Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: kampionati

  • Tirana i vë “drynin” mediave pas derbit, bardheblutë japin njoftimin e rëndësishëm

    Tirana i vë “drynin” mediave pas derbit, bardheblutë japin njoftimin e rëndësishëm

    Barazimi në derbi i pak ditëve më parë, e ka lejuar Tiranën të mbajë vendin e parë me 2 pikë diferencë nga Partizani, kur kanë mbetur edhe 3 javë deri në fund të kampionatit.

    Bardheblutë synojnë titullin e dytë radhazi kampion dhe duket se kërkojnë përqendrim për këto 3 javë, duke u larguar edhe nga vëmendja e mediave. Klubi bardheblu ka vendosur të mbyllë dyert deri në fund të kampionatit dhe të vetmet prononcime, do të jenë në ditën e konferencave zyrtare. Vetë klubi i Tiranës e ka konfirmuar diçka të tillë nëpërmjet një komunikate për mediat.

    “Ju njoftojmë se KF Tirana do të jetë e mbyllur për mediat deri në perfundimin e kampionatit. Të vetmet prononcime do të bëhen në konferencat zyrtare për shtyp. Faleminderit”, shkruhej në njoftimin e klubit.

  • Tirana fiton në Shkodër dhe i bën “një nder” Partizanit

    Tirana fiton në Shkodër dhe i bën “një nder” Partizanit

    Tirana mori një fitore të rëndësishme për rihapjen e kampionatit, duke mposhtur 2-1 Vllazninë në Shkodër.

    Vendasit e nisën mjaft mirë pasi kaluan në epërsi që në të 3’, falë një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Dilaver, por pas 3 minutash të tjera ishte Batha që barazoi rezultatin për bardheblutë.

    Në pjesën e dytë, miqtë nga kryeqyteti gjetën edhe golin e përmbysjes së rezultatit, kur Seferi dha një top të saktë për Cale, dhe braziliani nuk gaboi brenda në zonë. Seferi mund të kishte shënuar edhe golin e tretë në një kundërsulm, por i vetëm përballë Zokovic nuk arriti ta mposhte.

    Me këtë rezultat, Vllaznia mbetet në vend të parë, por Partizani ka shansin t’i afrohet në një 1 pikë diferencë nëse mund Laçin pasdite.

  • “Ju ka rënë ‘bingo’ në klubin më të mirë”/ Zbardhet biseda mes tifozëve dhe lojtarëve të Skënderbeut: Jeni në kampionatin më të…

    “Ju ka rënë ‘bingo’ në klubin më të mirë”/ Zbardhet biseda mes tifozëve dhe lojtarëve të Skënderbeut: Jeni në kampionatin më të…

    Skuadra e Skënderbeut është “shtangur” dje në stërvitje nga një grup tifozësh korçarë. Në seancën e djeshme, në kuadër të sfidës së nesërme kundër Kukësit, disa përkrahës të Skënderbeut, nën siglën e tifogrupit “Ujqërit e Dëborës”, kanë zbritur në fushën stërvitore dhe u kanë kërkuar lojtarëve të respektojnë fanellën e ekipit duke pasur parasysh situatën e keqe që skuadra po kalon në kampionat.

    Biseda ka zgjatur disa minuta. Tifozët u bënë thirrje lojtarëve të bëjnë kthesë në sfidën kundër Kukësit, duke u kujtuar sukseset e ekipit në dekadën e fundit. Nga ana tjetër, tifozët premtuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme për ekipin në të gjitha ndeshjet e mbetura për të nxjerrë Skënderbeun nga një vend që nuk i takon. Kryetifozi Armando Buda ka qenë i pari që i është drejtuar ekipit me qëllim për ta “shkundur” dhe prekur moralin e lojtarëve. “Jemi mbledhur këtu për një qëllim të vetëm, për t’iu motivuar dhe ‘shkundur’.

    Nuk mund të përdhoset nga këto rezultate fanella e Skënderbeut. Nuk dua të akuzoj, pasi kampionati i tillë është, i çuditshëm, por ka lojtarë që bëjnë sikur luajnë dhe sikur djersitin për këtë fanellë, ku në fakt nuk bëjnë asgjë. Nuk mund të lejojmë paraqitje të tilla! Prandaj, nëse keni veshur këtë fanellë është fati juaj, por të paktën djersiteni dhe nderojeni. Nuk ju mungon asgjë, mbështetjen dhe stafin e keni. Dijeni që uniforma që ju keni veshur ne na rëndon shumë kur e shohim në këto nivele.

    Nuk mund të pranojmë që Skënderbeu, i cili ka bërë histori në vitet e fundit, të katandiset kështu. Duam reagimin tuaj nga ndeshja e radhës. Duam të shohim 11 ‘ujqër’ në fushë, që luftojnë për triumf. Më pas, nëse ju jepni maksimumin dhe nuk ia dilni dot të merrni rezultat është pjesë tjetër, por të paktën jepeni më të mirën”, theksoi kryeti- fozi. Pas tij kryetari i grupimit “Ujqërit e Dëborës”, Genci Malësia, u mundua të ngrinte moralisht lojtarët. “Ju duhet të kuptoni se ku jeni. Jeni në klubin më të mirë në Shqipëri. Nuk ju mungon asgjë, as kushtet e stërvitjes, as ato të akomodimit. Presion nuk keni, mbështetjen e keni. Duhet të kuptoni se nuk po luani me Barcelonën, as me Vilarealin. Po luani në kampionatin ndoshta më të dobët të viteve të fundit.

    Me Bylisin dhe Fierin po luani. Ndaj këtyre ekipeve duhet të fitoni që në dhomat e zhveshjes. Është mëkat të mos fitojmë dhe të bëjmë paraqitje të tilla. Keni bërë trajnerin me dhimbje koke, stafin po ashtu edhe klubin. Duhet të luani me nerv loje, të merrni shembull kohën e Liçit, se si hynte ky në fushë. Jeni me fat, ju ka rënë ‘bingo’ që jeni këtu në këtë klub”, mbylli Malësia fjalimin e tij para ekipit.

    Burimi: PANORAMASPORT.AL

  • Klubet e Superiores presion nga Bjellorusia qeverisë: Bojkot kampionatit dhe protesta në bulevard për kërkesat tona

    Klubet e Superiores presion nga Bjellorusia qeverisë: Bojkot kampionatit dhe protesta në bulevard për kërkesat tona

    Klubet e elitës së futbollit shqiptar (Kategoria Superiore) përsëritën sërish qëndrimin për bojkotimin e sezonit 2020-2021 pas mungesës së përgjgjes nga qeveria shqiptare në lidhje me plotësimin e katër kërkesave bazë.

    Në takimin e mbajtur të 9 klubeve në Minsk të Bjellorusisë, aty ku sot do të luajë kombëtarja jonë, Liga Profesioniste e Futbollit doli me qëndrim zyrtar për të mos lejuar nisjen e kampionatit si shenjë proteste ndaj neglizhencës së qeverisë.

    Kjo mbledhje u mbajt pas takimit të pasdites së djeshme po në Minsk mes presidentit të FSHF-së Armand Duka dhe disa prej presidentëve të klubeve të Kategorisë Superiore

    Liga e Profesioniste e Futbollit

    Deklaratë per shtyp

    Sot në mbledhjen e ligës së klubeve të Kategorisë Superiore të Shqipërisë, zhvilluar ne Minsk të Bjellorusisë, morën pjesë 9 klube nga 10 gjithsej. Pas një diskutimi të kujdesshëm dhe serioz, ne presidentët e klubeve vendosëm njëzëri dhe me unanimitet të plotë:

    1. Të çojmë deri në fund luftën tonë për plotësimin e katër kërkesave drejtuar qeverisë një muaj më parë:
    2. Të ulet TVSH në masën 6%.

    b.Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.

    1. Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite.
    2. Te miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimi për Sportin.

    2) Të apelojmë komunitetin e futbollit shqiptar, që debuton brenda e jashtë kufijve tanë shtetërorë, bashkësinë e sporteve të tjera, inteligjencën dhe shoqërinë shqiptare, të bashkohen me luftën tonë të drejtë e të ligjshme.
    3) Ftojmë Qeverinë, në tavolinën e bisedimeve. Katër kërkesat tona janë një pjesë shumë e vogël e premtimeve gënjeshtare të kahershme e të përsëritura të qeverisë. Qeveria duhet të na dëgjojë dhe t’i plotësojë këto kërkesa minimale.
    4) Ne nuk do tërhiqemi nga bojkoti ynë i kampionatit sa kohë nuk do dëgjohemi. Në datën 12 shtator kampionati ynë i Kategorisë Superiore nuk do të luhet. Ne do të protestojmë me qytetari e vendosmëri në bulevardet e Shqipërisë dhe nuk do të kthehemi më në fushat e blerta të stadiumeve, pa u përmbushur të katër kërkesat tona. Ne do të bëjmë të njohur për opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjendjen katastrofike të klubeve shqiptare për shkak të politikave të gabuara e të papërgjegjëshme të shtetit dhe qeverisë shqiptare.

    Minsk, më 4 shtator 2020

  • VIDEO/Me maska por pa respektuar distancën, tifozët nuk pyesin për koronavirusin dhe shkojnë përkrahin skuadrën masivisht

    PORTUGALI–Në fundin e muajit maj Portugalia me shumë gjasa pritet të rifillojë kampionatin. Në këtë situatë, disa skuadra kanë nisur stërvitjet. Qeveria ka dhënë urdhër që kampionati dhe seancat stërvitore të luhen pa tifozë, po si duket ky urdhër nuk është zbatuar nga tifozët e Portos që duket se iu ka munguar shhumë skuadra e zemrës.

    Me maskat të vendosura, një numër i madh tifozësh kanë shkuar në vendin ku po stërvitej skuadra e zemrës dhe i ka përkrahur ata. Nuk kanë munguar as flakadanët dhe tymueset, teksa kanë rrezikuar shumë, duke ditur që Koronavirusi është ende në qarkullim.

    Në Portugali situata e Covid-19 nuk është edhe aq problematike teksa janë vetëm 25 mijë të infektuar dhe më pak se 1 mijë të vdekur.

    E.Ç (Milo.al)