Supergol i kapitenit të Ballkanit me përfaqësuesen, trajneri nuk e beson atë që pa, vendos duart në kokë (video)

by KLIKOJE.AL

Mesfushori i Ballkanit, Edvin Kuc, po vazhdon të tregojë formë të mirë edhe me përfaqësuesen e Malit të Zi. Ditën e sotme në ndeshjen ndaj Lituanisë ka gjetur golin që në fillimin e ndeshjes.

Kapiteni aktual i Ballkanit, tundi rrjetën në minutën e 3-të, teksa me një predhë me të djathtë nga jashtë zonës, shtangu portierin kundërshtar, duke kaluar në avantazh malazezët, pas asistit të Jovetiç.

Ky ishte dueli i tretë i Kuç me fanellën e Malit të Zi. 30-vjeçari shqiptar debutoi më 12 tetor në miqësoren ndaj Libanit, ku realizoi dopietë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.