Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Arbana Osmani

  • Nuk ka më enigma! Arbana Osmani i tregon të gjitha, nga fillimi i nisjes së “Big Brother Vip”, tek personazhet deri tek surprizat për këtë edicion!

    Nuk ka më enigma! Arbana Osmani i tregon të gjitha, nga fillimi i nisjes së “Big Brother Vip”, tek personazhet deri tek surprizat për këtë edicion!

    Moderatorja Arbana Osmani, e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, na foli pak më shumë mbi impenjimet e saj të shumta, nga të qenurit nënë e deri te projektet e saj, siç është “Big Brother VIP” dhe më i fundit ku do ta shohim së shpejti, Festivali i Këngës.

    Si ia del duke menaxhuar kohën tënde mes prindërimit dhe projekteve televizive?

    Të gjitha këto projekte kanë qenë që para se të vinte Zoi në jetë. Jemi përpjekur të ruajmë një ekuilibër mes punëve dhe prindërimit. Të trija këto projekte kanë qenë mjaft me impenjim, si filmi, “Big Brother VIP” dhe tani Festivali i Këngës. Nuk është e lehtë. Kam dashur ta përkrah Edin në çdo promovim filmi. Për fat të mirë, kam një skuadër profesioniste që më vjen në ndihmë. Kjo ndërmarrje e re e Festivalit është shumë sfiduese për mua, por gjithashtu dhe atje ka një grup profesionist që po ma bëjnë punën shumë të lehtë.

    Kur do të nisë “Big Brother VIP 2”?

    Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar.

    Cili mendon se ka qenë suksesi i edicionit të kaluar të “Big Brother VIP”?

    Çdo personazh është trajtuar me dinjitet. Janë theksuar pikat e tyre të forta. Të gjithë ata janë shfaqur në një mënyrë që publiku nuk e kishte njohur. Janë trajtuar me shumë kujdes, ka qenë një edicion që shihej me kuriozitet nga të gjithë.

    Ndërkohë çfarë mund të na thuash për këtë sfidë të re siç është dhe moderimi i Festivalit të Këngës?

    Ftesa për ta prezantuar festivalin më është bërë dhe vite të tjera dhe nuk ka qenë momenti i duhur. E mendova si një spektakël ndryshe nga ato që kam bërë. Një festival ndryshe, ku theksi është te kënga, jo tek dukja. Kemi vendosur që këngët të mos dalin më parë por të njihen gjatë festivalit, që njerëzit t’i presim me kuriozitet. Diçka ndryshe nga vitet e tjera është që këngën përfaqësuese në Eurovizion do të jetë publiku ai që e zgjedh, jo juria. Kemi dashur që ta ndajmë këtë dhe do të ketë 3 çmime të para, Çmimi i Karrierës, Artisti i ri më i mirë dhe ai i Eurovizionit.

  • Gazetari habit me deklaratën e tij/ “Ia kam lënë ‘seen’ Arbana Osmanit”

    Gazetari habit me deklaratën e tij/ “Ia kam lënë ‘seen’ Arbana Osmanit”

    Gazetari Eraldo Rexha ka treguar se në rrjetin social “WhatsApp”, ia ka lënë “seen” moderatores së njohur, Arbana Osmanit.

    Gazetari rrëfeu këtë detaj, teksa ishte i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”.

    Ai tregoi se gjatë kohës që Osmani ishte shtatzënë, nuk ishte shumë aktive në rrjetet sociale.

    “Ja kam lënë ‘seen’ Arbanës. Gjatë periudhës që Arbana ka qenë shtatzënë dhe nuk ka qenë shumë aktive, shkruante mesazhe dhe thoshte më fal, a mund ta di kur do përgjigjesh”,tha ai.

  • S’do presim për ta parë në BBV/ Arbana Osmani ndan lajmin surprizë!

    S’do presim për ta parë në BBV/ Arbana Osmani ndan lajmin surprizë!

    Që nga përfundimi i BBV në shkurt Arbana Osmani është shkëputur nga televizioni, por ka qëndruar shumë aktive në rrjetet sociale duke mos humbur për asnjë moment vëmendjen e ndjekësve të saj dhe të mediave rozë.

    E ndërkohë që të gjithë po presim fillimin e BBV 2 për të parë Arbanën në ekran, moderatorja ka ndarë dje një lajm surprizë.

    “Do të ndaj me ju diçka emocionuese sonte”, tha fillimisht Arbana në një postim në Instastory.

    Pas kësaj ajo postoi disa foto dhe video nga xhirimiet e filmit “Sofia” ku regjizor është partneri i saj, Eduart Grishaj. Përmes sekuencave të publikuara në Instagram, Arbana bëri të ditur se do të jetë pjesë e filmit si aktore.

    “Takimi ynë i parë për këtë sezon do të jetë në…. Kinema”, shkruan moderatorja.

  • Foto emocionuese! Duke ushqyer me gji të bijën, Arbana Osmani ndan momentet e ëmbla nga mëmësia (FOTO)

    Foto emocionuese! Duke ushqyer me gji të bijën, Arbana Osmani ndan momentet e ëmbla nga mëmësia (FOTO)

    Më 1 shtator, moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani u bë nënë për herë të tretë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Zoi.

    Nga ai moment, Arbana ka qenë herë pas here aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka ndarë në Instagram disa foto nga jeta e saj kohët e fundit. Në një prej imazheve, moderatorja shfaqet duke i dhënë në gji të bijës, në një tjetër duke berë shopping, ndërsa në të tjerat shfaqen edhe dy djemtë e saj, Joni dhe Dielli.

    “Jeta në kohët e fundit”, ka shkruar Arbana krahas imazheve të ëmbla.

  • Nuk ua merr mendja!/ Arbana Osmani zbulon se kush është moderatori i saj i preferuar

    Nuk ua merr mendja!/ Arbana Osmani zbulon se kush është moderatori i saj i preferuar

    Arbana Osmani u është përgjigjur shumë pyetjeve në Instagram përmes një rubrike “ask question”, në të cilat nuk nguroi të shuajë shumë kuriozitete të ndjekësve.

    E pyetur se cili ka qenë moderator i saj i preferuar kur ishte e vogël, Arbana shkroi emrin e Adi Krastës.

    Ndërsa duke folur për shtatëzaninë, moderatorja u shpreh se po shëndoshet dita-ditës dhe kohën e lirë e kalon me dy djemtë e saj.

    Ndërkohë Arbana zbuloi se gjininë e bebit e ka zbuluar gjatë kohës kur ishin me pushime, por fatkeqësisht nuk e kishin xhiruar dot për shkak të emocioneve.

  • “Do kthehet në televizion pas BBV?”/ Arbana shuan kurreshtjen

    “Do kthehet në televizion pas BBV?”/ Arbana shuan kurreshtjen

    Moderatorja e njohur, Arbana Osmani sapo është kthyer nga pushimet në Maldive ku ndodhej me partnerin e saj Eduartin, dhe dy fëmijët Jonin dhe Diellin.

    Ditën e sotme Arbana ka bërë një ‘ask’ në “Insatgram”-in e saj ku njerëzit nuk kanë nguruar ta pyesin për të ditur më shumë detaje nga jeta e saj.

    “Do jesh në ndonjë projekt televiziv tani që mbaroi bigu”, ishte pyetja e një ndjekësi.

    Arbana u përgjigj se do të marrë disa kohë pushim.

    “Jo, ca kohë do jem pushim nga Tv”, tha ajo.

    Në natën finale të “Big Brother Vip Albania”, Arbana bëri me dije se është në pritje të një fëmijë.

    Arbana zgjodhi ta japë kështu lajmin e pritjes së saj të ëmbël që bëri xhiron e rrjetit, ndërsa urimet për të dhe Eduartin nisën që në transmetimin live të emisionit.

    Pas përfundimit të ‘reality show’-t, Arbana dhe Edi u nisën me pushime, për disa ditë relaksi jashtë Shqipërisë. Pasi vizituan Parisin së bashku me stafin e “Top Channel”, dyshja udhëtoi drejt Maldiveve.

    Në rrjete sociale nuk kanë munguar fotot e videon e shumta nga pushimet që na e kanë bërë zili të gjithëve, teksa Arbana na tregon vazhdimisht si e kalon ditën e saj atje me tre djemtë: Eduartin, Jonin dhe Diellin.

  • “Këtë vit Big Brother e kemi prezantuar dy veta” Arbana Osmani jep lajmin e madh, konfirmon së është shtatzënë

    “Këtë vit Big Brother e kemi prezantuar dy veta” Arbana Osmani jep lajmin e madh, konfirmon së është shtatzënë

    Moderatorja Arbana Osmani ka konfirmuar shtatzaninë e saj në natën finale të spektaklit të “Big Brother VIP”. Gjatë prezantimit të saj, Arbana i ka bërë me dije 4 finalistëve se gjatë kohës në studio duke prezantuar kanë qenë dy persona. Por nuk ka zbuluar më tej asnjë detaj tjetër, as gjininë e fëmijës që pritet të vijë në jetë.

    “Ju nuk e dini por këtë vit “Big Brotherin” e kanë prezantuar dy veta,“-tha ajo.

    Arbana Osmani është në një marrëdhënie me regjisorin Eduart Grishaj. Ajo ka një djalë nga martesa e mëparshme, Jonin, e jo më shumë se një vit më parë u bë nënë për herë të dytë me djalin tjetër, Diellin.

  • MË NË FUND! Pas shumë vitesh, zbulohet sherri mes Arbanës dhe Olti Currit

    MË NË FUND! Pas shumë vitesh, zbulohet sherri mes Arbanës dhe Olti Currit

    Olti Curri dhe Arbana Osmani, janë dy figura të njohura të ekranit shqiptar dhe prej kohësh janë përfolur në media se raporti i tyre mund të jetë krisur nga angazhimet që kishin në formatin e ‘Big Brother’.

    Gjatë kohës kur ky reality show transmetohej në vendin tonë, u tha në media se Olti nuk u zgjodh opinionist në “Big brother”, pra gjatë të shtunës kur transmetohej emisioni, pasi ka pasur një konflikt mes tij dhe Arbanës.

    Që nga ajo kohë asnjëri prej tyre nuk ka preferuar të flasë për një çështje të tillë, por së fundmi Olti Curri ka qenë i ftuar në emisionin ‘Pardon my french’ dhe tema u prek nga moderatorja dhe Curri ka vendosur që të zbulojë se çfarë ka ndodhur mes tyre:

    “Unë nuk kam folur personalisht me Arbanën për këtë çështje. Në periudhën kur ishte Rezart Aga autor, më tha: Të kam propozuar për të shtunën në darkë, por nuk pranon Arbana Osmani. Dhe unë kam diçka se nuk pyes pse nuk më do apo si është e vërteta. Unë flas me Arbanën nuk e di pse nuk e kam pyetur. E lashë atë sepse kisha bërë dy edicione në “Fans’ club” dhe çdo gjë po shkonte shumë mirë. Më pas më erdhi ftesa edhe nga presidentja e televizionit, Vjollca Hoxha, por unë vazhdova të qëndroj në Fan Club mes shumë falenderimeve. Vendosa të mbetem aty dhe t’i jem besnik atij emisioni.”

    Gjithashtu blogeri i njohur teksa u pyet se çfarë mendon që formati i Big Brother Vip iu besua përsëri Arbanës, ai shprehet:

    “Shumë mirë! Është shumë mirë Arbana! I përshtatet më shumë këtij formati. Big Brother do dikë që ka kaluar personazhet e njohur, ka bërë intervista, njeh situatat familjare. Aq më pak ‘Big Brother VIP’ që është shumë më i vështirë sepse VIP-at e njohin fuqinë e medias dhe personazhit. Kështu që Arbana është OK,’- u shpreh Olti.

  • Arbana Osmani befason me përgjigjen! Ja çfarë do ndodhë pas Big Brother VIP

    Arbana Osmani befason me përgjigjen! Ja çfarë do ndodhë pas Big Brother VIP

    Ka mbetur vetëm një javë deri në finalen e madhe më 18 shkurt në Big Brother VIP. Dhe në një spektakël gjigand do të shpallet fituesi i cili do të marrë plot 100 mijë euro.

    Por fansat të mësuar prej 4 muajsh me këtë reality show bëjnë pyetjen e shumëpritur, çfarë do të ndodhë pas këtij programi?

    Teksa po bënte një bashkëbisedim me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, Arbana Osmani u pyet se çfarë do të shohin pas Big Brother Vip dhe ajo tha emrin e filmit të cilin po e drejton i dashuri i saj.

    Filmi quhet “Sofia” dhe vjen së shpejti në kinema. “Një film shumë të bukur në kinema që mezi pres ta shihni të gjithë” i është përgjigjur Arbana.

  • Dashuria nuk njeh moshë! Ja sa vite më e madhe është Arbana nga Eduarti

    Dashuria nuk njeh moshë! Ja sa vite më e madhe është Arbana nga Eduarti

    Arbana Osmani, është një ndër moderatoret më të njohura dhe më të dashura të ekranit shqiptar, e cila ka mbledhur edhe një numër të madh ndjekësish në Instagram.

    Për të gjithë kuriozët, Arbana ka lindur më 7 maj të vitit 1983 dhe është plot 38-vjeç. Në të njejtën datë ka lindur edhe i dashuri i saj Eduarti, por ai ka lindur plot 6 vite me pas më 7 Maj 1989.

    Pra diferenca në moshë e Arbanës me Eduartin është 7 vite më e madhe, një diferencë që për dy të dashuruarit mesa duket nuk ka aspak rëndësi.

    Së bashku me Arbanën, ditëlindjen e festojnë në të njëjtën ditë edhe kolegët e saj: gazetari Eraldo Rexho dhe drejtori i ri i Top Channel Sokol Balla. Më 7 maj ka gjithmonë festë në ambientet e Top Channel.