Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: BE

  • Marrëveshja Rama – Meloni për 36 mijë emigrantët në vendin tonë, reagon BE: Duhet kujdes, respektoni…

    Marrëveshja Rama – Meloni për 36 mijë emigrantët në vendin tonë, reagon BE: Duhet kujdes, respektoni…

    Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë ka shkaktuar edhe reagimin e Brukselit. Komisioni Evropian thotë se është vënë “në dijeni të marrëveshjes operacionale mes autoriteteve italiane dhe shqiptare” në fushën e menaxhimit të flukseve migratore.

    “Ne jemi informuar për këtë marrëveshje, por nuk kemi marrë ende informacion të detajuar. Marrëveshja operacionale duhet ende të përkthehet në ligj nga Italia dhe të zbatohet më tej.

    Është e rëndësishme që çdo marrëveshje e këtij lloji të respektojë plotësisht të drejtën e BE-së dhe të drejtat ndërkombëtare” – tha një zëdhënëse e qeverisë së BE-së e pyetur nga Adnkronos.

    Për këtë çështje u edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i intervistuar nga Bruno Vespa në emisionin “Pesë minuta”.

    “Po. Menaxhimi do të jetë italian. Ka një protokoll shumë të saktë. Është një qendër pritjeje, një vend për të kryer kontrolle dhe regjistrime. Gjithçka do të bëhet sipas kritereve shumë të sakta të BE-së”, – tha Rama.

    “Kjo marrëveshje, nënvizoi ai, vjen thjesht nga mirënjohja që ekziston gjithmonë tek unë, tek të gjithë ne shqiptarët, ndaj Italisë. Kur Italia kërkon t’i japin një dorë, ne jemi gati t’ia japim” – tha ai.

  • “Lule, dhurata dhe ushqime”/ Fatura e kripur me 1.1 milionë euro për të pritur delegacionet e BE-së

    “Lule, dhurata dhe ushqime”/ Fatura e kripur me 1.1 milionë euro për të pritur delegacionet e BE-së

    Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës dy anët e medaljes së Shqipërisë; shpenzimet e luksit për të pritur delegacionet e BE-së dhe gjendjen e mjerueshme të Rezervave të Shtetit.

    Nga njëra anë krerët e shtetit presin gjithë pompozitet delegacionet që mbërritën gjatë Samitit të Procesit të Berlinit, madje me lule, ushqime e dhurata dhe nga ana tjetër magazinat e Rezervave s’kanë grurë dhe karburant. 1.1 milionë euro për të pritur delegacionet e BE-së

    Fiks Fare vijoi hulumtimin, ku zbuloi plot 17 procedura tenderuese të kryera brenda një kohe të shkurtër. 1.3 milionë lekë u dhanë për “shërbim gatim ushqimi dhe kateringu për stafin mbështetës”. 800 mijë lekë u dhanë për ushqimin për delegacionët dhe liderët, 100 mijë lekë për kabina tualeti me qira për 1 ditë. Lista e tenderëve vijon me 191 mijë lekë për gota dhe pjatanca me qira, 333 mijë për lule natyrale apo edhe 620 mijë lekë për një stacion printimi.

    Por, shteti jonë i varfër që s’ka grurë në Rezervat e Shtetit mendoi edhe për dhurata për këtë delegacion. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare bëri tender 5 milionë lekë për ‘dhurata për liderat dhe gazetarët”. Dhuratat ishin kravata, shaje, verë, raki, çanta te personalizuara dhe libra.

    Ndërkohë, 1.7 milionë lekë u dhanë për 3 regji televizive për transmetime satelitore, 2 përkthyes morën 160 mijë lekë. Lista vijon me një shpenzim prej 880 mijë lekësh për vendosjen e 1 tapeti, montim dhe çmontim. Por, liderët e BE-së duhet të kishin edhe automjete VIP, ku Drejtoria mori 31 mjete me qira për një vlerë prej 3.6 milionë lekësh. 1.7 milionë lekë u shpenzuan për kancelari, dosje apo stilolapsa. 3 milionë lekë u përdorën për arredimin e ambienteve. Pedana, tavolina VIP, prodhim foltore ne formën e piramidës, filtra uv për xhamat e piramidës, veshje pasqyrë për kuba led, prodhim tavolinash per vip rooms etj.

    Flamujt me shtiza kushtuan 666 lekë. Rreth 4 milionë lekë u përdorën për banera të përmasave të ndryshme, adeziv brandim, sinjalistike, çadra të loguara për regjistrime. Ndërkohë, 540 mijë lekë kushtuan 32 karikues të personalizuar. Lista përfundon me një shpenzim prej 2.9 milionë lekë për “shërbim foni, stage, ndriçimi, ekran led, tv, sistem perkthimi, kabina përkthimi, kufje përkthim dhe lidhje elektrike”.

    Tenderët e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare

    – 1.350.000 lekë, “shërbim gatim ushqimi dhe kateringu për stafin mbështetës”.

    – 100.000 lekë, “kabina tualeti (shërbim pastrimi) me qira për 1 ditë”.

    – 800.000 lekë, “shërbim gatim ushqimi dhe kateringu për delegacionet dhe liderat”.

    – 191.667 lekë, “materiale ndihmëse ushqimore me qira (gota me qira, pjatanca me qira etj)”.

    – 333.333 lekë, “kompozime me lule natyrale”.

    – 620.100 lekë, “stacion printimi”.

    – 5.000.000 lekë, “dhurata për liderat dhe gazetarët (kravata, shaje, spila, verë, raki, çanta të personalizuara, libra)”.

    – 1.750.000 lekë, “3 regji televizive dhe transmetime satelitore në të gjithë vendet e liderave pjesëmarrës, kamera, operatorë, teknik audio boom”.

    – 160.000 lekë, “2 përkthyes (anglisht-shqip)”.

    – 880.000 lekë, “tapet + montim, çmontim”.

    – 3.697.960 lekë, “automjete vip 4+1 – 31 cope me qira”.

    – 1.750.000 lekë, “kancelari (dosje, bllok, agjenda, stilolapsa të personalizuara)”.

    – 3.000.000 lekë, “arredim i ambienteve (pedana, tavolina VIP, prodhim foltore ne formën e piramidës”.

    – 666.667 lekë, “flamuj me shtiza, flamuj ansambli”.

    – 3.916.666 lekë, “banera të përmasave të ndryshme”.

    – 540.000 lekë, “32 karikues të personalizuar”.

    – 2.903.000 lekë, “shërbim foni, stage, ndriçimi, ekran led, tv, sistem përkthimi.”

  • Parlamenti Europian merr vendimin për Kosovën: Hiqen vizat, nga 1 janari kosovarët do të udhëtojnë në vendet e BE-së

    Parlamenti Europian merr vendimin për Kosovën: Hiqen vizat, nga 1 janari kosovarët do të udhëtojnë në vendet e BE-së

    Parlamenti Europian miratoi të martën (18 prill) vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim. ‘Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit (të Ministrave të BE-së) dhe asnjë amendament. Prandaj, qëndrimi i Këshillit është miratuar dhe akti i propozuar është miratuar’, ka deklaruar kryetarja e PE-së, Roberta Metsola.

    Një ditë më vonë, më 19 prill, do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij. Këshilli i Ministrave të BE-së e ka miratuar me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave për Kosovën, muajin e kaluar. Tashmë është e qartë se zbatimi i vendimit nuk do të shtyhet më larg se 1 janari i vitit 2024.

    Kjo çështje ka qenë e lidhur me sistemin ETIAS të udhëtimit në Europë, përkatësisht me hyrjen e tij në fuqi. Meqë afati për funksionalizimin e ETIAS-it është shtyrë për në vitin 2024, heqja e vizave për qytetarët e Kosovës pritet të bëhet më 1 janar të vitit të ardhshëm.

  • Mesazh për Shqipërinë? BE njofton: Njihni prindërit homoseksualë

    Mesazh për Shqipërinë? BE njofton: Njihni prindërit homoseksualë

    BE-ja ka deklaruar se personat e të njëjtit seks dhe fëmijët e tyre duhet të njihen si familje në të gjitha vendet anëtare të BE-së .

    Është një nga parimet në qendër të propozim-rregullores së paraqitur nga Komisioni i BE-së për të harmonizuar rregullat e së drejtës ndërkombëtare private mbi prindërimin. 

    “Propozimi fokusohet në interesat dhe të drejtat më të mira të fëmijës”, shpjegon Brukseli , duke theksuar se “prindërimi i krijuar në një vend duhet të njihet në të gjitha shtetet e tjera anëtare, pa ndonjë procedurë të veçantë”, duke përfshirë njohjen për “prindërit e të njëjtit seks”. 

    Qartësia ligjore – Sipas Komisionit Evropian, rregullat e reja do të garantojnë “qartësi ligjore për të gjitha llojet e familjeve që gjenden në një situatë ndërkufitare brenda BE-së dhe do të lejojnë fëmijët në situata ndërkufitare të përfitojnë nga të drejtat që rrjedhin nga prindërimi sipas ligjit kombëtar, në çështje të tilla si trashëgimia, mbajtja, kujdestaria ose e drejta e prindërve për të vepruar si përfaqësues ligjorë të fëmijës (për çështje arsimore ose shëndetësore)”.

    Fëmijët e prindërve të të njëjtit seks do të kenë të njëjtat të drejta në BE – Teksti i rregullores së propozuar thotë se fëmijët e prindërve të të njëjtit seks “do të kenë të njëjtat të drejta në të gjithë BE-në. Duke pasur parasysh se sipas ligjit ndërkombëtar, ligjit të BE-së dhe në sistemet ligjore të shteteve anëtare të gjithë të miturit kanë të njëjtat të drejta pa diskriminim, propozimi parashikon njohjen e të miturit si prindër pavarësisht nga mënyra se si është konceptuar apo lindur i mituri dhe pavarësisht nga lloji i familjes së fëmijës. 

    Krijimi i një certifikate evropiane të të qenit prindër – Brukseli propozon gjithashtu krijimin e një certifikate evropiane të prindërimit, e cila mund të kërkohet për të “verifikuar të qenit prindër në të gjitha Shtetet Anëtare”. 

    Von der Leyen thotë se “ne njohim prindër të të gjitha llojeve në të gjithë BE-në”.  

  • Samiti i BE-së/ Tirana, nesër pa autobusë nga ora 06:00 deri në 20:00

    Samiti i BE-së/ Tirana, nesër pa autobusë nga ora 06:00 deri në 20:00

    Nga ora 06:00 e mëngjesit, deri në orën 20:00 të mbrëmjes do të pezullohet lëvizja e urbanëve në Tiranë. Vendimi është marrë nga bashkia e Tiranës për shkak të samitit që do të mbahet nesër. Në njoftimin e bashkisë, thuhet se vetëm autobusët e unazës së vogël do të qarkullojnë, por me itinerar të shkurtuar.

    Në njoftimin e bashkisë, thuhet se vetëm autobusët e unazës së vogël do të qarkullojnë, por me itinerar të shkurtuar.

  • Rama: Hyrja e Shqipërisë në BE nuk po ecën mirë

    Rama: Hyrja e Shqipërisë në BE nuk po ecën mirë

    Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në Slloveni ka dhënë një intervistë dhe për televizionin kombëtar gjerman (NTV), ku ka folur për integrimin në Bashkimin Evropian, pranimin e afganëve dhe qeverinë e re.

    Në lidhje me afganët, Rama ka thënë se qeverisë i janë ofruar para për të ndërtuar një kamp refugjatësh, por është refuzuar.

    Sipas kreut të qeverisë shqiptare, hyrja në BE nuk po ecën mirë.

    “Jo, sepse në të vërtetë nuk prisja asgjë tjetër. Në të kaluarën do të ishim të zhgënjyer, por kemi mësuar se Evropa nuk është në formën e saj më të mirë dhe ne e kuptojmë këtë, prandaj thjesht vazhdojmë punën tonë. Siç e dini, ne duhet të krijojmë patjetër një Shqipëri që mbart të njëjtat vlera dhe standarde si Bashkimi Evropian. Dhe jo sepse Berlini, Parisi, Brukseli na detyrojnë, por sepse kjo është ajo që ne do duam për fëmijët tanë.”, tha Rama ndër të tjera. 

  • BE nxit unitetin, ndërsa liderët takohen për samitin e vaksinave

    BE nxit unitetin, ndërsa liderët takohen për samitin e vaksinave

    Vendet evropiane nuk duhet t’i kthehen njëri-tjetrit, mes tensioneve në rritje mbi furnizimet e vaksinave Covid, ka thënë presidenti i Parlamentit të BE.

    “Nuk ka kuptim që ne të kthehemi ndaj njëri-tjetrit, ashtu si nuk ka kuptim të mendojmë se të tjerët po bëjnë më shumë,” tha Presidenti i Parlamentit Evropian David-Maria Sassoli në një konferencë shtypi të enjten.

    Thirrja për unitet vjen ndërsa udhëheqësit e BE zhvillojnë bisedime virtuale për të diskutuar furnizimet dhe përmirësimin e shpërndarjes në 27 vendet anëtare të bllokut.

    “Sa më shumë unitet të tregojmë, aq më shumë besim do të frymëzojmë,” shtoi ai. “Shpëtimi qëndron në punën e përbashkët”.

    Disa vende janë ankuar që dozat nuk janë shpërndarë në mënyrë të drejtë. Liderët e BE do të vendosin nëse do të miratojnë propozimet për të forcuar kontrollet e eksportit.

    Kontrolle të tilla mund të ndikojnë në furnizimin me Mbretërinë e Bashkuar, ku kryeministri Boris Johnson ka paralajmëruar kundër vendosjes së “bllokadave”.

    Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shkroi në Tëitter se samiti do të “sigurojë që evropianët të marrin pjesën e tyre të vaksinave”. Ajo gjithashtu tha se BE kishte eksportuar rreth 77 milionë doza në 33 vende që nga dhjetori, duke e bërë bllokun eksportuesin më të madh të vaksinave në botë.

    Disa shtete të BE, të udhëhequr nga Austria, po bëjnë thirrje për një rishikim në metodën e shpërndarjes së bllokut, pasi nuk arritën të marrin doza të mjaftueshme këtë vit.

    Përhapja e vaksinave në shtetet e BE-së ka filluar e ngadaltë dhe blloku ka fajësuar kompanitë farmaceutike, kryesisht AstraZeneca-n për mosdhënien e dozave të premtuara. Nga ana e saj kompania ka mohuar që nuk po respekton kontratën e saj.

  • COVID-19: A do t’i mbyllin sërish kufijtë vendet e BE-së?

    COVID-19: A do t’i mbyllin sërish kufijtë vendet e BE-së?

    Në një video-samit krerët e vendeve të BE-së u konsultuan lidhur me krizën e coronavirusit dhe koordinimin e masave për menaxhimin e saj. Në takim merrte pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Parimisht u pranua ideja për aplikimin e një certifikate vaksinimi. Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, që drejtoi video- konferencën të enjten (21.01), tha se megjithatë BE mbetet e „rezervuar” sa u përket avantazheve që mund të mundësohen nga certifikata e vaksinimit lidhur me udhëtimin. Udhëheqësit e BE-së  e diskutuan idenë e përdorimit të certifikatave të vaksinës si një formë pasaporte udhëtimi, por propozimi është ende në fazat e tij të hershme. Gjatë muajve të ardhshëm mund të vendoset konkretisht nëse ky dokument do ta lehtësojë lëvizjen e lirë në kushtet e pandemisë.

    Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha pas samitit, se për shkak të mutacionit të virusit janë të nevojshme më shumë testime, edhe ndaj variantit të ri që me gjasë është edhe më ngjitës. Synimi i samitit ishte diskutimi për koordinimin e reagimit ndaj pandemisë, duke përfshirë rregullore më të ashpra udhëtimesh dhe shpërndarje masive të vaksinave.

    Takimi i nivelit të lartë lidhej me “çështje shumë praktike”, si për shembull si mund të testohen dhjetëra mijëra udhëtarë dhe si të parandalohet transmetueshmëria e infeksionit nga një kufi në tjetrin.

    Gjithësesi çështja e ndalimit të udhëtimeve, sikurse kishte propozuar Belgjika, mbetet në dorë të vendeve, tha von der Leyen. Megjithatë tërhiqet vëmendja që të shmangen udhëtimet jo domosdoshmërisht të nevojshme. Raundi i krerëve të vendeve anëtare të BE-së ishte dakord, që tregu i brendshëm e kësisoj qarkullimi i mallrave të mbahet sa më mirë të jetë e mundur në funksionim. Lidhur me furnizimin me vaksina von der Leyen u shpreh optimiste, që BE-ja do të sigurojë mjaftueshëm vaksina për popullsinë e BE-së. Është në interesin e vet BE-së që vaksina sa më shpejt të jetë e mundur të ndahet edhe me rajonet e tjera të botës, u shpreh ajo.

    Politikanët në Gjermani kundër mbylljes së kufijve

    Shefi i stafit të kancelares Angela Merkel tha, se Gjermania mund t’i mbyllë kufijtë e saj nëse shtetet dështojnë të kontrollojnë menaxhimin e coronavirusit. Paralajmërimi erdhi pak përpara samitit të BE-së mbi pandeminë, i cili u përqendrua tek variantet e reja të COVID.

    Helge Braun i tha televizionit publik ARD, se Gjermania duhet të marrë masa për të parandaluar shpërthimin e infeksionit, në mënyrë që vendet të mund të mbrojnë veten nga variantet e reja dhe më të transmetueshme të virusit. “Rreziku qëndron në faktin se kur infeksionet në një shtet rriten, atëherë ky mutacion shndërrohet thuajse në variantin e shumicës, e më pas nuk mund të mbahet nën kontroll,” tha ai. “Si pasojë, rregulla akoma më të rrepta janë të pashmangshme për kufijtë. Dhe duke qenë se asnjë s’do ta donte këtë, është e rëndësishme që të veprojmë së bashku,”shtoi ai. Braun i tha të mërkurën (20.01) Deutsche Welle-s se mbyllja e kufijve në Europë do të ishte “zgjidhja më e keqe” por ndoshta më “e pashmangshmja”, pa një marrëveshje të përbashkët europiane.

    Ai tha se kontrolli i zinxhirit të mutacionit të ri duhet të jetë prioriteti kryesor për Bashkimin Europian dhe u bëri thirrje anëtarëve të veprojnë në mënyrë të sinkronizuar për të ndaluar përhapjen e këtij mutacioni sa më shumë që të jetë e mundur.

    Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass u deklarua kundër kontrollit të kufijve.  “Mendoj se duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të parandaluar që kjo të ndodhë sërish” – u shpreh për ARD ministri Mass. “Të parandalojmë kontrollin kufitar dhe radhë në kufij që shkojnë deri në 50 kilometër.”

    Franziska Brantner, zëdhënësja e Partisë së Gjelbër, i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se vendet anëtare duhet të përqendrohen në vendosjen e rregullave të përbashkëta për udhëtimet. “Kontrolli i kufijve nuk është zgjidhje, por vetëm sa ndërlikon më shumë situatën në pikat kufitare,” tha ajo. Vendet e BE-së duhet të adresojnë bashkërisht prodhimin e vaksinës kundër COVID, në mënyrë që të arrijnë nivelin e synuar të vaksinimit prej 70%, deri në verë” shtoi ajo.

    Braun tha se ndihej i sigurt se “me ardhjen e pranverës dhe vaksinat, ne do të kthehemi në normalitet dhe se nuk do të ketë më probleme – të paktën jo nga një mutacion viral ngjitës – i cili më pas do të jetë edhe më i vështirë për t’u kontrolluar”.

    Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve raportoi të enjten (21.01) të dhënat 14-ditore të rasteve të reja të raportuara të COVID-19, për 100 mijë banorë.  Shifrat e fundit treguan se Gjermania raportoi një normë infeksioni prej 319.4.Vendet e tjera të BE-së regjistruan normat si më poshtë: Austri 299.6; Belgjikë 248.3; Danimarkë 364.9; Francë 380.9; Greqi 79.3; Itali 374.1; Hollandë 555.4; Spanjë 804.5; dhe; Suedi 669. Ndërkohë, Britania e Madhe raportoi një normë prej 1112.1.

    Burimi: Deutsche Welle

  • Pse në Bashkimin Evropian aprovimi i vaksinës zgjat më tepër?

    Pse në Bashkimin Evropian aprovimi i vaksinës zgjat më tepër?

    Miratimi i vaksinës nga EMA zgjat më shumë, por është më i rreptë dhe nuk i liron prodhuesit nga përgjegjësia.

    Në Britaninë e Madhe dhe SHBA kanë nisur tashmë vaksinimet me BNT162b2, ky është emri zyrtar i vaksinës së koronës të BioNTech dhe Pfizer, pasi të dy vendet e miratuan atë sipas rregullave autorizimit për përdorim në raste emergjente.

    Ky vendim ndezi një debat se pse Bashkimit Evropian po i duhet kaq shumë kohë për ta miratuar vaksinën.

    Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) vendosi ndërkohë t’i miratojë më parë vaksinat – për kandidatin e vaksinës të BioNTech-Pfizer nga 29 më 21 dhjetor dhe për vaksinën e prodhuesi amerikan Moderna nga 12 në 6 Janar.

    Qëllim i njëjtë, rrugë të ndryshme

    Bashkimi Evropian nuk dëshiron një autorizim emergjent për vaksinat, por një “autorizim të kushtëzuar” sipas një “procedure të përshpejtuar”. Pas këtyre termave teknikë qëndron një filozofi e ndryshme.

    Një “autorizim i kushtëzuar” sipas një “procedure të përshpejtuar” zgjat më shumë, por është më i kujdesshëm, sepse  si para dhe pas autorizimit kontrollohen më shumë të dhëna, sepse procesi i prodhimit monitorohet, sepse autorizimi për përdorim është më i gjatë dhe gjithashtu sepse prodhuesit nuk përjashtohen nga përgjegjësia për efektet anësore të vaksinës që prodhojnë.

    Por edhe procedura e përshpejtuar zgjat. Dhe megjithë nevojën urgjente zyrtarët e BE-së nuk morën rrugën e shkurtër. Si me çdo vaksinë tjetër edhe në rastin e vaksinës kundër Covid BE respekton përfundimin e të tri fazave të provës klinike dhe vlerësimin e të gjitha të dhënave.

    Disavantazhet e një aprovimi urgjent

    SHBA, Britania e Madhe dhe një numër vendesh të tjera zgjodhën një qasje tjetër. Autoritetet e tyre shëndetësore e miratuan vaksinën e BioNTech Pfizer për përdorim në raste emergjente. Kjo do të thotë që mjekët mund ta përdorin vaksinën para se të vlerësohen plotësisht të dhënat për sigurinë dhe efektet anësore. Kjo kursen kohë, por gjithashtu përmban dhe rreziqe.

    Autorizimi i kushtëzuar nga Agjencia Evropiane e Barnave do të thotë nga njëra anë një kontroll më të përimtë, por edhe që BioNTech-Pfizer mbajnë përgjegjësi për efektet anësore të vaksinës të tyre. Në rastin e autorizimit për përdorim në raste emergjente për dëmet e shkaktuara prej efekteve anësore përgjegjësinë e mban shteti, por dëmshpërblimet janë më të ulëta se në rastet e tjera.

    Autoritetet e BE-së e refuzuar këtë rrugë dhe zgjodhën rrugën disi më komplekse të autorizimit të kushtëzuar për tregun e BE-së, të cilën ata e konsideruan më të sigurt. Sidoqoftë të gëzon fakti që edhe “miratimi i përshpejtuar” nuk zgjati shumë më tepër se aprovimi për përdorim në raste emergjente.

    Burimi: DW

  • Befasi në fund të vitit!/ BE dhe Kina drejt marrëveshjes për…

    Befasi në fund të vitit!/ BE dhe Kina drejt marrëveshjes për…

    Befasi në fund të vitit: BE dhe Kina me sa duket duan të përfundojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ekonomike. Firmat e BE do të përfitonin.

    Bashkimi Evropian dhe Kina kanë rreth shtatë vjet që negociojnë për një marrëveshje për mbrojtjen e investimeve. Tani pak para përfundimit të Presidencës së Këshillit Gjerman në Bashkimin Evropian, duket i mundur një dakordim. Ka pasur një pajtim politik për një marrëveshje tregtare që duhet të përmirësojë kushtet e konkurrencës për kompanitë evropiane në Kinë, sipas burimeve diplomatike në Bruksel dhe Pekin. “Negociatat janë në fazat e tyre të fundit”, tha Wang Wenbin, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze. Të premten, ambasadorët e BE të 27 vendeve anëtare diskutuan marrëveshjen e mundshme.

    Kina ndërron mendje

    Teksti përfundimtar, i cili duhet të përmbajë të gjitha kushtet ligjore, ende duhet të hartohet. Në parim, marrëveshja e bën më të lehtë për kompanitë evropiane që të mbajnë zyra në Kinë ose të blejnë kompani kineze. Praktika e deritashme e kompanive kineze, për të detyruar transferimin e njohurive dhe teknologjisë nga vendet perëndimore, do të kufizohet. Ndihma shtetërore e Kinës për kompanitë e saj duhet të jetë e kufizuar.

    Pala kineze deri tani ka qenë mjaft hezituese në negociata dhe ka kërkuar qasje për kompanitë kineze në fusha të tilla si energjia dhe furnizimi me ujë në BE. BE e kishte refuzuar deri tani këtë dhe pati filluar të shqyrtojë në mënyrë më kritike se më parë për rëndësinë e tyre strategjike blerjet kineze të kompanive në Evropë. Përballë luftës tregtare midis SHBA dhe Kinës, me tarifa ndëshkuese dhe sanksione, udhëheqja komuniste e Pekinit ishte tani me sa duket e gatshme t’i hapej më tej BE, me 450 milionë klientët e tij. Për herë të parë këtë vit, Kina është partneri më i madh tregtar i BE, përpara SHBA.

    Gjermania ushtron presion

    Kancelarja gjermane Angela Merkel ishte angazhuar shumë për reformimin e marrëdhënieve tregtare me Kinën. Një takim i nivelit të lartë të BE me Presidentin Kinez Xi Jinping qe planifikuar të bëhej momenti kryesor i Presidencës së Këshillit Gjerman të gjashtë muajve të fundit. Takimi u anulua për shkak të pandemisë. Sidoqoftë, puna për marrëveshjen tregtare me sa duket vazhdoi të ishte e suksesshme. Kjo do të ishte marrëveshja e dytë që do të arrihej nën Presidencën Gjermane të Këshillit Evropian. Një marrëveshje për njohjen e emërtimeve të origjinës u nënshkrua në verë. Angela Merkel ka vite që ngul këmbë për marrëdhënie të mira ekonomike me Kinën. Gjermania është eksportuesi më i madh i mallrave në Kinë nga Bashkimi Evropian. Njëkohësisht, diktatura njëpartiake e Kinës, me orientimin e saj të ekonomisë së tregut, shihet nga BE si “rival sistemor”, “konkurrent ekonomik” dhe partnere në disa fusha.

    Eleminimi i punës së detyruar në Kinë

    Një pengesë kryesore në negociata ishte eleminimi i punës së detyruar në Kinë, të cilën e ka kërkuar BE. Edhe kancelarja Merkel gjithashtu thuhet se ka këmbëngulur për këtë personalisht. Kina duhet të njohë dhe zbatojë detyrimisht standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) përpara se të hyjë në fuqi një marrëveshje tregtare. Parlamenti Evropian, i cili duhet ta miratojë marrëveshjen me Kinën, i kushton një rëndësi të madhe kësaj.

    Internimi i vazhdueshëm dhe puna e detyruar për pakicën ujgure duhet të ndalet, kërkon eurodeputeti i Gjelbër dhe eksperti i Kinës Reinhard Bütikofer. “Parlamenti Evropian u bën thirrje firmave evropiane të ndërpresin marrëdhëniet e biznesit me partnerët kinezë, nëse ata inkurajojnë abuzimet me të drejtat e njeriut,” tha Bütikofer të enjten.

    Në mendime në Uashington?

    Diplomatët në Bruksel thonë se nëse një marrëveshje me Kinën arrihet para fundit të vitit, kjo mund t’i bëjë më të ndërlikuara bisedimet e para të BE me Presidentin e ri të SHBA, Joe Biden. Demokrati Biden, i cili do ta marrë detyrën në 20 janar, fillimisht dëshiron t’u përmbahet tarifave ndëshkuese të SHBA kundër Kinës. Biden dëshiron që hë për hë t’i përmbahet edhe kursit kundër Pekinit të ashpërsuar nga paraardhësi i tij Donald Trump. Por në të njëjtën kohë, një qeveri Biden dhe BE duan të përmirësojnë përsëri marrëdhëniet transatlantike dhe marrëdhëniet tregtare.

    Marrëveshja për mbrojtjen e investimeve ka për qëllim të mbulojë prodhimin industrial, shërbimet financiare, transaksionet e pasurive të patundshme dhe industrinë e ndërtimit, si dhe transportin detar dhe ajror.

    Burimi: DW