Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Malota

  • Dëmtimet mbeten ankth, futbollisti i Egnatias mendon tërheqjen nga futbolli

    Dëmtimet mbeten ankth, futbollisti i Egnatias mendon tërheqjen nga futbolli

    Renato Malota duket se po mendon tërheqjen nga futbolli. Aktualisht mbrojtësit i përfundon kontrata në fund të këtij muaji dhe me shumë gjasa ish-futbollisti i Kukësit nuk pritet të rinovojë me Egnatian. Kapiteni i rrogozhinasve mendon pensionimin dhe në këto kushte në Rrogozhinë kanë nisur punën për të mbajtur lojtarin në klub. Drjetuesit kanë menduar t’i japin atij një rol të ri në skuadër.

    Saktësisht Malota mund të marrë rolin e drejtorit dhe të vihet në krah të Zenelajt. Një detyrë e re për kapitenin, i cili pritet të marrë mbi supe edhe ndërtimin e skuadrës gjatë kësaj merkatoje. Gjithsesi ende 35-vjeçari nuk ka marrë vendimin përfundimtar për karrierën e tij, por sido që të jetë ajo, duket se e ardhmja pritet të vazhdojë te kampionët. Nuk ishte nëj sezon i mbarë për mbrojtësin i cili prej muajsh ka qenë i detyruar të jetë jashtë fushave për shkak të problemeve fizike. 12 ndeshje si titullar dhe 5 si zëvendësues, me 1050 minuta të zhvilluara në Superiore.

    TITULLI NDAJ VLLAZNISË

    Egnatia triumfon në ndeshjen titull, atë që vendoste kampionin e sezonit 2004-25, duke shkatërruar 4-0 Vllazninë, në Arenën kombëtare. Dy herë Lushkja, Melo e Ujka vendosën ndeshjen e dominuar krejtësisht nga rrogozhinasit. Titulli I dytë radhazi dhe I dyti në histori për skuadrën e Tetovës. Egnatia e kishte mbyllur sezonin e rregull në vendin e parë, duke lënë pas pikërisht Vllazninë.

    LEXO ME SHUME:Elbasani drejt firmës me Armando Sadikun? Sulmuesi përshëndet klubin nga stadiumi (FOTO)

  • Përgatitjet për sfidën ndaj Borac Banja Luka, vetëm një mungesë për Egnatian (EMRI)

    Përgatitjet për sfidën ndaj Borac Banja Luka, vetëm një mungesë për Egnatian (EMRI)

    Egnatia vazhdon përgatitjet në stadiumin e Luzit.Rrogozhinasit e drejtuar nga trajneri Edlir Tetova kanë kryer dje 120 minuta stërvitje, ku i gjithë grupi u pa në formë të mirë sportive.

    Trajnerin durrsak e kënaq fakti që futbollistët nuk kanë pasur probleme fizike, me përjashtim të Malotës, i cili po bën gjithçka për të qenë të paktën në stol në takimin e parë kundër Borac Banja Luka më 10 korrik.

  • “Duam Kupën dhe vendin e tretë”/ Renato Malota kërkon të bëjë historinë me Egnatian: Vetëm një ekip na ka ardhur hakut

    “Duam Kupën dhe vendin e tretë”/ Renato Malota kërkon të bëjë historinë me Egnatian: Vetëm një ekip na ka ardhur hakut

    Egnatia është padyshim skuadra surprizë e këtij edicioni në Superiore, Loja dhe rezultatet e kanë bërë skuadrën rrogozhinase në nga më të spikaturat e këtij edicioni dhe ajo duket shumë pranë arritjes së objektivit të kualifikimit për herë të parë në histori në turnetë ndërkombëtarë. Mbrojtësi i rrogozhinasve, Renato Malota ka treguar pritshmërinë dhe objektivat që ka në këtë klub.

    “Të them të drejtën deri diku po bëjmë një sezon të mirë. Që në fillim ekipi është ndërtuar për lart, objektivi që në fillim ishin Kupat e Europës. Kemi ardhur në një pikë të kampionatit ku jemi brenda objektivave, na presin edhe 7 finale, 5 nw kampionat dhe 2 në Kupë për të arritur objektivat. Jemi të kënaqur, por me këmbë në tokë që të arrijmë objektivat. I vetmi ekip që na ka ardhur hakut është Tirana, na ka mundur 4 herë, është i vetmi ekip. Nuk kemi pasur fat, nuk na ka ecur fare me ta.

    Kupën apo vendin e tretë? Të dyja, se jemi shumë afër. Është normalisht shumë e vështirë se të gjithë nuk na shohin më si Egnatia ekip mesatar, por me potencial dhe na druhen të gjithë. Është problem për ne, se ekipet që të mbrohen është shumë e vështirë t’u shënosh gola. E dimë çfarë do na presë në këtë drejtim, por edhe ne do të bëjmë tonën.