Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Ervis Martinaj

  • Kurbin, Lulzim Basha ngre dolli me babain e Ervis Martinajt

    Kurbin, Lulzim Basha ngre dolli me babain e Ervis Martinajt

    Lulzim Basha ka ngritur një dolli me babain e Ervis Martinajt, në fshatin Gurëz të Kurbinit. Duke trokitur gotat e rakisë, Basha i premtoi Mustafa Matinajt se do ta bënte Shqipërinë një vend të jetueshëm për fëmijët e tyre, të cilët nuk duhet të largohen por ta ndërtojnë të ardhmen në vendlindje.  

    Basha ka bërë premtimin e gabuar përballë personit të gabuar. Ndryshimi i Shqipërisë nuk bëhet për fëmijët e Mustafait, të cilët të lidhur me pushtetin, arritën t’u marrin shqiptarëve miliona lekë me baste sportive. Ndonëse Mustafai vetë është një qytetar pa rekorde kriminale dhe llogari të hapur me drejtësinë, ai ka administruar pasuritë dhe pronat e të birit.

    Ca më keq kur bëhet fjalë për një personazh si Ervis Martinaj, i cili është sot njeriu më i kërkuar nga Policia e Shtetit. Ai ishte i përfshirë në aktivitete të ndryshme kriminale, e që kishte njerëz të paguar brenda institucioneve të drejtuara nga Partia Socialiste, ndërsa si truprojë një polic të mirëtrajnuar.

    Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022. Ai akuzohet për për disa vrasje dhe ngjarje kriminale.

    Shteti shqiptar është në një kolaps dhe në një mosfunksionim të demokracisë, përsa kohë qeveria ndihmohet nga grupet kriminale për të siguruar vota, ndërsa opozita krijon miqësi me të tjera grupe kriminale për të fituar pushtet.

  • Altin Dumani, kreu i SPAK shuan dyshimet: Ervis Martinaj është gjallë!

    Altin Dumani, kreu i SPAK shuan dyshimet: Ervis Martinaj është gjallë!

    Gjatë takimit informal me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur për disa nga operacionet në fushën e drogës dhe ngjarjet e tjera kriminale, të cilave u ka dhënë përgjigje. Një nga ngjarjet e bujshme është ajo e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej datës 9 gusht të vitit të kaluar. Dumani nuk ka dhënë shumë detaje për fazat e hetimit, por ai u shpreh se për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetojmë.

    “Nuk kemi prova se ai ka vdekur. Për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetohet”– tha Dumani.

    Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete.

  • Klodiana Lala rikthehet të flasë për zhdukjen e Ervis Martinaj-t: Të dhënat e aplikacionit SKY mund të sjellin fakte të reja

    Klodiana Lala rikthehet të flasë për zhdukjen e Ervis Martinaj-t: Të dhënat e aplikacionit SKY mund të sjellin fakte të reja

    Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë në News24 foli për ngjarjet e ‘nxehta’ të ndodhura gjatë verës. Duke nisur nga ‘Metamorfoza’ si edhe aksionet e SPAK.

    Ajo tha se dosja ‘Metamorfoza’ mund të sjellë fakte të reja dhe gjithashtu emra të tjerë që mund të jenë përballë drejtësisë.

    “Nga informacionet që kam, pranë autoriteteve shqiptare kanë ardhur të gjitha komunikimet që kanë pasur. Mendoj se do të ketë në nivele të larta ish-kryetarë bashkish, kryetarë që do të vihen në një masë arresti. Ka një frikë të madhe, patjetër. Është duke u parë me shumë vëmendje.

    Në kuadër të operacionit “Metamorfoza” nuk u përmend Ervis Martinaj, që rezulton i zhdukur. Ardhja e të gjitha të dhënave nga SKY mund të japë një dritë të re të hetimeve, tha gazetarja Lala, duke shtuar: “Aleks Ndreka (Deda), nëse vendos të rrëfehet mund të japë detaje të forta. Është një personazh që duhet të ketë vëmendje më të madhe. Duhet të merret një dëshmi e leksit të Druve siç i thonë ndryshe”.

  • Ervis Martinaj shfaqet në Meksikë? Del fotoja e papublikuar më parë e ish-bosit të lojërave të fatit

    Ervis Martinaj shfaqet në Meksikë? Del fotoja e papublikuar më parë e ish-bosit të lojërave të fatit

    Që nga muaj gusht i vitit të kaluar, fati i ish bosit të kumarit, Vis Martinaj, një nga njerëzit më të lakuar në Shqipëri, mbetet mister.

    Sot nuk ka një version zyrtar nëse Martinaj është fshehur dhe mbase po përgatit hakmarrjen apo është eliminuar dhe zhdukur nga armiqtë e shumtë.

    “Prapaskena” ka publikuar foto të re dhe që dyshohen si të fundit të biznesmenit Ervis Martinaj.

    Në foto vihet re ndryshimi, ku Martinaj duket se ka shtuar disa kilogramë, fotoja është bërë në Meksikë, por nuk ka asnjë provë për vendodhjen e saktë.

    E vetmja provë e fortë janë disa foto që Prapaskena i publikon për herë të parë. Kjo foto që po publikojmë sot ngre dyshime të forta për mundësinë e inskenimit të zhdukjes nga Martinaj.

  • Shoqëronte Ervis Martinaj para zhdukjes, Gjykata jep dënimin për ish-efektivin Jeton Lami

    Shoqëronte Ervis Martinaj para zhdukjes, Gjykata jep dënimin për ish-efektivin Jeton Lami

    Gjykata e Lezhës ka dënuar me 2 vite e 10 muaj burg policin Jeton Lami. Jeton Lami është polici që është parë në shoqëri me Ervis Martinajn para se ky i fundit të raportohej i zhdukur.

    Gazetarja Klodiana Lala tha se për shkak të gjykimit të shkurtuar Jeton Lamit, i ulet 1/3 e dënimit. Kujtojmë që Jeton Lami u arrestua pas zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, ndërsa alarmin e ngritën familjarët e Martinajt.

    Ervis Martinaj ishte person në kërkim ndërkombëtar, pasi Nuredin Dumani e akuzoi atë se i kishte premtuar 500 mijë euro që të ekzekutonte rivalin e tij Endrit Dokle, kur familja denoncoi humbjen e kontakteve me të.

  • “E rrëmbyen dhe e eliminuan një skuadër komando”/ Artan Hoxha zbardh detaje të forta për fatin e Ervis Martinaj

    “E rrëmbyen dhe e eliminuan një skuadër komando”/ Artan Hoxha zbardh detaje të forta për fatin e Ervis Martinaj

    Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë televizive se 100 ditëshi që kryeministri Rama dha si ultimatum për të zbardhur çfarë ndodhi me Ervis Martinajn ishte e pamundur të zbatohej. Sipas tij versioni më i qëndrueshëm për fatin e Martinajt është tradhtia, shitja, rrëmbimi dhe eleminimi i tij.

    “Ervis Martinaj është tradhtuar, është shitur, është rrëmbyer dhe më pas është eleminuar. Për mua ka qenë një strukturë kriminale, një skuadër komando e cila ka përdorur dhe mjete dhe uniforma dhe pajisje policore që ka kryer këtë gjë dhe ky veprim për mua është bërë në kuadër të një aleance të të paktën 6 grupeve më të mëdha që ka Shqipëria sot,” – u shpreh Hoxha. Gazetari e cilësoi Ervis Martinajn një armik publik.

  • Prej muajsh i zhdukur, kreu i SPAK-ut flet për Ervis Martinajn: Nuk e dimë nëse është rrëmbyer

    Prej muajsh i zhdukur, kreu i SPAK-ut flet për Ervis Martinajn: Nuk e dimë nëse është rrëmbyer

    Edhe pse kanë kaluar disa muaj që kur është raportuar si i zhdukur, ende nuk dihet fati i të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj. Këtë e ka pranuar edhe vetë kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani këtë të premte.

    Ai ka deklaruar se në lidhje me çështjen e Martinajt, vijojnë hetimet dhe SPAK- e ka shpallur në kërkim. Sipas Dumanit, ende nuk ka informacion nëse Ervis Martinaj është rrëmbyer.

  • Zhdukja e Vis Martinajt/ Reagon ish-missi dhe tregon si qëndron e vërteta: Natën që u zhduk nuk ka qenë me mua por me…

    Zhdukja e Vis Martinajt/ Reagon ish-missi dhe tregon si qëndron e vërteta: Natën që u zhduk nuk ka qenë me mua por me…

    Pas dëshmisë së dalë nga Prokuroria, ku Deta Kokomani tregon njohjen me Ervis Martinaj, ish- missi ka reaguar. Deta Kokomani ka reaguar për JOQ dhe është shprehur se deklaratat e saj po keqpërdoren.

    Ajo thotë se prokuroria ka shtuar detaje dhe emra që nuk i ka përmendur fare teksa shtoi se lidhja e saj me Ervis Martinajn po përdoret për të mbuluar detaje të tjera.

    Sipas saj, Martinaj ka qenë në shoqërinë e një gruaje tjeter para se te zhdukej, por kjo nuk po thuhet, pasi nuk duhet që t’i dalë identiteti.

    Trecereku fjalve te kjo “deshmia” s’jan then nga un po nga prokuroret zhulsa te Rames. Kane shtuar detaje, kane shtuar emra qe un si kam permendur fare dhe i kan dhen per mediat pa te drejte.

    Per te mos permendur qe lidhja ime me personin ne fjale po perdoret per te mbuluar shume gjera se para se te zhdukej ka qene me persona te tjere duke perfshire dhe nje femer tjeter qe po i mbrohet identiteti nga shteti. 

    Me shum nuk dua te flas dhe sdo flas se cdo fialë perdoret sipas perfitimeve te mediave”, thotë Deta Kokomani.

    Ish-missi shqiptar, Deta Kokomani thuhet ka qenë në një lidhje me Ervis Martinajn, i zhdukur që prej vitit të kaluar.

    Për herë të fundit Ervis Martinaj, është parë mbrëmjen e 7 gushtit në një hotel në plazhin e Durrësit dhe në 8 gusht 2022 në Tiranë në ambientet e një biznesi që ndodhet në zonën e “Zogut të Zi”.

    Martinaj ka qëndruar në Hotel Adriatik, i shoqëruar nga një vajzë me të cilën kishte lidhje intime. Ata kanë hyrë në ambientet e hoteli.

    Vajza në fjalë, thuhet se ka qenë pikërisht ish-missi.

  • I gjallë apo i vdekur? Vjen deklarata e bujshme: Telefoni i Vis Martinaj ka pulsuar jashtë Shqipërisë

    I gjallë apo i vdekur? Vjen deklarata e bujshme: Telefoni i Vis Martinaj ka pulsuar jashtë Shqipërisë

    Gazetarja e kronikës Keti Banushi ka zbuluar detaje nga hetimet e kryera në lidhje me zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

    E ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, Banushi tha se burime nga policia kanë deklaruar se telefoni i Martinajt ka pulsuar jashtë Shqipërisë.

    Ajo nënvizoi se këto nuk janë informacione të konfirmuara zyrtarisht, por aludohet se kanë nxitur organet ligjzbatuese të jenë vënë në aksion për hetimin e një inskenimi të zhdukjes.

    “U tha fillimisht, por jo në kuadër të konfirmuar nga policia se telefoni i tij ka pulsuar jashtë Shqipërisë dhe kjo ngriti dyshimin që mund të jetë gjallë. Kjo ka ndryshuar qasjen e prokurorisë dhe u dyshua për një inskenim të zhdukjes nga ana e Vis Martinaj.

    Nuk them që të gjitha këto janë të vërteta, i kemi me burime dhe nuk është se janë informacione të konfirmuara zyrtarisht. Është një çështje që mbahet shumë hermetike dhe askush nuk jep informacion dhe ne duhet të flasim në bazë të indormacioneve që kemi me burime”, tha gazetarja.

  • Shoqëroi Ervis Martinajn, thyen heshtjen Jeton Lami, zbardh detaje të rëndësishme: E lashë në Vorë, do bënte disa takime…

    Shoqëroi Ervis Martinajn, thyen heshtjen Jeton Lami, zbardh detaje të rëndësishme: E lashë në Vorë, do bënte disa takime…

    Ish-efektivi i policisë Jeton Lami i arrestuar për dhënie ndihme ndaj të shumëkërkuarit Ervis Martinaj ka refuzuar të japë shpjegime para autoriteteve sa i takon marrëdhënies së tij me ish-bosin e lojërave të fatit Ervis Martinaj.

    Por, sipas gazetares Klodiana Lala, pak ditë më parë prokurori Bardhyl Shehu e ka pyetur Lamin në cilësinë e të pandehurit dhe i ka kërkuar të japë shpjegime për ndihmën që i ka dhënë Vis Martinajt. Lami ka thyer heshtjen duke dhënë disa shpjegime për sa i përket shoqërimit të Ervis Martinajt, por ka thënë se nuk ka djeni për zhdukjen e tij.

    “Ervis Martinajn e kam njohur 10 vite përpara. Me atë nuk kam pasur asnjë miqësi apo lidhje të ngushtë. Megjithatë tre ditë para se ta shoqëroja në Durrës, e kam takuar rastësisht tek një ambient te Zogu i Zi. Më ka kërkuar ta shoqëroja. E kam shoqëruar në drejtim të Durrësit dhe e kam dërguar në një hotel ku u takua me një mikeshën e tij. Të nesërmen kam shkuar sërish në Durrës, e kam marrë Ervis Martinajn dhe mikeshën e tij dhe i kam lënë në një ambient pranë një karburanti në zonën e Vorës. Aty sipas informacioneve që kisha Ervis Martinaj do të bënte disa takime. Në atë moment jam shkëputur me të dhe nuk kam asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur me të”, ka deklaruar për prokurorin ish-agjenti Jeton Lami.

    Lami pretendon se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e Martinajt dhe se nuk ka asnjë informacion për të dhënë.