Ka kaluar gati një vit që kur Kim Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga burri i saj, Kanye West, por beteja për menaxhimin e pronës së tyre të përbashkët nuk ka përfunduar ende. Ish-çifti, pas periudhës së parë të “ngrirjes” që patën menjëherë pas divorcit, duket se tani kanë rikthyer komunikimin dhe kanë gjetur një ekuilibër.
Por ndarja e pasurisë së tyre të madhe vazhdon dhe duket se Kim fitoi betejën për shtëpinë e tyre të madhe në kodrat e Los Angeles. Sipas raportimeve në shtypin amerikan, Kim Kardashian do t’i japë 23 milionë euro ish-burrit të saj në mënyrë që të fitojë pronësinë e shtëpisë së tyre të mëparshme të përbashkët.
Nga këto, 20 milionë janë për shtëpinë dhe 3 milionë për të gjitha sendet shtëpiake, nga mobiljet e deri te veprat e artit. Ish-çifti e kishin blerë këtë shtëpi në vitin 2014 për 20 milionë dollarë dhe e rinovuan atë në vitin 2019.
Kim dhe Kanye i dhanë fund martesës së tyre pak javë më parë duke nënshkruar divorcin që për një kohë të gjatë përflitej në media. Ndonëse ndarja mes tyre ishte miqësore dhe me marrëveshje, pas nënshkrimit të divorcit, dyshja as nuk duan ta shohin me sy njëri-tjetrin.
Siç raportojnë burimet nga mediat e huaja, Kanye e ka përjetuar keq ndarjen. Ai ka ndryshuar numrin e telefonit dhe Kim mund ta kontaktojë vetëm nëpërmjet skuadrës së tij të sigurisë. Por edhe Kim nuk pranon të qëndrojë në shtëpi kur Kanye shkon për të parë fëmijët, duke u larguar sa herë është dita e vizitave.
Megjithatë ndryshe nga Kanye, Kim duket se e ka marrë pak më lehtë ndarjen. Ylli televiziv jo vetëm që shkoi me pushime, më pas u argëtua me mikeshat e saj, por po ia kalon për mrekulli edhe me fëmijët duke i mësuar nga pak me mungesën e të atit. Mbrëmjen e djeshme ajo ka organizuar një “Pizza party” duke publikuar foto e duke treguar se janë shumë të lumtur pavarësisht ngjarjeve të fundit.
Kim Kardashian ka treguar së fundmi se sa i vështirë ka qenë vendimi për t’i dhënë fund serive të ‘Keeping Up With The Kardashians’.
39-vjeçarja ka pohuar se nuk ka rreshtur së qari për shkak se nuk mund ta besonte se seritë nuk do të vazhdonin.
“Mund ta them sinqerisht, ishte dita me më shumë emocione”, është shprehur Kim.
Këto momente teksa Kardashian ka qenë duke qarë, do të shfaqen në serinë finale të ‘Keeping Up With The Kardashians’.
Kujtojmë se seriali i familjes Kardashian ka shoqëruar audiencën për vite me radhë dhe lajmi i mbylljes së saj shkaktoi mjaft reagime në rrjetet sociale.
Vetëm një muaji pasi Facebook u përball me një bojkotmasivnga kompanitë e reklamave, të cilat kërkonin që të bëhej diçka për gjuhën e urrejtjes, tani platforma sociale po përballet me një tjetër protestë, këtë herë e udhëhequr nga disa personazhe të famshëm. Më saktësisht ata kërkojnë që të bëhet më shumë nga media sociale në lidhje shqetësimet që përdoruesit kanë në lidhje me gjuhën e urrejtes, propagandën dhe lajmet e rreme.
Fushata po “udhëhiqet” nga Kim Kardashian, e cila shkruajti në Instagram-in e saj ndër të tjera se pavarësisht se i do rrjetet sociale, pasi mund të komunikojë direkt me fansat, nuk mund të qëndrojë në heshtje teksa lejojnë aktivitetin e grupeve që po promovojnë urrejtjen dhe po e ndajnë SHBA-në. Po ashtu ajo tha se lajmet e rreme dhe informacioni i gabuar ndikojnë shumë në zgjedhet në Amerikë dhe dëmtojnë demokracinë, prandaj do të bllokojë Instagram-in dhe Facebook-un për 24 orë.
Kim-it, e cila ka 188 milionë ndjekës në Instagram, i janë bashkuar edhe personazhe të tjerë si Leonardo DiCaprio, Jennifer Lawrence, Sacha Baron Cohen, Katty Perry, Jamie Foxx, Ashton Kutcher, Naomi Campbell apo Michael B. Jordan.
Fushata besohet se mund të ketë impakt të madh duke qenë se janë të shumtë ata që rrjetet sociale i përdorin kryesisht për të parë çfarë postojnë këto personazhe. Duke i pasur profilet e bllokuara, pa interaktivitetin e përhershëm, gjërat mund të vështirësohen shumë për këto platforma. Kujtojmë se aplikacionet si “Vine” falimentuan pasi nuk mundën që t’i mbanin personazhet e njohur, ndërkohë që Snapchat ka pësuar humbje të madhe për shkak të konflikteve me ta. Facebook dhe Instagram besohet se mund ta përballojnë këtë bojkot, megjithatë asgjë nuk është e sigurtë.
Debati më i madh së fundmi ka qenë për shkak të disa statuseve të Trump, në lidhje me protestat e “Black Lives Matter”. Twitter i bllokoi disa prej statuseve, ndërkohë që Facebook nuk ndërmorri asnjë veprim, pavarësisht se fjalitë e presidentit amerikan u kritikuan në masë.
Mosveprimi i Facebook në këto situata ishte subjekt edhe i një fjalimi viral nga Sacha Baron Cohen:
Do të jetë mjaftueshëm për tërhequr vëmendjen e ekzekutivëve të Facebook dhe Mark Zuckerberg? Kjo mbetet për t’u parë. Por nëse personazhet e përfaqësojnë lëtë nisëm, mund të jetë problem për ta.
Mesa duket Kim Kardashian dhe Kanye West janë ribashkuar për të kaluar pak kohë bashkë, ndërkohë që javët e fundit kanë jetuar larg njëri-tjetrit.
Sipas “People” Kanye shkoi gjatë fundjavës në shtëpinë e çiftit në Los Angeles, për të kaluar kohë me bashkëshorten e tij dhe fëmijët. “Ai është shumë i zënë duke punuar me muzikën dhe fushatën presidenciale, por e kishte marrë malli të shihte fëmijët”- thotë burimi pranë familjes West- “Ata e kaluan fundjavën në shtëpinë në Hidden Hills dhe kaluan për herë të parë pas disa kohësh, pak ditë së bashku.”
Nuk dihet se për sa gjatë Kim dhe bashkëshorti i saj do të qëndrojnë në LA, megjithatë besohet se për të ardhmen e afërt ata do vazhdojnë të jetojnë të ndarë, në shtëpi të ndryshme. Kjo pasi reperi do të vazhdojë të jetë në fermën në Wyoming, ndërkohë që Kim është e lumtur në LA dhe për fëmijët është e vështirë të ndryshojnë ambient.
“Kim do që martesa e tyre të funksionojë dhe po përpiqet për këtë. Ajo I ka të qarta planet për të ardhmen, edhe pse është duke qëndruar në qetësi. Tani e ka pranuar faktin që Kanye do të qëndrojë në Wyoming dhe po e lejon, pasi ai është i zënë me fushatën presidenciale dhe projektet e tjera”- thotë një tjetër burim pranë tyre.
Ndërkohë, nëse bazohemi tek mediat sociale, çifti është si gjithmonë, pa probleme. Kim ka ndarë së fundmi një foto në Instagram nga udhëtimi me familjen e Colorado, i realizuar disa ditë më parë, ku ishte dhe Kanye:
Detaje të reja zbulohen për marrëdhënien e Kim Kardashian dhe Kanye West. Deklarat e Kanye sollën një varg reagimesh, që u finalizuan me vendimin e Kim për të qëndruar larg derisa situata të qetësohet.
Por burime të reja kanë zbuluar më shumë. Sipas “UsWeekly”, ata jetojnë të ndarë prej 1 viti, duke qenë se Kanye është zhvendosur në fermën në Wyoming, të cilën e sheh si një vend që i bën mirë për kreativitetin.
“Kanye ka ndenjur në Wyoming gjithë këtë vit. Kim shkon ta vizitojë bashkë me fëmijët rreth 1 herë në pesë javë. Ata nuk po kalojnë kohë bashkë sepse ai e zhvendosi jetën e tij në Wyoming dhe aty nuk është vendi ku ndodh jeta e tyre, ku është familja e tyre apo ku fëmijët shkojnë në shkollë.”
Nga ana tjetër, pas ngjarjeve të fundit Kim po konsideron të përfundojë martesën mes tyre, sepse gjërat duket se nuk funksionojnë më. Burime për People janë shprehur:
“Ajo nuk po merr atë që do nga Kanye. Arriti në pikën që fluturoi në Cody thjesht për t’i thënë mirupafshim dhe që martesa e tyre ka përfunduar. Ai nuk duket sikur e kupton atë që ajo i thotë. Nuk ka ndryshuar asgjë për të cilën i ka thënë të ndryshojë. Kim është e shkatërruar. Gjëja e fundit që do është të jetë e divorcuar me 4 fëmijë.Ajo e di që do jetë mirë financiarisht, por shqetësimet kanë të bëjnë me fëmijët dhe marrëdhënien e tyre. Kim po shkon drejt divorcit, por nuk i dihet nëse do ta firmosë përfundimisht apo jo.”
Ylli amerikan i muzikës Hip-Hop, Kanye West njofton se do të garojë për president të SHBA-së këtë vit.
Njoftimin 43-vjeçari West e ka bërë Ditën e Pavarësisë dhe nëse ai nis fushatën, do të garojë kundër demokratit Joe Biden dhe presidentit aktual Donald Trump, me të cilin ka miqësi.
Fitorja e tij, gjithashtu do të thotë se ylli i “reality show” Kim Kardashian, do të bëhet Zonja e Parë e SHBA.
“Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë po kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara!” shkruan në Twitter këngëtari i famshëm.
Menjëherë pas këtij postimi, sipërmarrësi i famshëm amerikan, CEO i SpaceX, Elon Musk shprehu mbështetjen e tij. “Do të kesh mbështetjen time të plotë,” i shkroi Musk.