Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Kualifikimet

  • Përfaqësueset që deri më tani kanë siguruar kualifikimin për në Kupën e Botës

    Përfaqësueset që deri më tani kanë siguruar kualifikimin për në Kupën e Botës

    Është duke vazhduar faza e kualifikimeve për në Kupën e Botës, e cila përmbyllet në muajin e ardhshëm.

    Amerika e Jugut, Azia, Evropa, Afrika dhe Oqeania po luajnë kualifikueset, me ekipet që kërkojnë biletë për Katar.

    Deri më tani, janë vetëm dy kombëtare që kanë realizuar qëllimin e tyre, me njërën që e ka të siguruar automatikisht.

    Pra, Katari si nikoqir i kampionatit është një nga përfaqësueset që ka siguruar pjesëmarrjen automatikisht, kurse tjetra është Gjermania, që mbrëmë shpartalloi Maqedoninë me rezultat 4-0.

    Anglia është në rrugë të mirë për të bërë të njëjtën gjë dhe mund ta sigurojë në këtë muaj.

    Në total, 32 skuadra duhet të konfirmohen për Kupën e Botës. Brazili e Argjentina kanë gjasat e mëdha që të jenë aty.

    Mbetet të shihet se cilat janë të gjitha skuadrat që do të luajnë në Katar, në kampionatin që mbahet në fund të vitit të ardhshëm.

  • Kualifikueset e Botërorit, Turqia “asfalton” edhe Haalandin. Holanda merr pikët e para

    Kualifikueset e Botërorit, Turqia “asfalton” edhe Haalandin. Holanda merr pikët e para

    Turqia vijon të jetë surpriza e kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022”. Pasi fitoi 4-2 ndaj Holandës ndeshjen e parë, turqit mposhtën në transfertë edhe Norvegjinë e Haaland, me rezultatin bindës 3-0.

    Golat e ndeshjes u shënuan nga Tufan (dygolësh) dhe Soyuncu.

    Holanda mori fitoren e parë në këto kualifikuese, duke mundur 2-0 Letoninë. Golat për “Tulipanët” u shënuan nga Berghuis dhe De Jong.

    Kroacisë i mjaftoi vetëm goli i Pasalic për të marrë 3 pikët ndaj Qipros, ndërsa Rusia fitoi 2-1 ndaj Sllovenisë.