Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Ardon Jashari

  • Futbollisti shqiptar shkëlqeu dhe u zgjodh lojtari i ndeshjes në Champions: Ëndërr e bërë realitet (FOTO)

    Futbollisti shqiptar shkëlqeu dhe u zgjodh lojtari i ndeshjes në Champions: Ëndërr e bërë realitet (FOTO)

    Ardon Jashari bëri mjaft mirë dje, ndërsa Clube Brugge skualifikoi Atalantën nga Champions League. Belgët i mposhtën në të dyja përballjet, teksa në Itali ishte Ardon Jashari që u cilësua si më i miri i ndeshjes. 22-vjeçari shqiptar tha pasi mori trofeun:

    “Mund t’ja jepnim trofeut shumë prej shokëve të mi. Bëmë shumë mirë bashkë. Nuk ishte me të vërtetë e lehtë, erdhëm nën presion.

    Është me të vërtetë një ëndërr e bërë realitet për mua, që e fitova, por kjo është për gjithë skuadrën. Nuk më intereson me kë përballemi më pas, nuk e kam menduar akoma. Nëse vazhdojmë të luajmë në këtë nivel, atëherë çdo gjë është e mundur”, u shpreh Ardon Jashari.

     

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Club Brugge (@clubbrugge)

    ATALANTA 1-3 BRUGGE

    Pas Milanit, rrëzohet edhe Atalanta: në Gewiss Stadium përfundon 1-3 për Brugge. Një ndeshje argëtuese dhe e mbushur me gola e raste, por në çerekfinale kalojnë belgët. Vazhdojnë vështirësitë për Atalantën, që nuk fiton për të tretën ndeshje radhazi. E goditur tre herë në pjesën e parë, “Dea” nuk arriti të shfrytëzonte rastet e krijuara – disa prej tyre flagrante, si penalltia e pritur e Lookman – dhe u ndëshkua pothuajse në çdo mundësi të krijuar nga kundërshtari. Skuadra e Hayen tregoi edhe një herë atë që kishte demonstruar në ndeshjen e parë: një ekip i organizuar, cinik para portës dhe i kujdesshëm në mbrojtje. Tani Brugge do të përballet në 1/8 me një mes Lille dhe Aston Villa. Një tjetër keqardhje për Atalantën.