Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Mergjyshi

  • “Apolonia ka lojtarë të rinj, nuk e mbajnë dot presionin”, Artan Mërgjyshi pas sfidës së humbur: Nuk e kuptoj Federatën pse…

    “Apolonia ka lojtarë të rinj, nuk e mbajnë dot presionin”, Artan Mërgjyshi pas sfidës së humbur: Nuk e kuptoj Federatën pse…

    Apolonia humbi kundër Flamurtarit pas gjuajtjeve të penalltive, duke humbur shansin e tyre të vetëm që të ngjiten në Superiore vitin e ardhshëm. Pas përfundimit të ndeshjes trajneri i fierakëve, Artan Mërgjyshi shprehet i zhgënjyer nga kjo disfatë dhe fajin kryesorë ia lë Federatës, që i detyron të luajnë kaq shumë ndeshje për një kohë kaq të shkurtër.

    NDESHJA- Jam i zhgënjyer, sepse për një pjesë të madhe të lojës, sidomos pjesën e dytë dhe shtesat, kemi mbajtur topin dhe kemi qenë në fushën kundërshtare. Jo me një rrezikshmëri të madhe sepse Flamurtari u mbrojt mirë. Nuk patëm agresivitetin e duhur, rastet e duhura. Kishim disa raste por tensioni ose lodhja nga ndeshja me Vorën, ndikoi që skuadra të mos kishte atë qetësinë e duhur që skuadra të mund të shënonte gol.

    LOJTARËT-Duke qenë se lojtarët janë përgjithësisht të rinj, nuk arritën të mbajnë dot presionin dhe nuk arritën dot t ishin të kthjellët në situatat që krijuan prandaj nuk realiziuan. 3 lojtarë para një javë kanë qenë te ekipi i u-19, si Kelvin, Bashi, Kofi dhe sot u përfshinë në formacion.

    LODHJA FIZIKE-Besoj se ka ndikuar edhe lodhja fizike sepse nuk e kuptoj Federatën që ngutet për të bërë 3 ndeshje brenda javës, si për ne ose Flamurtarin kur ekipi i Laçit pret 10 ditë i çlodhur. Nuk bën sens për mendimin tim, aq më tepër për ne që kemi organikë të cunguar. Në raport me Flamurtarin por edhe me ekipet e tjera, përveç se jemi të rinj por edhe me 13-14 lojtarë, edhe sot nuk kisha ndërrime për të freskuar skuadrën.

    LEXO MË SHUMË:Aldo Teqja afron Flamurtarin me Superioren, Apolonia gabon nga ruleta e penalltive (video)

  • E FUNDIT/ Apolonia zgjedh trajneri e ri për sezonin e mbetur, rikthen në pankinë… (FOTO)

    E FUNDIT/ Apolonia zgjedh trajneri e ri për sezonin e mbetur, rikthen në pankinë… (FOTO)

    Artan Mërgjyshi është trajner i ri i Apolonisë. Tekniku ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore me ekipin fierak.  Ai është pasuesi i spanjollit Jeray Rodrigues i cili dha dorëheqjen nga pankina e Apolonisë.

    Mërgjyshi është edhe ekspert i Kategorisë së Parë. Kujtojmë se në sezonin 2019-2020, ka qenë pikërisht ai që i ngjiti fierakët në elitë. Ai arriti që Vora të shpallej kampione e Kategorisë së Dytë dhe të ngjiten në Kategorinë e Parë.

  • “Në çdo ndeshje për të marrë maksimumin”, Mërgjyshi për sfidën ndaj AF Elbasanit: Kemi mungesat e Razës dhe Vrapit

    “Në çdo ndeshje për të marrë maksimumin”, Mërgjyshi për sfidën ndaj AF Elbasanit: Kemi mungesat e Razës dhe Vrapit

    Fitorja ndaj Besës në javën e parë të kampionatit ishte nga ato që ndryshojnë objektiva e që sjellin eufori në skuadër. Vora tani ka bindjen se mund të luajë e barabartë me këdo skuadër.Megjithatë prova e vërtetë është ndaj AF Elbasanit, takim që do të luhet ditën e enjte. Artan Mërgjyshi, trajneri i skuadrës vorake ka folur në lidhje me këtë përballje dhe nuk kërkon të vendosë objektiva.

    “Është një ndeshje si në Superiore për vetë specifikat që kanë dy skuadrat. Ne, në çdo ndeshje luajmë për të marrë maksimumin. Prenga është rikthyer, por kemi mungesat e Vrapit dhe Razës që ende nuk janë rikuperuar, por besoj se me kontigjentin që kemi e përballojmë ndeshjen. Sa i përket objektivave, duhet të marrim me radhë çdo ndeshje e më pas do të shohim se ku jemi në klasifikim”, përfundoi trajneri i Vorës.