Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Klajdi Haruni

  • Arbana dhe Eduarti kalojnë një mbrëmje ndryshe! Ja kush ishte personazhi VIP që iu bashkua festës (VIDEO)

    Arbana dhe Eduarti kalojnë një mbrëmje ndryshe! Ja kush ishte personazhi VIP që iu bashkua festës (VIDEO)

    Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka qenë tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan detaje nga jeta profesionale dhe receta gatimi për ndjekësit e saj.

    Ditën e djeshme, ajo ka bërë me dije se po konsumon një darkë nën shoqërinë e bashkëshortit të saj dhe miqve të përbashkët të tyre.

    Këngëtari, të cilin Arbana e ka postuar duke kënduar, ka qenë Klajdi Haruni, i cili shfaqet i ulur mes çiftit, duke kënduar këngë të vjetra shqiptare.

    Mesa duket, ka qenë një mbrëmje e veçantë për to, ku janë kënaqur nën tingujt e kitarës.

  • Për çfarë të gëzojnë më parë çunat? Flori, Klajdi dhe Bruno e vulosin suksesin!

    Për çfarë të gëzojnë më parë çunat? Flori, Klajdi dhe Bruno e vulosin suksesin!

    Projekti veror i sjellë vetëm pak ditë më parë nga Flori Mumajesi, Bruno dhe Klajdi Haruni e ka shënuar suksesin e tij edhe në edicionin e lajmeve të “Tv Klan”. Ky moment i ka emocionuar këngëtarët që e kanë ndarë këtë moment nga spikeri i lajmeve, Reis Cico, në llogaritë e tyre.


    “Kemi dalë në lajme”, ka shkruar Klajdi krah postimit ku ka etiketuar dhe miqtë e tij të ngushtë. Epo ç’të duan më shumë çunat? Kënga u kthye në nje hit, u dëgjua menjëherë kudo, u shndërrua në kolonën zanore të muajve të nxehtë, iu dedikua edhe një hapsirë mediatike në lajme. Ky po që është sukses!