Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Donald Trump

  • Egnatia fitoi ndaj Partizanit, pjesë e festës në Rrogozhinë bëhet edhe… Donald Trump (video)

    Egnatia fitoi ndaj Partizanit, pjesë e festës në Rrogozhinë bëhet edhe… Donald Trump (video)

    Donald Trump bëhet pjesë e festës në Rrogozhinë për fitoren e Egnatias kundër Partizanit. Jo fizikisht, por nëpërmjet një flamuri të shpalosur në tribuna nga mbështetësit e skuadrës rrogozhinase. Momenti i veçantë është shënuar pasi rrogozhinasit shënuan golin e tyre të dytë të ndeshjes me anë të Eljon Sotës. Mes brohorimave të mbështetësve të skuadrës rrogozhinase, mes tyre u hap një flamur amerikan me imazhin e Donald Tramp si pjesë e tij.

    Një festim unik, përtej faktit që normalisht me rregullore në stadiume nuk lejohet hapja e imazheve të figurave politike apo sloganeve të tilla, qofshin këto të një shteti tjetër, apo të Donald Trump.

    EGNATIA-PARTIZANI 2-0

    Egnatia ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në Superiore, duke mposhtur Partizanin me rezultatin 2-0 në sfidën e javës së 25-të të kampionatit. Dueli i zhvilluar në “Arena Egnatia” u vendos nga golat e Regi Lushkjës në minutën e 5′ dhe Eljon Sotës në të 61′, duke vulosur një sukses që i lejon rrogozhinasit të ruajnë vendin e parë në renditje.

    Sfida nisi me një ritëm të lartë, dhe vendasit nuk vonuan për të marrë avantazhin. Një gabim në pasim i Domgjonit u shfrytëzua në mënyrë perfekte nga Lushkja, i cili realizoi një gjuajtje të saktë nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë në minutën e 5′. Ky gol i hershëm i dha qetësi Egnatias, që vazhdoi të diktonte ritmin e lojës gjatë gjithë pjesës së parë. Një moment kyç ndodhi në mes të fraksionit të parë, kur Malota u detyrua të largohej për shkak dëmtimi, duke i hapur rrugë në fushë Eljon Sotës.

  • 34 akuza ndaj Donald Trump, aktorja e filmave për të rritur “fundosi” ish-presidentin amerikan

    34 akuza ndaj Donald Trump, aktorja e filmave për të rritur “fundosi” ish-presidentin amerikan

    Janë 34 akuza që rëndojnë mbi ish presidentin amerikan Donald Trump nga një gjykatë e Nju Jorkut. Në thelb të tyre janë falsifikimet në mënyrë të përsëritur përmes mashtrimit të të dhënave të biznesit në metropolin amerikan për të mbuluar krimet që fshihnin informacione të dëmshme nga publiku me të drejtë vote gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

    Përfshirë këtu edhe pagesën prej 130 mijë dollarësh të një aktoreje të filmave pornografikë, Stormy Daniels. Kjo e fundit ka rrëfyer në 2016 se kishte një lidhje jashtëmartesore me Trump, pa u bërë president i SHBA. Në atë kohë, avokati i Trump, Michael Cohen i pagoi 130 mijë dollarë Daniels që mos të fliste dhe e regjistroi pagesën si një transaksion financiar biznesi.

    Më pas Cohen tha se e kishte bërë këtë me urdhër të Trump. Këtu nis saga e akuzave nga prokuroria që pretendon se Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare dhe transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’.

    Sipas prokurorëve, kjo do të thotë se Trump ka falsifikuar të dhënat, që është një vepër penale në Nju Jork. Trump u paraqit dje para gjykatësit ku ju lexuan 34 akuzat e prokurorisë, teksa mbështetësit e tij dolën në rrugë për të protestuar. Ish-presidenti Donald Trump hyri në gjykatë rreth 20 minuta pas prokurorit Alvin Bragg. Në sallën e gjyqit ai i mohoi të gjitha akuzat.

    Ekipi ligjor i Trump është shprehur se ish-presidenti “nuk ka kryer asnjë krim” dhe se ata “do ta luftojnë fuqishëm këtë ndjekje politike në gjykatë”.Vetë Trump tha pas seancës në rrjetin e tij social Truth Social se e gjitha kjo ndodh në një kohë kur gjykata ka urdhëruar pagesën e një shume parash në favor të ish presidentit nga ajo që quajti “Stormy Daniels me fytyrë kali”

  • Procesi ndaj Donald Trump, ish-presidenti i SHBA-ve niset drejt Gjykatës së Manhatanit

    Procesi ndaj Donald Trump, ish-presidenti i SHBA-ve niset drejt Gjykatës së Manhatanit

    Donald Trump sapo është larguar nga Trump Tower dhe po shkon drejt ndërtesës së gjykatës në Lower Manhattan, ku do të arrestohet zyrtarisht.

    Udhëtimi në vetvete është rreth 30 minuta me makinë në jug përmes Manhatanit, por kjo kohë mund të jetë më e pakët nëse ka një shoqërim të plotë policie.

  • Donald Trump pritet të niset për në Nju Jork për t’iu dorëzuar drejtësisë

    Donald Trump pritet të niset për në Nju Jork për t’iu dorëzuar drejtësisë

    Ish-presidenti amerikan Donald Trump po përgatitet që të udhëtojë nga Florida për në qytetin e Nju Jorkut në mënyrë që t’i dorëzohet drejtësisë.

    Trump përballet me akuza që rrjedhin nga një hetim për paratë që i janë paguar një “pornostari” përpara zgjedhjeve të 2016-ës.

    Trump do të dorëzohet të martën në Zyrën e Prokurorit në Manhattan dhe me gjasë do t’i merren shenjat e gishtërinjve dhe do të fotografohet përpara paraqitjes së tij para një gjyqtari, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Pritet që ish-presidenti të deklarohet i pafajshëm në këtë proces gjyqësor.

    Donald Trump, i cili ka bërë të ditur më herët që kërkon të rimarrë presidencën në vitin 2024, është ish-presidenti i parë i SHBA që përballet me akuza penale.

    Akuzat specifike të përfshira në aktakuzën e Jurisë së Madhe nuk janë bërë të ditura. Trump ka deklaruar se është i pafajshëm ndërsa aleatët e tij i kanë portretizuar akuzat si të motivuara politikisht.

  • “Kjo rritje e pabesueshme e…”/ Pas aktakuzës, Donald Trump i ndodh e pabesueshmja në 24 orë!

    “Kjo rritje e pabesueshme e…”/ Pas aktakuzës, Donald Trump i ndodh e pabesueshmja në 24 orë!

    Donald Trump ka mbledhur mbi 4 milionë dollarë brenda 24 orëve për kandidimin e tij presidencial në 2024. Mediat e huaja raportojnë se pas lajmit për aktakuzën Trump, përsëriti pretendimet se ishte viktimë e një gjuetie shtrigash politike.

    “Kjo rritje e pabesueshme e kontributeve bazë konfirmon se populli amerikan e sheh aktakuzën e Presidentit Trump si një armatim të turpshëm të sistemit tonë të drejtësisë nga një prokuror i financuar nga Soros. Amerikanë nga 50 shtete i dhuruan kontributi fushatës së ish-presidentit Trump brenda pesë orëve të para të “akuzës së rreme”, -thuhet në deklaratë.

    Trump, i cili është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me një akuzë penale, do të dalë në gjyq të martën. Dalja në gjykatë e Trump do të bëhet në katin e 15-të të gjykatës në Manhatan, i akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual në shkurt 2020.

    Trump aktualisht është kandidati kryesor midis të gjithë pretendentëve të deklaruar dhe të mundshëm për nominimin republikan të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2024. Nuk ka asgjë në ligjin amerikan që e pengon një kandidat që shpallet fajtor për një krim të bëjë fushatë dhe të shërbejë si president.

  • A do të arrestohet sot Donald Trump?! Zbardhen zhvillimet më të fundit

    A do të arrestohet sot Donald Trump?! Zbardhen zhvillimet më të fundit

    Donald Trump ka njoftuar se sot do te arrestohet në New York i akuzuar për nje pagesë te jashtëligjshme prej 130 mijë dollarëve ndaj një aktoreje te filmave pornografikë, në mënyrë që ajo të mos publikonte marrëdhënien e tyre intime.

    Në vitin 2016, aktorja e filmave pornografikë, Stormy Daniels, kontaktoi disa media duke iu ofruar shitjen e një historie sesi ajo pati një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Pasi Trump e mori vesh atë që ajo donte të bënte, avokati i tij, Michael Cohen, i dha asaj 130 mijë dollarë për të mos e bërë publike historinë.

    Kjo nuk është diçka e paligjshme. Por, kur Trump rimbursoi Cohen për paratë, në faturë u shënua se ishin pagesa për shërbimet e tij ligjore si avokat. Prokurorët thonë se kjo është falsifikim i të dhënave të biznesit, një vepër penale në Nju-Jork.

    Prokurorët mund edhe të akuzojnë ish-presidentin për shkelje të ligjeve zgjedhore, për shkak se ai u përpoq që votuesit e tij të mos merrnin vesh se kishte një lidhje jashtëmartesore.

    Javën e kaluar, avokatët e Trump thanë se ish-presidentit i ishte dhënë mundësia që të dilte para jurisë, çka do të thotë se hetimi është drejt fundit. Por ata thanë se deklarata e Trump për një arrestim të mundshëm bazohej te raportimet e mediave dhe jo te ndonjë informacion i marrë paraprakisht nga prokurorët.

    Avokatët e Trump kanë thënë se arrestimi do të ishte procedurë standarde nëse do të ngrihen zyrtarisht akuzat ndaj tij. Kjo do të thotë se ai duhet të largohet nga shtëpia e tij në Mar-a-Lago në Florida, për të dalë para gjykatës në Nju-Jork, ku do t’i merren gjurmët e gishtërinjve dhe do të realizohet edhe foto pas arrestimit.

    Marrja si i pandehur, por edhe dënimi për një vepër penale, nuk do ta ndalonte Trumpin që të vijonte fushatën zgjedhore, nëse do të zgjidhte ta bënte këtë, siç edhe ka lënë të kuptohet.

    Në SHBA, nuk ka asnjë ligj që ndalon një kandidat të shpallur fajtor për një vepër penale që të bëjë fushatë, e madje edhe që të shërbejë si president i vendit, edhe nga burgu.

    Por arrestimi me siguri që do të ndërlikonte fushatën e tij. Përveç se mund të bënte që të humbiste vota edhe nga radha e republikanëve, do të ishte e vështirë që kandidati për president të menaxhonte fushatën, debatet dhe çështjen gjyqësore.

  • “Të martën arrestohem”/ Donald Trump trondit me deklaratën, thirrje popullit amerikan: Dilni në protesta

    “Të martën arrestohem”/ Donald Trump trondit me deklaratën, thirrje popullit amerikan: Dilni në protesta

    Një tjetër njoftim shpërthyes nga Donald Trump . Fjalët, ato të Manjatit dhe ish-presidentit, të cilat trembin Shtetet e Bashkuara dhe kujtojnë ditët dramatike të sulmit ndaj Kongresit pas zgjedhjeve në të cilat ai u mund nga Joe Biden. 

    Çështja është se për të Vërtetën sociale, Donald Trump shpenzon veten në deklarata dhe zbulime të supozuara të bujshme: “Rrjedhjet e paligjshme të lajmeve nga prokuroria e korruptuar e Manhattan-it tregojnë se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën javën e ardhshme”, ai filloi , duke iu referuar vetes me apelin brutal: “ Të demonstrojmë, të rimarrim vendin ”.

    Me pak fjalë, një thirrje e re për armë nga Trump , sigurisht metaforike , por duke kujtuar atë që ndodhi në Kapitol Hill, është e qartë se sa shumë shqetësojnë këto fjali. Më tej, bujshëm është fakti që ish-presidenti pretendon se do të arrestohet të martën e ardhshme.

    Trump, gjatë fjalimit të tij, i përshkruan Shtetet e Bashkuara si “një vend i botës” dhe flet për një ” ëndërr amerikane të vdekur . Anarkistët e së majtës radikale kanë vjedhur zgjedhjet dhe zemrën e vendit tonë. Krimi dhe inflacioni po na shkatërrojnë mënyra e jetesës,” tha ai.

  • Zbulohet e vërteta! Ja pse Einxhel dhe Donald nuk flisnin para se të hynin në “BBV”

    Zbulohet e vërteta! Ja pse Einxhel dhe Donald nuk flisnin para se të hynin në “BBV”

    Moderatorja Einxhel Shkira vazhdon ta përmendë ende në çdo zënkë me Donaldin se është zhgënjyer shumë nga ai jashtë shtëpisë, por nuk e ka zbuluar arsyen se ku janë krisur marrëdhëniet.

    Por nëse rikthehemi pas në kohë do kujtojmë se Einxhel Shkira zëvëndësoi Bora Zemanin, që u shfaq e para në ekran përkrah vëllezërve Veshaj, Romeo e Donald. Në fakt Einxhel erdhi në një format ndryshe me ta, por rrugëtimi në “Binjakët Show” nuk ishte shumë i gjatë për moderatoren e njohur. Pas largimit në një rubrikë të krijuar nga vetë moderatorja në Instagram, ajo u pyet për motivet e ndarjes me aktorët Romeo dhe Donald Veshaj.

    Einxheli nuk ishte e drejtpërdrejtë në përgjigjet që dha por la të nënkuptohej se arsyeja që kishte ikur nga ky program ishin pagesat, ose më saktë, mungesa e tyre.

    E pyetur se çfarë dëshironte që të zhduket bashkë me Covid-19, Shkira zgjodhi njerëzit që nuk janë korrektë me pagesat.

    Njerëzit jo korrektë me pagesat, e dini çfarë dua të them,”- shkruan Einxheli.

    Këtë motiv e ka mbështetur dhe Olti Curri në faqen e tij në Facebook.

    “Engjelli-Donaldit: “2 here jam zhgenjyer nga ty” Legjendat thone se Donalduo si ka dhen akoma paret e emisionit qe ben bashk. Shhhh”, shkruan faqja e Olti Currit.

  • Donaldi dhe Beatrixa bëhen të pandashëm! Puthje të zjarrta në oborrin e shtëpisë!

    Donaldi dhe Beatrixa bëhen të pandashëm! Puthje të zjarrta në oborrin e shtëpisë!

    Donald dhe Beatrix Ramosaj janë çifti më i komentuar i momentit.

    Dyshja filluan romancën e tyre të dashurisë në Big Brother Vip gjatë kohës sa Bora po e priste Donaldin jashtë për tu sqaruar, ndaj për këtë arsye situata mori zjarr kudo në rrjetet sociale.

    Sidomos pas deklaratave të fundit gjatë ditës së premte fansat janë ftohur shumë nga Donaldi aq sa nuk po e shohin më si fitues.

    Pavaërsisht se e kuptoi se Bora ishte ajo që po e priste ende jashtë, aktori i humorit vazhdoi të thoshte se i pëlqen Trixa dhe ndihet mirë me të.

    Këto ndikuan në afirmitetin akoma më të madh mes tyre. Derisa mbrëmë dyshja kanë shkëmbyer puthje të zjarrta me njëri-tjetrin.

  • EMA miraton kurën që përdori ish-presidenti Trump për Covid-19

    EMA miraton kurën që përdori ish-presidenti Trump për Covid-19

    Agjencia Evropiane e Barnave, EMA njoftoi sot se një kombinim i ilaçeve të antitrupave i zhvilluar nga “Regeneron Pharmaceuticals” mund të përdoret për të trajtuar pacientë me COVID-19, të cilët nuk kanë nevojë për oksigjen, por janë në rrezik për komplikacione të rënda të sëmundjes.

    Ky rekomandim tani mund të përdoret si udhëzues individualisht në vendet evropiane mbi përdorimin e mundshëm të kombinimit të “casirivimab” dhe “imdevimab” para se të licencohet, tha EMA.

    Kokteji i antitrupave të Regeneron u autorizua për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara në nëntor dhe iu dha ish-presidentit të SHBA Donald Trump gjatë infeksionit të tij me COVID-19.

    Trajtimi, i dhënë përmes pikave, është pjesë e një klase të barnave të njohura si antitrupa monoklonalë, të cilët prodhojnë kopje të antitrupave të krijuara nga trupi i njeriut për të luftuar infeksionet.“Për sa i përket sigurisë, shumica e efekteve anësore të raportuara ishin të lehta ose të moderuara, megjithatë reagimet në lidhje me infuzionin (përfshirë reagimet alergjike) janë parë dhe duhen monitoruar,” tha EMA.Regeneron tha të enjten një panel i pavarur zbuloi se trajtimi kishte “efikasitet të qartë klinik” në uljen e niveleve të shtrimit në spital dhe vdekjeve të pacientëve.