Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Ervis Martinaj

  • “I rrëmbyen dhe i torturuan babain!” Gazetari tregon si nisi “lufta” mes Ervis Martnajt dhe Leonard Dukës

    “I rrëmbyen dhe i torturuan babain!” Gazetari tregon si nisi “lufta” mes Ervis Martnajt dhe Leonard Dukës

    Teksa fati i Ervis Martinajt mbetet ende mister, kundërshtari i tij më i madh, Leonard duka ra në prangat e policisë dy ditë më parë. I ftuar në emisionin “Zona Zero” gazetari Flamur Vezaj tregoi se si nisi kjo armiqësi dhe luftë mes klaneve duka dhe Martinaj, të cilët dikur kanë qenë partnerë biznesi.

    “Sherri filloi pas një konflikti biznesi. Martinaj i kishte lënë disa makineta në administrim në lokalin e familjes Duka. Ata merrnin fitime të mëdha nga këto makineta dhe Martinaj kërkoi që t’ia merrte në zotërim të gjithë lokalin. Pasi Dukajt nuk pranuan ta linin lokalin, nisi gjithë konflikti. Madje Dukajt i kanë marrë peng dhe babain Ervis Martinajt. Gjithçka më pas është kthyer në një luftë që ka sjellë dhe viktima.” -, tha gazetari.

  • “E morën tre kuksianë…”!/ Zbulohet dëshmia e fundit, ja çfarë ndodhi me fatin e Ervis Martinaj-t

    “E morën tre kuksianë…”!/ Zbulohet dëshmia e fundit, ja çfarë ndodhi me fatin e Ervis Martinaj-t

    Mbi pesë muaj dhe asnjë gjurmë nga Ervis Martinaj. Biznesmeni i basteve u zhduk në gusht. Në ditët e fundit të vitit të kaluar, por edhe në fillim të 2023-shit, SPAK kontrolloi shtëpitë e tij në Fushë Kuqe dhe në Surrel, por nuk gjeti asgjë.

    Pistat janë të shumta dhe një pjesë e tyre flasin për inskenim. Nuk janë të paktë zërat që besojnë se mund të jetë arratisur drejt Kosovës duke qenë se në shtëpi iu gjet edhe një pasaportë me një identitet tjetër, të një shqiptari nga Kosova.

    Burime operative thanë për “5pyetjet.al” se dyshimet janë të forta që Martinaj të jetë arratisur drejt Kosovës në fillim të shtatorit.

    I njëjti burim, theksoi se dyshohet se kanë qenë tre kuksianë që e kanë nxjerrë nga Shqipëria dhe e kanë dorëzuar në Kosovë tek njerëzit e një politikani me peshë.

    Politikani në fjalë dyshohet se ka biznese të lojërave të fatit me Martinajn dhe kështu janë njerëzit e tij që e ruajnë në Kosovë. Gjithsesi informacionet janë nga burime jo të konfirmuara. E vërteta është që policia nuk di të thotë nëse Erivs Martianj ka inskenuar zhdukjen apo është vrarë.

  • Ervis Martinaj në Kolumbi? Gazetari habit me deklaratën:  Prokuroria ka zbuluar një numër celulari, dyshohet se…

    Ervis Martinaj në Kolumbi? Gazetari habit me deklaratën:  Prokuroria ka zbuluar një numër celulari, dyshohet se…

    Gazetari i kronikës, Julian Kasapi ka folur në lidhje me ndërhyrjen e forcave RENEA në shtëpinë e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, teksa ka thënë se ky operacion ka qenë një element procedurial.

    Sipas tij kontrolli është shumë i vonuar dhe se duhet të ndodhte që kur Martinaj u denoncua i humbur nga familja e tij në verë.

    Sakaq, Kasapi shtoi në emisionin “Open”, se ky kontroll i cili u raportua se erdhi si shkak i përgjimit të një telefonate nga burgu, ka rezultuar se Prokuroria ka dhe një numër që rezulton nga Kolumbia, por që është ende herët për të thënë nëse përdorej nga Martinaj apo dikush tjetër.

    Ka qenë një telefonatë e interceptuar nga burgu, prokuroria ka dhe një numër që rezulton nga Kolumbia, por që është ende herët për të thënë nëse përdorej nga Martinaj apo dikush tjetër. Bëhej fjalë për dosjen “Plumbi i artë”, ku jo vetëm për Martinajn por edhe për të tjerë janë bërë kontrolle në banesa”, u shpreh ai.

  • “E kanë hedhur në…”, gazetari jep deklaratën e fortë për fatin e Martinaj-t: Kërkohet i gjallë ose i vdekur

    “E kanë hedhur në…”, gazetari jep deklaratën e fortë për fatin e Martinaj-t: Kërkohet i gjallë ose i vdekur

    Ervis Martinaj, i shumëkërkuari i drejtësisë rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Në këtë datë ai ka komunikuar për herë të fundit me familjarët e tij të cilët më pas e kanë shpallur të zhdukur.

    Kur kanë kaluar 5 muaj që nga zhdukja e tij askush nuk di të thotë me bindje nëse “bossi” i lotove është zhdukur vetë apo e kanë vrarë. Zhdukja e tij po hetohet nga shteti në dy pista, njëra që ai është gjallë dhe tjetra që e kanë vrarë.

    Gazetari Elton Qyno gjatë një emisioni televiziv e ka quajtur të çuditshëm kontrollin e policisë në shtëpinë e Martinaj. Sipas tij ai nuk është vrarë, por është zhdukur pa gjurmë. Ndërkohë që shton se ka të dhëna ku thuhet se Martinaj është hedhur në det.

    “Policia nuk ka gjetur asnjë provë të vendgjetjes së tij pranë banesës së tij. E kam quajtur si një xhiro vizitë të policisë në fshatin Fushë Kuqe, sepse një person që nga 8 gushti konsiderohet herë si i zhdukur herë si ekzekutuar, ta kontrollosh në shtëpinë e tij ose te bizneset më duket e pabesueshme. Operacioni i policë motivohet nga një vendim i SPAK dhe çdo operacion i tillë, e ka një justifikim nga gjykata pasi Martinaj është shpallur në kërkim. Ndoshta policia ka pasur një informacion operativ, se mos Martinaj ka ardhur për të festuar Krishtlindjet në shtëpinë e tij.

    Kemi një hetim për rrëmbimin dhe dyshohet nëse është gjallë apo jo. Ndërkohë që në SPAK kërkohet i gjallë për një ekzekutim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Pra, shteti po heton në dy pista dhe njëra pretendon se ka të dhëna se ky individ është vrarë, ndërsa tjetra e kërkon të gjallë. Në kanale policeske flitet se mund të kemi një rast të ekzekutuar. Unë nuk dua ta besoj një ekzekutim, sepse në fund të fundit kemi të bëjmë me një njeri dhe vazhdoj t’i qëndroj planit se ai nuk është vrarë, por është zhdukur pa gjurmë. Ndërkohë ka edhe të dhëna se ai është hedhur në det. Nëse do të kishim një ekzekutim, nuk besoj se këta kundërshtarë të mos e reklamonin trupin e tij, për të shpallur triumfin e tyre”.

  • Jeton Lami refuzon ende të shprehet në hetuesi! Polici i Ervis Martinajt “mbyll gojën”

    Jeton Lami refuzon ende të shprehet në hetuesi! Polici i Ervis Martinajt “mbyll gojën”

    Ish-agjenti i forcës operacionale jeton lami i arrestuar me akuzën se shoqëronte të kërkuarin Ervis Martinaj gjatë lëvizjes në disa qytete, ka refuzuar të flasë. Tri herë radhazi hetuesit dhe gjykata i kanë kërkuar shpjegime, por ish-polici nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë. Nga ana tjetër hetimet për të zbardhur denoncimin e familjes për zhdukjen e Ervis Martinajt duket se kanë mbetur në vendnumëro.

    Tre muaj nga arrestimi i agjentit të forcës operacionale Jeton Lami, me akuzën e bashkëpunimit me të kërkuarin Ervis Martinaj, ish polici ende nuk ka pranuar të flasë për hetuesit e çështjes.

    Jeton Lami, vijon të mbahet në qeli ndërsa gjatë kësaj kohe prokurorët e kanë vizituar tri herë me shpresën se ai do pranojë të flasë rreth asaj që di, për Ervis Martinajn.

    Agjenti i policisë u arrestua në 24 gusht pasi në dy momente doli nga kamerat filmike, teksa shoqëronte Ervis Martinajn, personin e kërkuar nga prokuroria e posaçme SPAK, për akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve” me qëllim vrasjen e Endrit Dokles. Por teksa SPAK dhe policia e kërkonte me qëllim arrestimin e tij, Martinaj është zhdukur në 8 gusht 2022. Në përpjekje për të gjurmuar të kërkuarin policia dhe prokuroria e Laçit, zbuloi se ai shoqërohej me agjentin e policisë Jeton Lami.

  • Misteri Ervis Martinaj/ Zbulohet se çfarë deklaruan vëllezërit Avdylaj përpara policisë

    Misteri Ervis Martinaj/ Zbulohet se çfarë deklaruan vëllezërit Avdylaj përpara policisë

    Prokuroria e Kurbinit ka urdhëruar policinë të marrë në pyetje Jasim Avdylaj dhe Astrit Avdylaj për zhdukjen e Ervis Martinajt.

    Gazetarja Klodiana Lala raportoi se dy kushërinjtë Avdylaj janë marrë të dy në pyetje në Durrës nga oficerët e policisë së Lezhës për llogari të Kurbinit.

    Alibia e tyre dhënë për oficerët e policisë ka qenë monitorimi i vazhdueshëm nga policia.

    “Ne jemi në arrest shtëpie jemi të monitoruar nga policia”, mësohet se kanë thënë ata. Më herët është kontrolluar edhe banesa e tyre me vendim gjykate.

  • Fati i Ervis Martinajt dhe a po kërkohet në Vlorë? Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku reagon menjëherë!

    Fati i Ervis Martinajt dhe a po kërkohet në Vlorë? Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku reagon menjëherë!

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka deklaruar se nuk ka asgjë për të shtuar për fatin e Ervis Martinajt deri më sot.

    “Ne jemi duke punuar. Kemi struktura që po ndjekin rastin jemi në ecuri të procesit. Nuk kam asgjë më tepër për të deklaruar.” tha Rrumbullaku.

    Ndërkohë që fati i Martinajt mbetet mister, aludimet janë të shumta, duke filluar nga rrëmbimi i tij e deri të dyshimet se është vrarë.

    Martinaj është zhdukur që në muajin gusht, dhe kryeministri Edi Rama ka deklaruar disa javë më parë se policia e ka një përgjigje, por nuk mund të dalë ta thotë zyrtarisht pa pasur provat e duhura

    “Nëse përgjigja do të ishte aty dhe do të ishte fshehur, do të kishte dalë për 9 ditë. Duhet të kemi durim, sepse përgjigja duhet të jetë me prova. Nuk është thjesht një përgjigje që pak a shumë e kemi që sot, por nuk mund të thuhet zyrtarisht pasi duhet të jetë e provuar”, ka thënë Rama më 17 shtator.

    Sot policia e Vlorës mbajti një deklaratë për shtyp ku gazetarët  i drejtuan pyetjen nëse po kërkohet për fatin e Ervis Martinajt në këtë qytet?

    Kësaj  pyetje policia e Vlorës i dha përgjigje duke thënë se ka një plan të detajuar për kontrollet.

    “E vërtetë që FNSH ka qenë prezent ne qytetin e Vlorës. Ka një plan të detajuar nga shërbimet e policisë, e kemi pasur dhe mbështetjen e tyre. Këto kontrolle do vijojnë e në javët në vijim në lidhje me procedimet që kanë ngritur skuadrat e hetimit”, tha zyrtari i Policisë.

    I pyetur nga gazetarët nëse policia ka informata  që Martinaj ka qenë në Vlorë, zyrtari i Policisë tha se:

    “Është një çështje që nuk i përket qarkut të Vlorës. Strukturat e DVP Vlorë mbështesin të gjitha strukturat e drejtorive të tjera policore për çfarëdo lloj verifikimi apo operacioni në terren”.

  • Çfarë po ndodh me të shumëkërkuarin që po trazon politikën dhe Policinë? Publikohet fotoja më e re e Ervis Martinajt, ja detaji që ra në sy (FOTO)

    Çfarë po ndodh me të shumëkërkuarin që po trazon politikën dhe Policinë? Publikohet fotoja më e re e Ervis Martinajt, ja detaji që ra në sy (FOTO)

    Një fotografi e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj, po qarkullon ditën e sotme në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një fotografi të papublikuar më parë të biznesmenit, ku ai shfaqet në plazh.

    Nuk dihet nëse fotoja është bërë para apo pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen e tij. Ka dyshime se vendi ku ndodhet është jashtë Shqipërisë, Turqi, Greqi, Brazil apo ndonjë vend tjetër, pasi duket një hapsirë pa shezloge përreth, ku Martinaj duket i sigurt.

    Kujtojmë se prej datës 8 gusht të këtij viti, Ervis Martinaj rezulton i zhdukur, pas denoncimit të familjarëve, të cilët u shprehën se nuk kanë asnjë kontakt me të.

    Ndërkohë ende nuk dihet fati i tij, megjithëse policia ka arritur të gjurmojë disa prej lëvizjeve të tij të fundit para se të zhdukej.

  • E papublikuar më parë/ Shfaqet një tjetër foto e Ervis Martinajt që po bën xhiron e rrjetit

    E papublikuar më parë/ Shfaqet një tjetër foto e Ervis Martinajt që po bën xhiron e rrjetit

    Një tjetër foto e papublikuar më parë është shfaqur së fundmi në rrjetet sociale.

    Kjo është foto e dytë rresht, që publikohet pas zhdukjes së Martinajt, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Shqipëri. Për jetën private të tij, por edhe fotografitë e Martinajt kanë qenë të pakta, dhe publikimi i tyre në mes të teorive për zhdukjen e tij e bën edhe më të mistershme situatën.

    Si foto e parë, edhe fotografia e dytë është “selfie”, që do të thotë se Martinaj ka fotografuar veten. Vendi dhe koha nuk dihen, megjithatë në pamje dallohet se është e viteve të fundit, e realizuar gjatë vjeshtës, mendohet jashtë shtetit.

  • Zbulohet dosja/ Një vajzë e nxori në pritë, Martinaj dyshohet se u rrëmbye në Durrës dhe u vra

    Zbulohet dosja/ Një vajzë e nxori në pritë, Martinaj dyshohet se u rrëmbye në Durrës dhe u vra

    Janë publikuar këtë të mërkurë detaje nga dosja hetimore e të shumëkërkuarit të policisë, Ervis Martinaj.

    Informacioni që thuhet se erdhi nga një burim konfidencial dhe që pasonte një sërë atentatesh të rënda që kishin trazuar verën, ku në shënjestër të plumbave kishin qenë miqtë dhe njerëzit e afërt të Martinaj, linte të dyshohej se një femër misterioze, kishte nxjerrë në pritë Martinaj, ndërsa rrëmbimi mendohej se ishte kryer në Durrës.

    “Më datë 10 gusht 2022 shërbimet e policisë së Drejtorisë Vendore Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë marrë informacion nga një burim konfidencial se shtetasi Ervis Mustafa Martinaj i datëlindjes 6 tetor 1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Kurbin, dyshohet se është rrëmbyer dhe ekzekutuar nga kundërshtarët e tij pasi është tradhtuar dhe nxjerrë në pritë nga një femër në proces verifikimi. Sipas të dhënave të administruara në rrugë operative, dyshohet se Ervis Martinaj mund të jetë rrëmbyer në qytetin e Durrësit dhe më pas të jetë vrarë nga persona të paidentifikuar”-thuhet në dosjen hetimore të publikuar në emisionin “Në shënjestër”.

    Ky ishte informacioni i parë që lajmësi sekret u ofroi drejtuesve të policisë së shtetit. Emri i të cilit me shumë gjasa nuk do të bëhet i ditur kurrë, por që do të vinte në lëvizje policinë.

    Në përpjekje për të hedhur dritë mbi atë çfarë mund të kishte ngjarë me Martinaj, forca të shumta operacionale zbarkuan në Fushë Kuqe të Kurbinit, aty ku deri më parë jetonte bosi tashmë i humbur i lojërave të fatit.

    Ndërkohë në dyert e policisë së Kurbinit, trokiti edhe Faik Martinaj. Xhaxhai i Ervis Martinaj, që po vajtonte ende humbjen në atentat të nipit të tij, Brilantit, kohë kur mori në telefonin e tij, një tjetër lajm tronditës, atë të zhdukjes së nipit tjetër të tij, Ervis Martinaj. Lajmi e shtyu që më 10 gusht, t’i drejtohej komisariatit të policisë Kurbin për të kallëzuar mesazhin, që linte të tregohej se diçka e keqe i kishte ndodhur djalit të vëllait të tij, të famshëm në botën e krimit. Sipas Faik Martinaj, ajo që e bënte edhe më komprometues mesazhin, ishte fakti se lajmi vinte nga Dubai.

    “Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait Ervis Martinaj, i cili është shpallur në kërkim nga prokuroria e posaçme kundër krimit, dje rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë, që për arsye sigurie nuk dua të përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është nga Puka dhe jeton në Dubai, i cili më ka vënë në dijeni se Ervisi është zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të. Ne si familje kemi dyshime se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale që kërkojnë ta eliminojnë. Ne kemi pritur deri ditën e sotme që mos kemi ndonjë kontakt me Ervisin, por nuk kemi arritur të kontaktojmë dhe nuk kemi asnjë lloj informacioni për vendndodhjen dhe gjendjen e tij” ka deklaruar xhaxhai i Ervis Martinaj.

    Faik Martinaj, tha ndër të tjera në dëshminë e tij, se nuk kishte pasur kontakte me nipin e tij, qoftë edhe telefonike, që nga koha kur ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga policia.

    Policia kishte dështuar disa herë në aksionet e saj për arrestimin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Kjo për shkak se çdo lëvizje e forcave speciale RENEA, dyshohej se dekonspirohej nga vetë brenda radhëve të saj.