kundër perëndimit nuk kanë sjellë rezultat.

    Grupi „kaukazian” i Minskut – iniciativë e OSBE-së

    „Grupi i Minskut” ( i cili nuk duhet ngatërruar me grupin me të njëjtin emër të vendeve, që kujdesen për Ukrainën) përpiqet prej vitesh për zgjidhjen politike të problemit të Nagorni Karabahut. Grupi „kaukazian” i Minskut me SHBA, Francën dhe Rusinë është pjesë e një iniciative të OSBE-së. Në bazë të së drejtës ndërkombëtare Nagorni Karabaku i përket Azerbajxhanit, megjithëse ai është i populluar kryesisht nga armenë. As vetë Armenia apo Rusia nuk e njohin Nagorni Karabakun si shtet të pavarur.

    Irani fqnij në këtë konflikt është në anën e Armenisë, thotë Stöber. Në radhë të parë për arsye se azerbajxhanasit, që jetojnë në Iran, kërkojnë të drejtat e pakicës kombëtare, të cilat Irani i refuzon. Në Iran ka edhe një pakicë armene. Ajo trajtohet me dashamirësi. Presidenti i Azerbajxhanit, Alijev kërkon afërsi me shtetet arabe, veçanërisht me ato, që mbajnë qendrim armiqësor ndaj Iranit.

    Ka dy skenarë se si mund të përshkallëzohej konflikti. Së pari në rast se Turqia do të ndërhynte masivisht në konflikt me trupat e saj. Së dyti nëse përplasjet ushtarake do të ndodhnin ne territorin armen. Atëherë do të ndjehej e sfiduar Rusia, mendon Rahr. Në të njëjtën kohë ai është i sigurtë, që kjo nuk do të ndodhë. Për Moskën janë të rëndësishme marrëdhëniet e mira me Turqinë. Kremlini shpreson ende që tensionet mes Turqisë dhe NATO-s të rriten dhe që Turqia ta braktisë një ditë Aleancën Perëndimore të Mbrojtjes. Për sa kohë të mos preken interesat ruse, Rusia nuk do të kishte asgjë kundër zgjerimit të pushtetit të Turqisë”, mendon Rahr.

    „Do të ishte e dëshirueshme, që SHBA edhe në këtë rajon të përmbushnin fuksionin e tyre politik global”, mendon Ulrich Schlie që mban profesurën “HenrY Kisinger” për siguri dhe studime strategjike në universitetin e Bonit. Kjo vlen të thuhet sidomos për marrëdhëniet me Turqinë. Ankaraja ka një funksion të rëndësishëm strategjik në NATO. Por ambiciet gjeopolitike të Erdoganit po bëhen një problem gjithnjë e më i madh për rendin ndërkombëtar”, thotë Schlie.

    Burimi: DW