Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Benet Beci

  • Benet Beci “zbret në fushë”, Kryetari i Bashkisë Shkodër takon lojtarët e Vllaznisë përpara ndeshjes ndaj Tiranës (video)

    Benet Beci “zbret në fushë”, Kryetari i Bashkisë Shkodër takon lojtarët e Vllaznisë përpara ndeshjes ndaj Tiranës (video)

    Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ka qënë pranë ekipit të Vllaznisë një ditë para ndeshjes Vllaznia-Tirana që do të luhet të shtunën në “Loro Boriçi”.

    Kreu i institucionit vendor, Benet Beci përgëzoi të gjithë lojtarët për rezultet e arritura deri tani ndërkohë që garantoi mbështetjen e vazhdueshme për futbollistët dhe ngjyrat kuqeblu të Vllaznisë.

    Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi, falenderoi kryebashkiakun për ndihmën që po jep për Vllazninë dhe vemendjen ndaj klubit. Bashkia Shkodër dhe KF Vllaznia kanë përgatitur edhe një koncert festiv përpara sfidës ndërkohë që janë premtuar edhe plot supriza të tjera për tifozët e pranishëm.

  • “S’jam bukëshkelës”/ Luiz Ejlli në podcast-in e Ramës, i përgjigjet kritikëve për mbështetjen ndaj PS-së! (VIDEO)

    “S’jam bukëshkelës”/ Luiz Ejlli në podcast-in e Ramës, i përgjigjet kritikëve për mbështetjen ndaj PS-së! (VIDEO)

    Këngëtari Luiz Ejlli, i cili është edhe fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, shprehu hapur mbështetjen në zgjedhjet vendore për kandidatin e PS-së në Shkodër, Benet Becin.

    Por këtë mëngjes, Luizi ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin Edi Rama në podcastin e këtij të fundit.

    Luizi tregoi edhe njëherë se si e ndihmoi Beci për të gjetur punë dhe iu përgjigj kritikëve për qëndrimin e tij politik të mbajtur pas daljes nga “Big Brother VIP”.

    “Unë isha në punë edhe në kohën e të djathtës, por mbeta pa punë dhe më futi zotëria në fjalë (Benet Beci) dhe i jam shumë mirënjohës. Për ata që thonë “Luiz, u bëre i majtë, i djathtë, i mesëm” me këto nuk merrem, nuk merrem me këtë pjesë. Unë nuk jam bukëshkelës, unë vlerësoj individin, vlerësoj njeriun dhe në këtë rast është Beneti”, u shpreh ai ndër të tjera.

    Minuta e 4:00

  • Fushatë për Benet Becin, Stresi thumbon Luizin: Shumë e lehtë të… (FOTO)

    Fushatë për Benet Becin, Stresi thumbon Luizin: Shumë e lehtë të… (FOTO)

    Paraditen e kësaj të premteje, dy ditë para zgjedhjeve, këngëtari i njohur Stresi ka publikuar një foto të 25 viteve më parë ku shfaqet fëmijë, krah Berishës, ndërsa thekson se u qëndron bindjeve të tij politike deri në vdekje.

    “Berishian deri në vdekje, besnik deri në fund të bindjeve dhe idealeve të mia personale. Është shumë e thjesht të shitesh në ditët e sodit”, shkruan ai.

    Ky mesazh interpretohet si mesazh për fituesin e Big Brother Vip 2 Albania, Luiz Ejlli, i cili sapo doli nga shtëpia shprehu publikisht mbështje ndaj kandidatit të PS-së në Shkodër Benet Beci, edhe pse në Big Brother ka shprehur hapur se mbështeste Berishën.