Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Donald Trump

  • Një javë si president/ Biden më popullor sesa për katër vjet Trump

    Një javë si president/ Biden më popullor sesa për katër vjet Trump

    Një javë pasi hyri në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden gëzon popullaritetin e 54 për qind të të anketuarve, një nivel që paraardhësi, Donald Trump nuk e arriti në të gjithë mandatin katërvjeçar, sipas një sondazhi të botuar të mërkurën.

    Biden mbështetet nga 54 për qind e të anketuarve, 30 për qind janë kundër dhe 16 për qind janë të pavendosur.

    Sondazhi i Universiteti i Monmouth u krye nga 21 deri më 24 janar me 809 persona.

    Sipas një sondazhi të Gallup, presidenti republikan gëzoi mbështetjen e vetëm 34 për qind të të anketuarve në fund të mandatit, i cili është historikisht numri më i ulët, pasi ai filloi mandatin e tij me mbështetjen e 45 për qind të të anketuarve, e cila u rrit në 49 për qind në fillim të vitit 2020.

    Sondazhe të tjera tregojnë se Joe Biden gëzon mbështetje edhe më të madhe në ditët e para të mandatit të tij: 56 për qind sipas Morning Consult dhe 63 për qind sipas një sondazhi të kryer nga Hill-HarrisX. 

    Burimi: Telegrafi

  • Inaugurimi i Biden si president/ Masa të pashembullta të sigurisë, zona përreth Kapitolit është kthyer në një “fortesë të blinduar”

    Inaugurimi i Biden si president/ Masa të pashembullta të sigurisë, zona përreth Kapitolit është kthyer në një “fortesë të blinduar”

    Zyrtarët e sigurisë në Shtetet e Bashkuara thonë se po marrin të gjitha masat paraprake për tu mbrojtur nga një sulm i mundshëm gjatë inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden të mërkurën në shkallët e Kapitolit të SHBA, përfshirë kontrollin e sigurisë nga FBI-ja të 25,000 anëtarëve të Gardës Kombëtare të dislokuar në Uashington për ceremoninë.

    “Megjithëse nuk kemi informacione zbulimi për ndonjë kërcënim të brendshëm, ne nuk po lëmë asnjë gur pa kthyer për të siguruar kryeqytetin”, tha në një deklaratë sekretari në detyrë i Mbrojtjes Christopher Miller.

    Ai tha se trupave po u bëhet trajnim shtesë ndërsa mbërrijnë në Uashington dhe u është thënë se “nëse shohin ose dëgjojnë diçka që nuk është e përshtatshme, t’ia raportojnë atë eprorëve të tyre në zinxhirin e komandës”.

    Raportet e zbulimit amerikan kanë lënë të kuptohet që disa protestues që besojnë se Presidenti në largim Donald Trump u privua nga rizgjedhja për shkak të mashtrimeve me votat, mund të përpiqen të prishin ceremoninë e betimit dhe inaugurimin e zotit Biden.

    Vendi ku do të bëhet inaugurimi është i rrethuar me gardh të lartë të mbuluar me tela me gjemba, mes masave të pashembullta të sigurisë, që nuk janë parë në inaugurimet e kaluara.

    Siguria është më në qendër se zakonisht, ndërsa inaugurimi vjen dy javë pasi mijëra mbështetës të zotit Trump sulmuan Kapitolin pasi ai i nxiti ata të marshonin drejt ndërtesës, ndërsa ligjvënësit ishin mbledhur për të konfirmuar fitoren e zotit Biden.

    Dy ditë para marrjes së pushtetit, Biden dhe gruaja e tij, Jill Biden, kaluan një pjesë të së hënës duke bërë punë vullnetare në një bankë ushqimore, në qytetin e madh lindor të Filadelfias në Pensilvani.

    Ata e bënë një gjë të tillë në Ditën Kombëtare të Shërbimit që përkujton festën vjetore që nderon udhëheqësin e të drejtave civile, Rev. Martin Luther King Jr.

    Në Uashington, grupet ushtarake dhe muzikore marshuan përpara Shtëpisë së Bardhë, duke bërë prova për paradën inauguruese të zotit Biden, megjithëse aktiviteti është reduktuar ndjeshëm krahasuar me inaugurimet e mëparshme për shkak të numrit në rritje të rasteve të coronavirusit në SHBA.

    Pjesa më e madhe e kremtimit të inaugurimit të zotit Biden do të zhvillohet virtualisht, me grupe dhe banda muzikore që do të interpretojnë nga të 50 shtetet e SHBA-së.

    Ndërsa mbërrijnë në Uashington të martën nga shtëpia e tyre në shtetin lindor të Deluerë, Joe dhe Jill Biden, si edhe zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj, Douglas Emhoff, planifikojnë të ndezin 400 drita pranë memorialit Lincoln, për të nderuar gati 400,000 amerikanët që kanë vdekur në pandeminë e coronavirusit.

    Monumente të tjera në të gjithë SHBA, përfshirë Empire State Building në Nju Jork dhe Space Needle në Seattle, Washington, po ndezin drita në të njëjtën kohë me ngjarjen e Uashingtonit.

    Zona e afërt përreth Kapitolit, ku zoti Biden dhe zonja Harris do të bëjnë betimin, është kthyer praktikisht në një fortesë të blinduar.

    Autoritetet kanë mbyllur gjithashtu Shëtitoren Kombëtare si edhe rrugët dhe disa stacione metroje në qendrën e Uashingtonit.

    Urat që lidhin Virxhinian me Uashingtonin gjithashtu po mbyllen.

    Mijëra trupa të Gardës Kombëtare dhe oficerë të rendit janë vendosur në të gjithë zonën për të marrë masat ndaj ndonjë dhune të mundshme.

    Me gjithë shqetësimet e shtuara të sigurisë, zoti Biden planifikon ta bëjë ceremoninë e inaugurimit në vendin tradicional.

    “Plani ynë dhe pritshmëria jonë është që Presidenti i zgjedhur Biden të vërë dorën në Bibël me familjen e tij jashtë në anën perëndimore të Kapitolit në datën 20”, tha Kate Bedingfield, drejtoresha e ardhshme e komunikimeve e zotit Biden, në një intervistë me emisionin “This Week”, të televizionit ABC të dielën.

    Ajo tha se ekipi i Biden ka “besim të plotë në Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara dhe partnerët e tyre të cilët kanë punuar për më shumë se një vit në planifikimin e një inaugurimi të sigurt”.

    Presidenti Trump ka refuzuar të pranojë humbjen ose të urojë zotin Biden, megjithëse e pranon se do të ketë një “administratë të re” të mërkurën.

    Trump, duke injoruar 160 vjet të traditës amerikane të një presidenti në largim që merr pjesë në ceremoninë e betimit të pasardhësit të tij për të demonstruar një transferim paqësor të pushtetit, ka njoftuar se ai planifikon të mos marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit. Por zëvendësi i tij, Mike Pence po planifikon të marrë pjesë.

    Trump po planifikon të largohet nga Uashingtoni të mërkurën në mëngjes me një ceremoni me tapet të kuq ndërsa shkon drejt avionit presidencial Air Force One për të shkuar në rezidencën e tij në Florida.

    Plani i presidentit Trump ka shkaktuar kritika, përfshirë nga një grup prej pesë anëtarësh demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve të cilët në një letër të shtunën drejtuar sekretarit në detyrë të mbrojtjes, Miller dhe Kreut të Shtatmadhorisë Mark Milley i kërkoi Pentagonit të mos vënë në dispozicion asnjë nga burimet e mbrojtjes për atë që ata e quajtën “ceremonia përçarëse e ikjes për presidentin në largim”.

    “Veprimi i propozuar është i pamenduar, jokonvencional dhe çka është më e rëndësishmja, e vë sigurinë kombëtare pa nevojë në rrezik duke zhvendosur personelin dhe burimet thelbësore nga mbrojtja e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, ku do të përfaqësohen të gjitha institucionet e qeverisë, për të garantuar sigurinë, mbrojtjen dhe transportin e presidentit në largim”, shkruajnë ligjvënësit.

    Dhoma e Përfaqësuesve javën e kaluar ngriti akuza për herë të dytë për shkarkimin e zotit Trump, këtë radhë për nxitje të rebelimit dhe gjyqi i tij në Senat do të fillojë menjëherë pas inaugurimit të zotit Biden.

    Nëse shpallet fajtor, zoti Trump, presidenti i parë amerikan mbi të cilin ngrihen dy herë akuza për shkarkim, mund të ndalohet të ketë post federal.

    Megjithatë para se të largohet nga detyra, presidenti Trump pritet të bëjë dhjetëra falje dhe shkurtime dënimesh, ndoshta për mbështetësit e tij kryesorë të dënuar për krime ose që përballen me gjykime.

    Persona që kanë dijeni për këtë çështje thanë se zoti Trump u takua të dielën me këshilltarët e tij për të finalizuar një listë me më shumë se 100 falje që t’i bëjë publike përpara se t’i mbarojë mandati.

    Këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se zoti Trump ka diskutuar mundësinë e faljes paraprake të tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes, asnjëri prej të cilëve nuk është akuzuar për ndonjë krim, por që tani nuk pritet ta bëjë një gjë të tillë.

    Zonja Bedingfield tha të dielën se zoti Biden po planifikon të paraqesë një vizion “pozitiv, optimist” për vendin në fjalimin e tij inaugurues dhe “të përpiqet të lërë pas përçarjen dhe urrejtjen e katër viteve të fundit” nën zotin Trump.

    “Mendoj se këtë duan amerikanët në të gjithë vendin”, tha zonja Bedingfield. “Ata duan një qeveri që të rikthejë vëmendjen tek ajo që duhet bërë dhe që t’i ndihmojë në jetën e tyre të përditshme”.

    Pasi të marrë detyrën zoti Biden ka në plan të përmbysë shpejt politikat e shumta të zotit Trump.

    Shefi i ardhshëm i kabinetit i Shtëpisë së Bardhë, Ron Klain, tha të shtunën në mbrëmje se zoti Biden “po e merr presidencën në një moment krize të thellë për vendin tonë. Ne po përballemi me katër kriza paralele dhe të ndërlikuara: kriza e COVID-19-së, kriza ekonomike si rezultat i pandemisë, kriza e klimës dhe një krizë e pabarazisë racore”.

    Burimi: VOA

  • A mundet Donald Trump ta falë veten?!

    A mundet Donald Trump ta falë veten?!

    Teksa po përgatitet që të përfundojë një mandat të trazuar katërvjeçar si president i Shteteve të Bashkuara dhe po përballet me gjykim të mundshëm në Senat, Donald Trump po e shqyrton mundësinë e faljes së vetes, ka thënë një burim që ka njohuri për këtë çështje.

    Mirëpo, janë ngritur pyetje nëse kompetencat e gjera ekzekutive të presidentit, që burojnë nga Kushtetuta amerikane, ia lejojnë atij që të ndërmarrë një vendim të tillë.

    Departamenti amerikan i Drejtësisë më herët ka thënë se Kushtetuta nuk lejon që një president që është ende në zyrë, të akuzohet, por një ish-president nuk gëzon mbrojtje të tillë.

    Këto janë problemet e mundshme kushtetuese që mund të burojnë nëse një president falë veten dhe pse një veprim i tillë nuk do ta mbronte ligjërisht Trumpin, pasi ai të përfundojë mandatin e tij presidencial.

    A është kushtetuese falja e vetes?

    Nuk ka ndonjë përgjigje definitive për këtë pyetje dhe Kushtetuta amerikane nuk e adreson këtë mundësi në mënyrë eksplicite. Asnjë president nuk ka tentuar që ta falë veten më parë, prandaj gjykatat nuk e kanë trajtuar këtë çështje.

    Më 2018, Trump kishte shkruar në Twitter se ai kishte “absolutisht të drejtë” që ta falte veten.

    Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë nuk ka dashur që të komentojë lidhur me mundësinë që presidenti ta falë veten.

    Shumë studiues thonë se falja e vetvetes do të ishte jokushtetuese sepse shkelë parimet themelore lidhur me atë se askush nuk duhet të gjykatës për çështjen e tij apo të saj.

    Të tjerët argumentojnë se falja e vetvetes është kushtetuese sepse fuqia e faljes është e formuluar gjerësisht në Kushtetutës. Tekstet historike e kanë bërë të qartë se themeluesit e SHBA-së e kanë diskutuar këtë çështje, por vendosën që të mos përfshinin në Kushtetutë kufizime eksplicite të fuqisë së faljes.

    Kushtetuta thotë se presidenti “duhet të ketë fuqi që të japë masa ndëshkuese dhe falje për vepra penale kundër Shteteve të Bashkuara, përveç në rastet kur nis procesi i gjykimit ndaj presidentit”, që njihet me termin “impeachment”. Fjala “falje” nënkupton fuqinë e një presidenti që është e kufizuar për të falur njerëzit e tjerë, thotë profesori i drejtësisë në Universitetin e Misurit, Frank Bowman.

    Herën e fundit, kur Departamenti i Drejtësisë u mor me këtë pyetje ishte më 1974, kur një memorandum u dërgua nga një avokat dhe më pas për këtë pyetje u dha përfundimi se ishte jokushtetuese që presidenti i atëhershëm amerikan, Richard Nixon të falte veten. Nixon dha dorëheqje po atë vit për shkak të skandalit të njohur me emrin Watergate.

    “Sipas rregullit themelor, askush nuk mund të bëhet gjykatës për çështjen e tij, presidenti nuk mund ta falë veten”, kishte thënë avokati i Departamentit amerikan i Drejtësisë.

    Por, në këtë dokument argumentohej se Nixon mund të largohej përkohësisht nga detyra dhe nënpresidenti i tij ta falte atë dhe më pas Nixon të kthehej në Zyrën Ovale. Megjithatë, kjo memo e vitit 1974 nuk ka asnjë autoritet ligjor.

    Faljet presidenciale aplikohen vetëm për krime federale dhe jo për krime shtetërore.

    Por, si do të merren gjykatat me çështjen nëse presidenti falë veten?

    Sipas ligjit amerikan, gjykatat nuk lëshojnë opinione këshilluese. Që një gjykatë të marrë vendim mbi vlefshmërinë e faljes së vetvetes, Departamenti i Drejtësisë do të duhej që ta akuzonte Trumpin për ndonjë krim dhe më pas ai do të mund ta përdorte faljen presidenciale për t’u mbrojtur, thonë ekspertët ligjorë.

    Falja e vetvetes vetëm mund të inkurajojë prokurorët që të nisin procese gjyqësore ndaj Trumpit, pasi një akt i tillë nga president, do të nënkuptonte se ai po fsheh diçka, thotë profesoresha e juridikut, Jessica Levinson e cila ligjëron në Fakultetin Juridik Loyola në Kaliforni.

    Pse Trumpi do ta falte veten?

    Ai mund të përballet me akuza për vepra kriminale për shumë çështje.

    Disa ekspertë ligjorë përmendin telefonatën që Trumpi bëri më 2 janar, ku ai i bëri presion zyrtarit kryesor zgjedhor në Xhorxhia, që “t’i gjente” vota të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit ndaj Joe Bidenit. Ata thonë se kjo telefonatë mund të përbëjë shkelje të ligjit federal dhe shtetëror.

    Ligji në shtetin e Xhorxhias kundër “kërkesës për të kryer mashtrime zgjedhore” thotë se është e paligjshme që një person të kërkojë qëllimshëm, të urdhërojë apo të provojë që të bindë një person të përfshihet në mashtrim zgjedhor. Ndërkaq, një ligj tjetër federal thotë se është e paligjshme që të bëhen përpjekje “për të privuar apo mashtruar” njerëzit nga “një proces zgjedhor, i drejtë dhe i paanshëm”.

    Presidenti Trump ka të ngjarë që do të argumentojë se ai thjesht ka shprehur mendimin e tij personal dhe se nuk e ka urdhëruar zyrtarin zgjedhor të Xhorxhias që të ndërhynte në zgjedhje.

    Disa avokatë thonë se Trumpi do të mund të përballet me ligjin për shkak të fjalimit që mbajti para mbështetësve të tij më 6 janar, pak para se protestuesit e dhunshëm të sulmonin ndërtesën e Kongresit, në përpjekje për të penguar certifikimin e fitores së Bidenit. Në këtë protestë të dhunshme u vranë pesë persona. Trump mund të mbrohet duke thënë se në fjalimin e tij ai thjesht ka potencuar se fjala e lirë mbrohet me Kushtetutë, thanë disa avokatë të tjerë.

    Trump po ashtu mund të jetë në shënjestër të prokurorëve për shkelje të ligjeve të tjera shtetërore. Prokurori i qarkut të Manhatan, Cyrus Vance tashmë ka nisur një hetim mbi mashtrimet e mundshme me taksa të bizneseve të Trumpit, edhe pse deri më tani nuk është ngritur asnjë aktakuzë. Trump e ka quajtur këtë hetim si proces të motivuar politikisht.

    Precedenti i faljes së një presidenti

    Ka precedentë kur një president është falur. Nixon fitoi “falje të plotë dhe të pakushtëzuar” nga pasardhësi i tij, Gerald Ford.

    Kjo falje presidenciale e pastroi Nixonin “nga çdo krim që ai mund të ketë kryer ndaj Shteteve të Bashkuara në kohën kur ishte president”.

    Gjykata Supreme e SHBA-së asnjëherë nuk është marrë me çështjen nëse një falje e plotë është e ligjshme. Disa studiues kanë argumentuar se themeluesit e SHBA-së kanë dashur që falja presidenciale të jetë specifike dhe se ata kanë nënkuptuar se ka një kufizim për këtë çështje.

    A mund të ketë falje paraprake?

    Falja presidenciale nuk mund të bëhet për veprimet që mund të ndodhin në të ardhmen, por falja mund të jetë paraprake në kuptimin që mund të mbulojë veprime që ende nuk kanë rezultuar në procese ligjore.

    Falja e Nixonit është një shembull për këtë dhe ka edhe shembuj të tjerë. Më 1977, presidenti Jimmy Carter paraprakisht fali mijëra persona që nuk i ishin përgjigjur thirrjes për të marrë pjesë në Luftën e Vietnamit.

    Burimi: Panorama.al

  • Çfarë ndodhi? Vajza e Donald Trump fshin postimin pak minuta pasi e publikoi/ Ja çfarë shkruante

    Çfarë ndodhi? Vajza e Donald Trump fshin postimin pak minuta pasi e publikoi/ Ja çfarë shkruante

    Ivanka Trump i ka quajtur protetuesit që sulmuan ndërtesën e Kapitolit në SHBA “Patriotë Amerikanë” ndërsa i nxiste ata të përmbahen nga aktet e dhunës, para se ta fshinte komentin në Twitter.

    Në një postim tashmë të fshirë, ndërsa protestuesit sulmonin selinë e Kongresit, vajza e madhe e presidentit dhe këshilltarja e tij, shkruante: “Patriotë Amerikanë – çdo shkelje e sigurisë ose mosrespektim i zbatimit të ligjit tonë është e papranueshme. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. Ju lutemi jini paqësor”.

    Sipas The Guardian, ajo nuk u kërkoi protestave të braktisnin demonstratën e tyre ose nuk u kërkoi të ndalnin rrethimin e ndërtesës së Kongresit, kur aty pritej te behej certifikimi i Joe Biden si presidenti i zgjedhur i SHBA.

    E pyetur në internet në lidhje me përdorimin prej saj të termit “patriotë” për protestuesit, Ivanka Trump sqaroi: “Jo. Protesta paqësore është patriotike. Dhuna është e papranueshme dhe duhet të dënohet në termat më të fortë”.

    Megjithatë Ivanka fshiu postimin origjinal, por përgjigja  që dha mbetet në internet.

    Ivanka Trump nuk ka postuar më në Twitter që prej kësaj.

    Burimi: Panorama.al

  • “Unë jam e mpirë. Jam shkatërruar”/ Kush ishte gruaja që u qëllua dhe u vra nga policia gjatë sulmit në Kongres. Flasin familjarët

    “Unë jam e mpirë. Jam shkatërruar”/ Kush ishte gruaja që u qëllua dhe u vra nga policia gjatë sulmit në Kongres. Flasin familjarët

    Protesta e dhunshme e mbështetësve të Donald Trump la katër të vdekur ditën e mërkurë, kur ata sulmuan Kongresin amerikan, ndërsa aty pritej certifikimi i Joe Biden si presidenti i SHBA.

    Mediat amerikane shkruajnë se një nga viktimat, gruaja që u qëllua dhe u vra nga policia, ishte një veterane e Forcave Ajrore të SHBA-së.

    Sipas Skynews, Ashli Babbitt mendohet të jetë qëlluar pasi hyri në ndërtesë së bashku me protestuesit e tjerë.

    35-vjeçarja shërbeu përgjatë 14 viteve në Forcën Ajrore dhe ishte nga San Diego, tha burri i saj Aaron për KUSI TV.

    Bashkëshorti i saj u shpreh gjithashtu se Ashli ishte një mbështetëse e zjarrtë e Presidentit Trump.

    “Unë jam e mpirë. Jam shkatërruar. Askush nuk e njoftoi djalin tim dhe ne e morëm vesh lajmin në TV,” i tha vjehrra e saj, Robin Babbitt New York Post.

    “Ashli ishte besnike, por edhe jashtëzakonisht e apasionuar për atë në të cilën ajo besonte. Ajo e donte këtë vend dhe ndjehej e nderuar që kishte shërbyer në Forcat tona të Armatosura”, tha kunati i saj.

    ***

    Policia e Uashingtonit tha se katër njerëz kanë vdekur gjatë sulmit në ndërtesën e Kongresit. Përveç një gruaje të qëlluar nga policia, tre të tjerë vdiqën si rezultat i “urgjencave mjekësore”. Deri më tani, më shumë se 52 persona janë arrestuar – 47 prej tyre për shkelje të rregullave të izolimit.

    Burimi: Panorama.al

  • Twitter ia bllokon për 12 orë llogarinë e Donald Trumpit/ Bllokim edhe nga Facebook

    Twitter ia bllokon për 12 orë llogarinë e Donald Trumpit/ Bllokim edhe nga Facebook

    Twitter ka pezulluar për 12 orë llogarinë e presidentit amerikan Donald Trump pas trazirave që ndodhën në Kongres, e ku mbetën të vdekur 4 persona dhe u arrestuan 52.

    Sipas medias sociale, Donald Trump ka bërë shkelje të përsëritura e të rënda të politikës të Integritetit Civil në tre postimet të tij.

    Po ashtu, edhe Facebook ka bërë të ditur se do të ndalojë shkrimet nga faqja e Trump.

    “Si rezultat i situatës së paparë dhe dhunës së vazhdueshme në Uashington, kemi kërkuar heqjen e tre postimeve nga [llogaria] @realDonaldTrump – të cilat janë bërë gjatë ditës së sotme – për shkak të shkeljeve të përsëritura dhe të rënda të politikës sonë të Integritetit Civil”, tha platforma sociale.

    Gjithashtu Twitter ka paralajmëruar se nëse Trump nuk fshin këto tre postime problematike, atëherë llogaria e tij do të mbyllet përfundimisht.

    Burimi: Telegrafi

  • Fondi i ndihmës në Amerikë, Trump kërkon më shumë, rrezikohet sistemi

    Fondi i ndihmës në Amerikë, Trump kërkon më shumë, rrezikohet sistemi

    Dita e 26 dhjetorit shënoi humbjen e mundësisë për miliona amerikanë që të marrin shpërblimet e tyre prej 600 dollarësh në muaj si pasojë e vështirësisë ekonomike të krijuar nga koronavirus, teksa presidenti në detyrë Donad Trump refuzon të firmosë dekretin që do lëvronte fondin e nevojshëm.

    Dhe këtë hap e bazon tek fakti se fatura prej 892 miliardë dollarë e kaluar me kaq shumë vështirësi nga Senati nuk përbente shumën e duhur për të kompensuar humbjet e mëdha të amerikanëve në pandemi.

    “Pse nuk duan politikanët t’i japin qytetarëve nga 2000 dollarë në muaj, por vetëm 600?”, ishte komenti i Trump në rrjetin social Twitter, teksa po kalon pushimet e festes nga vila rezidenciale në Florida.

    Ky qëndrim i presidentit ka lënë të habitur edhe vetë republikanët e partisë së tij. Pa firmën e presidentit, rreth 14 milionë qytetarë mund të humbasin ndihmën, sipas departamentit të Punësimit. Si rrjedhojë, një mbyllje e pjesshme e qeverisë do të pasojë duke filluar nga e marta, nëse Kongresi nuk aprovon kalimin e fondit pa mbështetjen e presidentit, sikurse ia lejon ligji.

    Presidenti i zgjedhur Joe Biden reagoi në lidhje me situatën e krijuar. Nëpërmjet një deklarate ai e akuzoi presidentin Trump se po heq dorë nga përgjegjësitë e tij, dhe kjo do të sjellë pasoja të rënda. “Kjo faturë është më se e nevojshme dhe duhet të firmoset sa më parë, sikurse e parashikon ligji”, ishin fjalët e tij.

    Shumë ekonomistë gjithashtu janë dakord me faktin se kjo faturë nuk mbulon të gjitha vështirësitë e krijuara në periudhën e pandemisë,  por gjithsesi mbetet më mirë sesa asgjë.

  • Trump sulmon FBI-në për mosmbështetjen ndaj tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve

    Trump sulmon FBI-në për mosmbështetjen ndaj tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve

    Donald Trump ka sulmuar ashpër FBI-në për mos mbështetjen e pretendimeve të tij për mashtrim zgjedhor, duke u ankuar se “disa u kanë shërbyer shumë presidentëve” dhe duke thënë se ishte i zhgënjyer që nuk kanë “goditur” askënd.

    “Pse nuk është FBI në gjithë vendin”, ka thënë të dielën në mëngjes, në intervistën e parë televizive që pas mbajtjes së zgjedhjeve, shkruan Independent.

    “Ata nuk janë dhe kjo është një gjë e tmerrshme”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë në Fox News se ai e ka ndier që FBI “ishte duke munguar në aksion”.

    Trump spekuloi se dikush në FBI është duke punuar kundër tyre.

  • Sërish “kokëfortë”/ Trump me shkronja të mëdha: UNË I FITOVA ZGJEDHJET!

    Sërish “kokëfortë”/ Trump me shkronja të mëdha: UNË I FITOVA ZGJEDHJET!

    Presidenti amerikan Donald Trump tanimë ka ardhur me një pretendim tjetër, pas atyre të fundit, në të cilat ai “pranoi” se rivali i tij Joe Biden “kishte fituar”, edhe pse ka insistuar se zgjedhjet ishin të “manipuluara”.

    “UNË I FITOVA ZGJEDHJET” është postimi i fundit i Trump në rrjetin social Twitter.

    Sipas mediave të huaja, komentet e mëparshme të zotit Trump u kishin dhënë disave kritikëve dhe mbështetësve shpresë se Shtëpia e Bardhë ishte e gatshme të fillonte punën për një tranzicion me ekipin e Z. Biden.

    Por menjëherë, po të njëjtën ditë, Trump shpejt do ta bënte të qartë.

    Trump, pa përdorur emrin e Biden por duke iu referuar atij, tha “Ai fitoi” si pjesë e një postimi që bëri me pretendime në lidhje me zgjedhjet e “manipuluara”.

    Por ndërsa presidenti pa që komentet e tij po interpretoheshin si njohja e tij e parë publike e një fitoreje për Biden, Z. Trump shpejt e ktheu kursin.

    “Ai fitoi vetëm në sytë e FAKE NEWS MEDIA”, më pas z. Trump shkroi në Twitter. “Unë nuk pranoj ASGJË! Ne kemi një rrugë të gjatë për të bërë. KËTO JANË ZGJEDHJE TË MANIPULUARA”.

    Megjithatë, sipas mediave të huaja, nuk kishte mashtrim të përhapur në zgjedhjet e vitit 2020.

    Në fakt, zyrtarët e zgjedhjeve nga të dy partitë politike deklaruan publikisht se zgjedhjet shkuan mirë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë konfirmuan se nuk kishte parregullsi serioze.

    Gjithsesi, fushata e z. Trump është përpjekur të mbështesë sfidat ligjore në të gjithë vendin, por shumë nga proceset gjyqësore janë hedhur poshtë dhe asnjë nuk ka përfshirë ndonjë provë që rezultati mund të përmbyset.

    Burimi: Telegrafi

  • Trump “pranon” se Biden ka fituar/ Insiston se zgjedhjet ishin të “manipuluara”

    Trump “pranon” se Biden ka fituar/ Insiston se zgjedhjet ishin të “manipuluara”

    Presidenti amerikan Donald Trump, ka shpërthyer me deklarata të dielën duke thënë se Joe Biden kishte fituar pasi zgjedhjet ishin manipular.

    “Ai fitoi pasi zgjedhjet u manipuluan. Në zgjedhje nuk u lejuan vëzhguesit dhe monitoruesit e votave”, shkruan Trump.

    Megjithatë pas kësaj, Trump ka shkruar se, nuk e pranon humbjen dhe se do të fitojë.

    Kjo nuk është hera e parë që Trump reagoi në këtë mënyrë për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

    Ai edhe më herët pati hedhur akuza për mashtrim, derisa pretendonte se shumë prej votave në kuadër të tij ishin “zhdukur”.

    Akuzat për mashtrimin e zgjedhjeve u demantuan së fundmi nga zyrtarët federalë të zgjedhjeve amerikane.

    Sipas komitetit ende nuk kishte prova që ndonjë sistem kishte fshirë ose edhe ndryshuar votat.

    Fitorja e Bidenit në zgjedhjet presidenciale amerikane u projektua nga rrjetet televizive amerikane. Aktualisht Biden qëndron me 306 vota elektorale, derisa Trump posedon 232 sosh.

    Burimi: Telegrafi