Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Deshmia

  • Shtohet misteri për vrasjen në Bulqizë/ Zbardhet dëshmia e shokut të gjahut: Nuk e vrava unë

    Shtohet misteri për vrasjen në Bulqizë/ Zbardhet dëshmia e shokut të gjahut: Nuk e vrava unë

    Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë, ku mbeti i vdekur i 22-vjeçari Elidon Basha.

    Për ngjarjen u shoqërua në polici, miku i tij Klodian Kola, 27-vjeçari që dyshohet sipas policisë, se e ka vrarë me armë gjahu shokun e tij Elidon Basha, por nga pakujdesia.

    Siç raporton për “BalkanWeb” gazetari Enver Doçi, i riu mësohet të ketë hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij para uniformave blu duke pretenduar se viktima mund të jetë qëlluar nga një person i tretë.

    Kujtojmë që i riu nga Fushë-Bulqiza u qëllua me armë në shpatull ndërsa është dërguar fillimisht me urgjencë në spitalin Rajonal të Peshkopisë. Për shkak të gjendjes së tij të rënduar ai është nisur drejt Tiranës, ku edhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.

    Burimi: BalkanWeb

  • “Fjeta dy ditë në…”/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Himarë: Mora një makinë me qira në Tiranë

    “Fjeta dy ditë në…”/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Himarë: Mora një makinë me qira në Tiranë

    Tri ditë pas vrasjes së biznesmenit Niko Goro në Himarë, autori i dyshuar i ngjarjes rrëfen edhe planifikimin e krimit, ndërsa më herët janë zbardhur arsyet e ngjarjes së rëndë.

    53 vjeçari Kliti Leka doli sot para gjykatës së Vlorës ku u njoh me masën e sigurisë. Ai ka deklaruar se ka fjetur dy ditë në makinë derisa ka pritur momentin e duhur për të kryer vrasjen.

    Prej dy ditësh kisha shkuar në Himarë me një automjet të marrë me qira në Tiranë.

    Gjatë këtyre dy ditëve kam fjetur në makinë. Pasi kam parë Nikollaq Goron, e kam ndjekur nga pas dhe në momentin që ka zbritur nga makina dhe është drejtuar te marketi i motrës, kam zbritur dhe e kam qëlluar disa herë me armë zjarri.

    Më pas jam larguar me makinë dhe jam futur në zonën e Livadhit, ku kam hedhur çelësat në det dhe jam larguar drejt vendit të njohur si “Prozhektori”, vend ku më pas më ka kapur policia”, ka deklaruar 53 vjeçari.

    Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës, ku biznesmeni u qëllua për vdekje në afërsi të supermarketit të motrës së tij. Shkaku i krimit është një konflikt i pazgjidhur për një hapësirë toke ku është ndërtuar pallati i biznesmenit, në të cilin po punohet aktualisht.

    Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe e motra, Eftiqia Qesko, e cila mori një plumb në këmbën e djathtë. Biznesmeni Goro mori katër plumba në trup, çfarë i shkaktuan edhe vdekjen e menjëhershme.