Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Arbana Osmani

  • TURP për TCH/ Arbanën e zhdukën nga Bigu, por kjo që i bënë kapi NAMIN!

    TURP për TCH/ Arbanën e zhdukën nga Bigu, por kjo që i bënë kapi NAMIN!

    Megjithëse sezoni i ri televiziv ka nisur prej disa muajsh, duket se ndryshimet e personazheve të ekranit ende nuk kanë përfunduar.

    Arbana Osmani, moderatorja historike e Top-Channel, që prej përfundimit të sezonit të shkuar të BBV, ka qëndruar larg ekranit duke iu dedikuar biznesit të saj.

    Burime për “Foli.al” tregojnë se Arbana do të rikthehet në ekran ashtu si premtoi, por jo në ekranin e “Top-Channel”, por në atë të “TV Klan”.

    Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Arbana do të vijojë karrierën e saj si moderatore, me një projekt të saj, ndësa nuk dihen detajet e projektit.

    Gjithashtu me të, edhe Eduart Grishaj do t’i bashkohet Arbanës në këtë projekt të ri në “TV Klan”.

    Nuk dihet se sa i vërtetë është ky ‘kalim’ i Arbanës nga “Top-Channel” në “TV Klan”, por nëse është kështu, moderatorja do të ketë ‘fatin’ e moderatores Luana Vjollca, e cila po ashtu u largua nga “Top-Channel”.

    Meqë përmendëm edhe Luanën, vetëm pak ditë më parë, moderatorja postoi një Instastory, ku dukej të ishte për Arbana Osmanin, e shprehej se “karma meriton një gëzuar”.

    Largohet nga Top Channel, Arbana Osmani, pjesë e “TV Klan” me

    Nga ana tjetër, edhe moderatorja Alketa Vejsiu në një rubrikë “pyetje-përgjigje” me ndjekësit, u shpreh se është e hapur për një projekt me Arbanën dhe po pret idenë e saj, të cilën do e ndiqte me kënaqësi.

    Largohet nga Top Channel, Arbana Osmani, pjesë e “TV Klan” me

    Të jenë të gjitha këto detaje një konfirmim që tashmë moderatorja Arbana Osmani po “bashkon forcat” me “TV Klan”? Mbetet ta shohim në vijim…

  • “Veprove me Kiarën si Albano me Beatrixën”/ Arbana Osmani i kthehet si asnjëherë ndjekëses!

    “Veprove me Kiarën si Albano me Beatrixën”/ Arbana Osmani i kthehet si asnjëherë ndjekëses!

    Arbana Osmani zgjedh gjithmonë të qëndrojë larg ndërveprimit me ndjekësit, në komente apo gjithashtu edhe me reagimet e saj për kauza të ndryshme.

    Por moderatorja nuk ka kursyer një reagim për situatën e Albanos me Beatrixën.

    Në një postim në Instagram, një ndjekëse i shkruan: “Me thënë të drejtën po prisja një reagim nga ty për gjithë situatën e krijuar për njërën nga personazhet e BBV2“.

    Si fillim, Arbana i kërkoi ndjekëses t’i tregojë më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë, dërsa më pas u shpreh:

    “Aaa po lexova që Trixa do ndërrmerte rrugën ligjore që besoj është mënyra e vetme e duhur në raste të tilla“, mbyll shkrimin Arbana, e cila sugjeron rrugën ligjore për Triksën.

    Por ndjekësit nuk e lënë me kaq. Njëra prej tyre e akuzon se ajo është sjell në të njëjtën mënyrë me Kiara Titon në BBV.

    “Kurrësesi. E ke në youtube, dëgjoje dhe ridëgjojë dhe mos nxirrni fjalët e mia nga konteksti”.

  • “Mos harro je nënë e 3 fëmijëve…”/ Arbana përplaset keq me ndjekësen që i komentoi veshjen: Një burri nuk do ia… (FOTOT)

    “Mos harro je nënë e 3 fëmijëve…”/ Arbana përplaset keq me ndjekësen që i komentoi veshjen: Një burri nuk do ia… (FOTOT)

    Arbana Osmani është një nga moderatoret më të talentuara në vendin tonë. Ajo ka prezantuar shumë emisione që kanë bërë bujë, ndër të cilët veçojmë programin që arriti të thyente çdo rekord, “Big Brother VIP”.

    Moderatorja e dashur për publikun ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ndodhet në Itali, së bashku me bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj.

    Ditën e sotme, Arbana ka ndarë me 1 milion ndjekësit e saj në “Instagram” një fotografi ku shfaqet mjaft elegante. Ajo mban veshur një këmishë ngjyrë lejla dhe një fund të zi me një të çarë në njërën këmbë.

    Veshjen e ka kombinuar me një palë sandale me taka, ngjyrë të zezë dhe me një çantë të vogël.

    Imazhi në fjalë ka marrë mijëra pëlqime dhe komplimente të shumta. Por siç ndodh me çdo personazh të njohur të ekranit, edhe Arbana ka marrë kritika nga ndjekësit e saj.

    Dikush i ka komentuar veshjen dhe moderatorja e njohur ka vendosur që t’i kthejë përgjigje.

    “Epo kështu e kanë VIP-at, zbulohen në disa pjesë të trupit dhe mbi të gjitha harrojnë dhe shqipen… pak nga pak po humbas respektin që kam patur me ty… mos harro je nënë e tre fëmijëve…”, i ka shkruar një ndjekëse.

    “Elsa një grua mund të ketë dhe 7 fëmijë e prapë të vishet si ti dojë qejfi. Ashtu siç vishet një burrë. Të cilit ti kurrsesi s’do ia lije këtë koment”, i është përgjigjur Arbana.

    Ndërkohë këtë koment moderatorja e njohur e ka postuar edhe në “Instastory” e krahas saj shkruan:

    “Deri ‘sa fëmijë’ mund të veshësh çfarë të do qejfi?”.

  • Akoma nuk kemi parë Arbanën nuse, por zbulohen shoqërueset e saj! (FOTO)

    Akoma nuk kemi parë Arbanën nuse, por zbulohen shoqërueset e saj! (FOTO)

    Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Të shtunën, më 17 qershor, çifti i njohur u martua në Toskana të Italisë.

    Ata kishin vetëm një kusht për të ftuarit e tyre, që të mos publikonin foto e video në rrjetet sociale. E kështu ndodhi, pasi të pranishmit në dasmë kanë ndarë me ndjekësit vetëm foto të tyre, pa treguar detaje nga ceremonia.

    Kur ende nuk e kemi parë sesi është dukur Arbana nuse, sot janë zbuluar se kush ishin shoqërueset e saj.

    Ato ishin 4 dhe 3 prej tyre janë pjesë e ekipit të saj të punës. Bëhet fjalë për gazetaret e njohura, Petrina Gorica, Kristina Mere dhe Lorina Mixha. Në mesin e tyre është dhe kunata, gruaja e vëllait të Eduartit, e cila është në pritje të ëmbël.

    Arbana ka treguar gjithmonë se ka një marrëdhënie speciale me koleget e saj, përtej punës.

    Kujtojmë se një ditë më parë Arbana na zbuloi një pjesë nga fustani, unaza, ceremonia dhe personat që e ndihmuan. Se kur do publikojë pamjet e plota nga dasma, na mbetet të presim.

  • Do vendosni duart në kokë/ Nuk do ta besoni sa kushton varësja e Arbana Osmanit në natën finale të Big Brother (Foto)

    Do vendosni duart në kokë/ Nuk do ta besoni sa kushton varësja e Arbana Osmanit në natën finale të Big Brother (Foto)

    Ndërkohë që të gjithë flasin për fustanin dhe çmimin e tij, surpriza e veshjes së Arbana Osmanit sonte qëndron te varësja.

    Moderatorja e “Big Brother VIP” mban në këtë natë finale në qafë varësen me çmim 95 mijë euro.

    Varësaj quhet “Snow White and Rose Red”. Kjo varëse nga Stenzhorn përmban afërsisht 27 karat rubin dhe 11 karat diamante të bardhë.

    Si duket varëset me çmim marramendës po kthehen në një traditë për moderatoren në finalet e BBV. Edhe një vit më parë, Arbana bëri bujë me varësen në natën finale, e cila kishte çmimin e 200 mijë eurove.

  • E dimë që jeni kuriozë! Zbulohet shuma marramendëse, ja sa paguhet Arbana si moderatore nga Top Channel

    E dimë që jeni kuriozë! Zbulohet shuma marramendëse, ja sa paguhet Arbana si moderatore nga Top Channel

    Teksa shkojnë drej finales, banorët e BBV janë gjihmonë më të interesuar për çmimin e madh, i cili ka rënë nga 100 mijë euro, si pasojë e thyerjes së rregullave.

    Edhe prime-n e kaluar, banorët pyetën se sa ishte çmimi i madh ndërkohë që përgjigja e Arbanës ishte epike.

    Mezi po mbaj lekët e mia, të llogaris tuajat“, u shpreh moderatorja.

    Si duket Arbana ka disi të drejtë pasi për moderimin e saj në ” Big Brother VIP”, ajo paguhet të paktën me rrogë mujore mbi 8 mijë e 100 euro.

    Të dhënat për pagën e saj u zbuluan disa muaj më parë pas një skandali që plasi në rrjet ku u publikuan të gjitha pagat e shqiptarëve.

    Megjithatë, pas suksesit që ka patur dy sezonet e fundit, padiskutim paga e Arbanës është rritur edhe më shumë.

  • “Dung, dung”/ “Publiku ka vendosur…”, ja kush e krijoi tingullin që na ndal zemrën kur Arbana thotë të eliminuarin

    “Dung, dung”/ “Publiku ka vendosur…”, ja kush e krijoi tingullin që na ndal zemrën kur Arbana thotë të eliminuarin

    Një nga tingujt që të gjithëve na ka mbetur në mendje nga spektaklet e Big Brother në Top Channel është padyshim tingulli i gongut kur Arbana pret të thotë emrin e të eliminuarit.

    Suspanca që kur Arbana merr zarfin me emrin e të eliminuarit apo qoftë dhe të fituesit në fund, bën që të gjithëve të na ndalë fryma.

    Por shpesh mund ta kemi pyetur veten se kush fshihet pas krijimit të këtij tingulli. Ai është Besnik Gaçe. Ky i fundit ka treguar historikun e krijimit të kësaj baze muzikore:

    “Ne vijmë nga Top Fest, dhe atëherë na mungonte një tingull kur nominohej një këngë. Kishte një mungesë. Futeshim në internet për të kërkuar diçka, po nuk na ngjiste asnjëra. Ai u bë sebep sapo filloi Big-u na erdhën folder-at me xhingëllat, por nuk po gjenim diçka. E kuptuam që duhej diçka, më thanë jepi provo bëj diçka. Shkoj në studio në atë kohë dhe për 15 minuta e bëra këtë, e bëra shumë shpejt. Kur bëj diçka dua ta kaloj sipërfaqësoren. Që atëherë ngjiti, dhe nuk ndryshoi kurrë,” tregoi Gaçe.

  • UAU! Zbulohen shifrat marramendëse/ Arbana Osmani më e paguara në “Instagram”, nuk do ta besoni sa merr për një postim!

    UAU! Zbulohen shifrat marramendëse/ Arbana Osmani më e paguara në “Instagram”, nuk do ta besoni sa merr për një postim!

    “Big Brother” është “reality” që ka bërë për vete këdo. Që në mbrëmjen e 24 dhjetorit, publiku shqiptar ka zgjedhur të preferuarit e tyre, duke vendosur kështu edhe fansa të kujt do jenë.

    Aman një gjë mbetet e sigurt, të gjithë janë fansa të Arbanës. Në këtë edicion të dytë të spektaklit, moderatorja po vërteton edhe njëherë se mbetet ndër prezantueset më të afta në vendin tonë, duke ia dalë të mbajë mbërthyer audiencën, por edhe të menaxhojë situatat që krijohen.

    Natyrisht që edhe për vetë Arbanën, kjo është një periudhë e ngjeshur, por duhet thënë edhe e frytshme. Në rrjetet e saj sociale, shifrat rriten përditë, duke u përkthyer në një biznes për të.

    Kështu që nga nisja e “Big Brother”, për të janë shtuar ndjekësit, por edhe kontratat e bashkëpunimit, e për rrjedhojë edhe tarifat e publikimit në rrjetet sociale. Nëse e keni vënë re, në “Intagram”- in e saj, ka një sërë bashkëpunëtorësh, që prej kohësh pasqyrohen prej saj në rrjetet sociale.

    Por duket se me famën që “Big Brother” ka, janë shtuar ndjeshëm edhe bashkëpunimet për të, si rrjedhojë edhe çmimet. Aktualisht, Arbana Osmani është ndër personat më të kërkuar për bashkëpunime në rrjetet sociale, por edhe ndër më të paguarat.

    Një postim në faqen e saj, kap shifrën e 5 mijë eurove, duke mbajtur kështu fronin sa i përket “Instagram”-it. Një vlerë po e lartë është edhe për “story” e saj në rrjetet sociale, që shkon deri në 1500 euro.

    Në nisje të këtij spektakli, Arbana Osmani humbi një numër të madh ndjekësish, për shkak të një konflikti të ndodhur brenda në shtëpi. Shumë prej tyre kanë akuzuar produksionin e “Big Brother VIP” të cilët shpreheshin se po i bëjnë një “padrejtësi” Luizit dhe kjo gjë duket se reflektoi dhe tek moderatorja e spektaklit Arbana Osmani.

    Prezantuesja humbi plot 2 mijë “followers” në më pak së 24 orë në llogarinë e saj në “Instagram”, ku është dhe tepër aktive. Nga 938 mijë ndjekës, Arbana ka rënë në 936 mijë ndjekës. Kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga moderatorja e cila “shfrytëzoi” dhe një moment gjatë spektaklit për ta treguar këtë.

    Armaldo i kërkoi që gjatë spektaklit të “Big Brother” të reklamojë “Instagram”-in e Teatrit, mirëpo Arbana iu përgjigj me humor duke i thënë se po humb ndjekësit e saj për fajin e tyre.

    Por sot që flasim, Arbana ka në llogarinë e saj më shumë 945 k, duke qenë ndër personazhet më të ndjekur. Kryesisht, “Instagram”-in moderatorja e përdor për bashkëpunimet e saj, duke e shndërruar në biznesin më perfekt.

    Natyrisht që deri në fund të këtij spektakli, vëmendja për të do të jetë e madhe, ashtu edhe si kërkesa për të bashkëpunuar. Nëse vitin e shkuar, në këtë periudhë, ajo dhe Bora Zemani mbanin fronin sa i përket pagesave të larta për postimet në “Instagram”, këtë vit, Arbana nuk njeh rivale.

    E duket se pas suksesit të “Big Brother”, për të ky është një tjetër sukses që kulmon pikërisht me periudhën kur edhe “reality” transmetohet.

  • Publikohet SKANDALI në BBV/ Votat e publikut të pavlera?! Arbana bën veprimin që nuk e priste njeri në mes të emisionit (VIDEO)

    Publikohet SKANDALI në BBV/ Votat e publikut të pavlera?! Arbana bën veprimin që nuk e priste njeri në mes të emisionit (VIDEO)

    Produksioni i ‘Big Brother VIP Albania’ është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes së publikut për disa ndodhi specifike. Mirëpo, ajo që ndodhi mbrëmë gjatë Prime-it, tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve. Të shtunën e kaluar, u hap një televotim për të zgjedhur banorët e preferuar. Deri këtu jemi ‘okej’.

    Mbrëmë, mbërriti zarfi me emrat e personave më pak të preferuar, zarf i cili do duhej të lexohej nga Arbana. Por, nuk ndodhi kështu. Ajo i lexoi emrat nga skaleta.

    “Është momenti të them se cilët do të jenë të nominueshëm sonte”

    Këtë fjali nis të thotë Arbana e cila mban gjatë gjithë kohës sytë te skaleta, duke injoruar zarfin që mban në dorë.

    Ky moment lë shumë dyshime mbi ‘fuqinë’ që ka publiku dhe produksioni, duke lënë të mendohet se ky i fundit është ai që vendos për fatin e banorëve, kush del në nominim, e deri tek fituesi i edicionit.

    Tani, Nita, Kristi, Keisi dhe Armaldo ishin më pak të pëlqyer nga publiku e për pasojë shkuan automatikisht në nominim. Pas nominimeve, në televotim doli Nita, Ermiona dhe Armaldo.

  • I cilësoi banorët e Big Brother Albania si kafshë, postimi i Arbana Osmanit përkrah Sara Hoxhës bën namin në rrjet

    I cilësoi banorët e Big Brother Albania si kafshë, postimi i Arbana Osmanit përkrah Sara Hoxhës bën namin në rrjet

    Arbana Osmani dhe Sara Hoxha po punojnë krah njëra-tjetrës në këtë edicion të dytë të Big Brother Vip.  Janë përgjatë gjithë kohës janë duke shkëmbyer ide për të realizuar një program sa më të arrirë. Megjithatë ajo që na bën përshtypje është një foto që Arbana Osmani ka postuar mbrëmë krah producentes Sara Hoxha me mbishkrimin.

    ”Me pupla se normal punojmë në kopsht zoolgjik”. Çfarë ka dashur të thotë Arbana Osmani me këtë dixhiturë?! Mos vallë i ka cilësuar banorët e shtëpisë më të famshme kafshë?!