Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Harallamb Qaqi

  • Teuta, vjen largimi i parë nga skaudra bregdetare; titullari i ekipit nuk ra dakort me rinovimin

    Teuta, vjen largimi i parë nga skaudra bregdetare; titullari i ekipit nuk ra dakort me rinovimin

    Harallamb Qaqi është i larguari i parë nga Teuta. Mbrojtësit i ka përfunduar kontrarta dhe palët nuk kanë mundur të gjejnë marrëveshjen për rinovimin e saj.

    Në këto kushte lotjari dhe klubi kanë vendosur të ndajnë rrugët mes tyre, ndonëse mungon zyrtarizimi nga palët. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se 30-vjeçari ka tërhequr letrat nga durrsakët dhe tashmë kthehet në një opsion për ekipet e tjera të Superiores.

    Në këtë sezon lojtari kryeqytetas ka luajtur me Teutën në 29 ndeshje. Në total 1843 minuta. Kujtojmë se ky është viti i 4-të radhazi për “Djemtë e Detit” që nuk marrin pjesë në kompeticionet europiane, teks mundën të siguronin mbijetesën dhe të shmangnin “Play-Out” vetëm disa javë para fundit të kamopionatit.