Max Verstappen fitoi “pole position” në Çmimin e Madh të Bahreinit dhe arritjen e tij ia dedikoi ish-pilotit të Red Bullit, David Coulthard, i cili sot mbushi 50 vjeç.
23-vjeçari holandez, i cili ishte më i shpejti edhe në 3 sesionet e provave të lira, u intervistua pas përfundimit të provave zyrtare nga skocezi Coulthard.
Pasi i uroi ditëlindjen, Verstappen i solli një tortë me çokollatë ish-pilotit, të cilën ia ngjeshi në fytyrë dhe u largua me vrap.
10-Makina supersportive “Lykan Fenyr”. Shpejtësia: 394 km/h
Prodhohet prej vitit 2013 nga kompania ‘W Motors’, me qendër në Dubai, por me origjinë libaneze. Motori i saj ka një kapacitet prej 900 kuaj fuqi. Arrin shpejtësinë nga 0 deri në 96 km/h brenda 2.7 sekondave. Çdo vit prodhohen vetëm 25 makina të tilla.
9-Saleen S7 Twin Turbo: Shpejtësia: 400 km/h
Prodhohet nga kompania ‘Saleen Automotive Inc’. Motori ka një kapacitet 750 kuaj fuqi, dhe është në gjendje të arrijnë shpejtësinë 96 km/h brenda 2.8 sekondave. Ajo është e projektuar për të marrë pjesë në garat me makina. Trupi i saj, është i veshur me fibër karboni për të amortizuar presionin, ndërsa brenda ka një veshje që kombinon lëkurën dhe aluminin.
8-Tesla Roadster. Shpejtësia: 402 km/h
Prodhohet nga kompania ‘Tesla Inc’, dhe është elektrike. Arrin shpjetësinë nga 0 në 96 km/h brenda 1.9 sekondash. Pritshmëritë e kompanisë janë që makina të udhëtojë me një karikim të vetëm për gati 1000 km. Versioni më i ri është prezantuar në nëntor 2017, dhe ka një çmim minimal 250 mijë dollarë.
7-Koenigsegg Regera. Shpejtësia: 410 km/h
Prodhohet nga kompania ‘Koenigsegg Automotive AB’, dhe është prezantuar për herë të parë në marsin e vitit 2015. Fillimisht u prodhuan vetëm 80 makina të tilla. Ato janë shitur që të gjitha me një vlerë prej 1.9 milionë dollarësh secila. Arrin shpejtësinë 100 km/h brenda 2.7 sekondave.
6-SSC Ultimate Aero. Shpejtësia: 414 km/h
Prodhohet nga kompania ‘SSC North America”. Ka një motor me dy turbine, dhe me një kapacitet 1287 kuaj fuqi. Ka dy dyer në formë fluture, të ngjashme me Ferrarin. Në të gjithë automjetin është përdorur fibër karboni dhe titan, për të ruajtur një peshë të ekuilibruar. Arrin shpejtësinë 100 km/h në 2.7 sekonda.
5-Bugatti Veyron. Shpejtësi: 431 km/h
Kjo makinë u ndërtua kur Volkswagen bleu markën Bugatti. Prototipi fillestar, kishte një motor me 16 pistona, që siguronte një kapacitet prej 1000 kuaj fuqi. Më vonë, versioni supersportiv Veryon u prodhua me një kapacitet 1200 kuaj fuqi. Deri më tani, janë prodhuar vetëm 30 makina të tilla.
4-Hennessey Venom GT. Shpejtësia:434 km/h
Ka një motor me kapacitet 1244 kuaj fuqi. I mjaftojnë vetëm 2.8 sekonda për të rritur shpejtësinë nga 0 në 100 km/h. Kjo makinë e arriti shpejtësinë maksimale prej 434 km/h në pistën e lëshimit në Qendrën Hapësinore Kenedi në Florida në SHBA.
3-Bugatti Chiron. Shpejtësia: 436 km/h
Në fillim u prodhuan 500 copë, nga të cilat 200 të parat u shitën brenda pak javësh. Makina me e shtrenjtë e këtij lloji, kushton 2.6 milionë dollarë. Ka një motor me një kapacitet 1500 kuaj fuqi. Bugatti Chiron, u prezantua për herë të parë në Panairin e Gjenevës në vitin 2016.
2-Koenigsegg Agera RS. Shpejtësia: 447 km/h
Ka një motor me kapacitet 1160 kuaj fuqi. Arriti shpejtësinë maksimale 447 km/h në rrugët e Las Vegasit në Shtetet e Bashkuara. Dyert e veçanta, sistemi i kontrollit dhe ai i ndriçimit, ia shtojnë shumë bukurinë kësaj supermakine sportive.
1-Hennessey Venom F5. Shpejtësia: 484 km.h
Kjo makinë ka një motor turbo me kapacitet 1600 kuaj fuqi. Arrin shpejtësinë 100 km/h brenda 2 sekondave, dhe ka dëshmuar konkretisht se mund të eci me shpejtësinë totale të parashikuar prej 484 km/h. Ajo është e veshur nga jashtë me fibër karboni, dhe ka një peshë total prej 1338 kg.
Ndoshta është koha më e mirë për të blerë një makinë të re. Theksoj këtë sepse shumë kompani kanë bërë oferta, pasi ato tashmë kanë modele të gatshme, të cilat për shkak të situatës me koronavirusin, nuk ishin në dispozicion në muajt e kaluar.
Një ofertë tjetër vjen nga Renault, e cila, në markën e re Clio, e cila ndodhet disa muaj në Greqi, jep mundësinë për të blerë me shkëmbimin e makinës së vjetër.
Konkretisht, me paketën e privilegjeve CLIO DOUBLE BONUS, përfitimi arrin deri në 1.500 dhe parashikohet për: Subvencion shkëmbimi, bojë metalike falas, garanci falas 5 vjeçare të fabrikës Renault, ndihmë falas 3 vjeçare në rrugë dhe sigurim falas për 6 muaj.
Renault CLIO i ri, gjenerata 5, me 5 yje sigurie në testet Euro NCAP, ka një shumëllojshmëri të sistemeve, ndër të cilat për vozitje autonome me Highway & Traffic Jam Companion System, pritet në një version të plotë hibrid E-TECH, ndërsa është në dispozicion me motorët e benzinës 1.0 SCe – 75hp, 1.0 TCe – 100 kf me CVT me transmision manual ose automatik, 1.3 TCe – 130 kf me tufë automatike të dyfishtë transmetuese EDC, benzinë me djegie të dyfishtë – LPG 1.0 TCh – 85 dCp & 100 dPG 1.5 Blu dhe naftë.