Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Monaco

  • Jo vetëm ofertë nga Premier League, për Armando Brojën interesohet ekipi francez (EMRI)

    Jo vetëm ofertë nga Premier League, për Armando Brojën interesohet ekipi francez (EMRI)

    Jo vetëm ekipet nga Premier League, edhe në Ligue 1 ka interesime për Armando Brojnë. Monaco i shtohet listës së skuadrave që kërkojnë sulmuesin shqiptar.

    Sipas “FootMercato” dhe “RMC Sport” bëhet me dije se drejtuesit e Monacos e pëlqejnë shqiptarin. Skuadra franceze dëshiron Georges Mikautadze  e Metzit dhe Karim Konaten e RB Salzburg, por janë lojtarë që kushtojnë  shumë dhe duket e vështirë të arrihet një marrëveshje dhe Broja është transferimi i 3-të më i mundshëm për merkaton e verës.

    Në këto kushte Monaco pritet që së shpejti të nis bisedimet me Chelsean për shërbime e sulmuesit të kombëtares. Kujtojmë se 22-vjeçari  do të rikthehet te Chelsea pas përfundimit të huazimit. Fulham nuk ishte një destinacion i “goditur” nga sulmuesi shqiptar, i cili nuk ia doli do të kishte minutat e premtuara.