Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Eva Murati

  • Luiz Ejlli apo Nik Xhelilaj?! Moderatorja e njohur habit me përgjigjen e saj, ja kë zgjedh

    Luiz Ejlli apo Nik Xhelilaj?! Moderatorja e njohur habit me përgjigjen e saj, ja kë zgjedh

    Moderatorja e njohur, Eva Murati, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime on Top” në Top Channel.

    Eva, e cila ka luajtur edhe në shumë filma, u pyet nga Lei Kraja se kë do zgjidhte mes Nik Xhelilajt dhe Luiz Ejllit, për të luajtur në një film.

    Teksa fillimisht tha asnjërin, pastaj Murati shtoi ‘me të dy së bashku’.

    Lei Kraja: Ti ke luajtur shumë, shumë filma, së fundmi edhe me Nik Xhelilajn. Do bësh ndonjë film tjetër dhe nëse duhet të zgjidhje mes Nik Xhelilajt dhe Luiz Ejllit, kë do zgjidhje?

    Eva Murati: Obobob tani. E di çfarë po mendoj unë? Domethënë mendoj titujt e portaleve po të zgjedh njërin dhe titujt e portaleve po të zgjedh tjetrin.

    Lei Kraja: Po me Nikun e ke bërë, kështu që mund t’a bësh me Luizin

    Eva Murati: Prandaj ma bëre këtë pyetje

    Lei Kraja: Jo, jo, po t’a lehtësoj

    Eva Murati: Nuk po zgjedh asnjërin. Ose të dy, pse jo, të dy së bashku

    Lei Kraja: Kështu që janë të gjithë në paqe, një super film me yjet e Shqipërisë

  • Eva Murati: Covid-19 më pengoi disa projekte të miat, së shpejti në ekran si aktore në një projekt…

    Eva Murati: Covid-19 më pengoi disa projekte të miat, së shpejti në ekran si aktore në një projekt…

    Këtë të shtunë Eva Murati në emisionin Fit Station foli për pasionet e saj, planet e të ardhmes në karrierë dhe dashurinë e madhe për aktrimi. Ajo u shpreh se Covid 19 pengoi disa nga projektet që Eva kishte në aktrim, por për të cilat është duke punuar intesivisht.

    Moderatorja bukuroshe u shpreh se ofertat nuk i kanë munguar asnjeherë, dhe së shpejti do vijë në ekran edhe në rolin e aktores në një projekt ndërkombëtar, duke mos dashur të zbulojë më shumë detaje.

    “ Kam patur shumë plane për të thënë të vërtetën në lidhje me fushën e aktrimit por pandemia i turbulloi pak gjërat, kanë qenë plane për projekte filmike por gjigantë të mëdhenj në botë e ndaluan punën e tyre kjo gjë u ndalua” – shpreh moderatorja e sportit.

    Pyetjes së gazetares nëse kishte patur ndonjë ofertë konkrete, Murati ju përgjigj me po dhe planet ishin anuluar fundit për shkak të pandemisë.

    “ Po oferta ka qenë konkrete dhe kemi qenë në prag të xhirimeve, por për shkak të situatës nuk mundëm të nisim. Ka qenë fjala për një film, të cilin për hir të vërtetës me zor po e prisja. Nuk po zbuloj më shumë se gjithmonë e bëj publike në momentin e parë që vë këmbën në shesh xhirim. Aktrimi është pasioni im më i madh dhe nëse do më jepej mundësia do merresha vetëm me aktrim, pavarësisht se televizioni më jep një adrenalinë të jashtëzakonshme. Praktikisht unë jam rritur me televizionin, e kam nisur që 16 vjec dhe kam një dashuri shumë të madhe, por aktrimi është dicka tjetër, sepse ti duhet të veshësh rrobat e dikujt tjetër duhet të transformohesh në dikë tjetër dhe kjo gjë më pëlqen shumë” – u shpreh Eva Murati.