Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: kanye west

  • Zbulohet arsyeja/ Kim Kardashian do t’i paguajë 23 milionë dollarë Kanye West

    Zbulohet arsyeja/ Kim Kardashian do t’i paguajë 23 milionë dollarë Kanye West

    Ka kaluar gati një vit që kur Kim Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga burri i saj, Kanye West, por beteja për menaxhimin e pronës së tyre të përbashkët nuk ka përfunduar ende. Ish-çifti, pas periudhës së parë të “ngrirjes” që patën menjëherë pas divorcit, duket se tani kanë rikthyer komunikimin dhe kanë gjetur një ekuilibër.

    Por ndarja e pasurisë së tyre të madhe vazhdon dhe duket se Kim fitoi betejën për shtëpinë e tyre të madhe në kodrat e Los Angeles. Sipas raportimeve në shtypin amerikan, Kim Kardashian do t’i japë 23 milionë euro ish-burrit të saj në mënyrë që të fitojë pronësinë e shtëpisë së tyre të mëparshme të përbashkët.

    Nga këto, 20 milionë janë për shtëpinë dhe 3 milionë për të gjitha sendet shtëpiake, nga mobiljet e deri te veprat e artit. Ish-çifti e kishin blerë këtë shtëpi në vitin 2014 për 20 milionë dollarë dhe e rinovuan atë në vitin 2019.

  • Kim bën “party” ndërsa Kanye West po e përjeton keq divorcin

    Kim bën “party” ndërsa Kanye West po e përjeton keq divorcin


    Kim dhe Kanye i dhanë fund martesës së tyre pak javë më parë duke nënshkruar divorcin që për një kohë të gjatë përflitej në media. Ndonëse ndarja mes tyre ishte miqësore dhe me marrëveshje, pas nënshkrimit të divorcit, dyshja as nuk duan ta shohin me sy njëri-tjetrin.

    Siç raportojnë burimet nga mediat e huaja, Kanye e ka përjetuar keq ndarjen. Ai ka ndryshuar numrin e telefonit dhe Kim mund ta kontaktojë vetëm nëpërmjet skuadrës së tij të sigurisë. Por edhe Kim nuk pranon të qëndrojë në shtëpi kur Kanye shkon për të parë fëmijët, duke u larguar sa herë është dita e vizitave.

    Megjithatë ndryshe nga Kanye, Kim duket se e ka marrë pak më lehtë ndarjen. Ylli televiziv jo vetëm që shkoi me pushime, më pas u argëtua me mikeshat e saj, por po ia kalon për mrekulli edhe me fëmijët duke i mësuar nga pak me mungesën e të atit. Mbrëmjen e djeshme ajo ka organizuar një “Pizza party” duke publikuar foto e duke treguar se janë shumë të lumtur pavarësisht ngjarjeve të fundit.

  • Ç’po ndodh me Kim dhe Kanye?/ Janë bashkë, por jetojnë të ndarë

    Ç’po ndodh me Kim dhe Kanye?/ Janë bashkë, por jetojnë të ndarë

    Mesa duket Kim Kardashian dhe Kanye West janë ribashkuar për të kaluar pak kohë bashkë, ndërkohë që javët e fundit kanë jetuar larg njëri-tjetrit.

    Sipas “People” Kanye shkoi gjatë fundjavës në shtëpinë e çiftit në Los Angeles, për të kaluar kohë me bashkëshorten e tij dhe fëmijët. “Ai është shumë i zënë duke punuar me muzikën dhe fushatën presidenciale, por e kishte marrë malli të shihte fëmijët”- thotë burimi pranë familjes West- “Ata e kaluan fundjavën në shtëpinë në Hidden Hills dhe kaluan për herë të parë pas disa kohësh, pak ditë së bashku.”

    Nuk dihet se për sa gjatë Kim dhe bashkëshorti i saj do të qëndrojnë në LA, megjithatë besohet se për të ardhmen e afërt ata do vazhdojnë të jetojnë të ndarë, në shtëpi të ndryshme. Kjo pasi reperi do të vazhdojë të jetë në fermën në Wyoming, ndërkohë që Kim është e lumtur në LA dhe për fëmijët është e vështirë të ndryshojnë ambient.

    “Kim do që martesa e tyre të funksionojë dhe po përpiqet për këtë. Ajo I ka të qarta planet për të ardhmen, edhe pse është duke qëndruar në qetësi. Tani e ka pranuar faktin që Kanye do të qëndrojë në Wyoming dhe po e lejon, pasi ai është i zënë me fushatën presidenciale dhe projektet e tjera”- thotë një tjetër burim pranë tyre.

    Ndërkohë, nëse bazohemi tek mediat sociale, çifti është si gjithmonë, pa probleme. Kim ka ndarë së fundmi një foto në Instagram nga udhëtimi me familjen e Colorado, i realizuar disa ditë më parë, ku ishte dhe Kanye:

    https://www.instagram.com/p/CENnyeOg3bC/?igshid=181w9ff2k1z0n

    Pra, martesa vazhdon…Të paktën deri më tani. 2020 akoma nuk e ka mposhtur Kim dhe Kanye-n.

  • Jetojnë të ndarë prej 1 viti/ Kim dhe Kanye janë shumë pranë divorcit

    Jetojnë të ndarë prej 1 viti/ Kim dhe Kanye janë shumë pranë divorcit

    Detaje të reja zbulohen për marrëdhënien e Kim Kardashian dhe Kanye West. Deklarat e Kanye sollën një varg reagimesh, që u finalizuan me vendimin e Kim për të qëndruar larg derisa situata të qetësohet.

    Por burime të reja kanë zbuluar më shumë. Sipas “UsWeekly”, ata jetojnë të ndarë prej 1 viti, duke qenë se Kanye është zhvendosur në fermën në Wyoming, të cilën e sheh si një vend që i bën mirë për kreativitetin.

    “Kanye ka ndenjur në Wyoming gjithë këtë vit. Kim shkon ta vizitojë bashkë me fëmijët rreth 1 herë në pesë javë. Ata nuk po kalojnë kohë bashkë sepse ai e zhvendosi jetën e tij në Wyoming dhe aty nuk është vendi ku ndodh jeta e tyre, ku është familja e tyre apo ku fëmijët shkojnë në shkollë.”

    Nga ana tjetër, pas ngjarjeve të fundit Kim po konsideron të përfundojë martesën mes tyre, sepse gjërat duket se nuk funksionojnë më. Burime për People janë shprehur:

    “Ajo nuk po merr atë që do nga Kanye. Arriti në pikën që fluturoi në Cody thjesht për t’i thënë mirupafshim dhe që martesa e tyre ka përfunduar. Ai nuk duket sikur e kupton atë që ajo i thotë. Nuk ka ndryshuar asgjë për të cilën i ka thënë të ndryshojë. Kim është e shkatërruar. Gjëja e fundit që do është të jetë e divorcuar me 4 fëmijë.Ajo e di që do jetë mirë financiarisht, por shqetësimet kanë të bëjnë me fëmijët dhe marrëdhënien e tyre. Kim po shkon drejt divorcit, por nuk i dihet nëse do ta firmosë përfundimisht apo jo.”

  • Reperi Kanye West shpall kandidaturën për president të SHBA

    Reperi Kanye West shpall kandidaturën për president të SHBA

    Ylli amerikan i muzikës Hip-Hop, Kanye West njofton se do të garojë për president të SHBA-së këtë vit.

    Njoftimin 43-vjeçari West e ka bërë Ditën e Pavarësisë dhe nëse ai nis fushatën, do të garojë kundër demokratit Joe Biden dhe presidentit aktual Donald Trump, me të cilin ka miqësi.

    Fitorja e tij, gjithashtu do të thotë se ylli i “reality show” Kim Kardashian, do të bëhet Zonja e Parë e SHBA.

    “Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë po kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara!” shkruan në Twitter këngëtari i famshëm.

    Menjëherë pas këtij postimi, sipërmarrësi i famshëm amerikan, CEO i SpaceX, Elon Musk shprehu mbështetjen e tij. “Do të kesh mbështetjen time të plotë,” i shkroi Musk.

  • Policia i vrau të atin, Kanye West bën gjestin e madh për vajzën e George Floyd

    Vrasja e babait të saj ka shkaktuar trazira e lëvizje në të gjithë botën. Por me sa duket vajza gjashtë vjeçare e George Floyd nuk ka mbetur në mes të 4 rrugëve. Gianna ka falënderuar publikisht Kanye West pasi u zotua të paguante shkollimin e saj në kolegj.

    “Faleminderit Kanye, prej teje unë do kem një arsim në kolegj. Mami dhe unë mirënjohëse për ju dhe familjen tuaj”, ka shkruar Gianna në një postim në “Instagram”. Ajo gjithashtu etikoi edhe gruan e West, Kim Kardashian dhe i bashkëngjiti hashtagun #JusticeForGeorgeFloyd.

    Përveçse i siguroi arsimin në kolegj Gianna Floyd, është raportuar se West ka dhuruar 2 milin dollarë për organizatat që mbështesin familjet e Ahmaud Arbery dhe Breonna Taylor të cilët u qëlluan për vdekje nga oficerët e policisë në SH.B.A. në fillim të këtij viti.

    https://www.instagram.com/p/CBe1tRGgHMu/?utm_source=ig_web_copy_link