Suksesi ndaj Vllaznisë, presidenti Ardian Bardhi “hap portofolin”, zbulohet premio e majme për lojtarët

Dinamo mundi me lojë spektakolare Vllazninë. E vetmja notë poztive mund të quhen ato 10 minutat e fundit ku blutë ‘lëshuan terren’ dhe pësuan 2 herë brenda pak minutash.

‘Djemtë’ e Dajës dhuruan ‘shoë’ në mes të Shkodrës me gola, aksione të rrjedhshme, raste të shumta, shtylla dhe një ‘turpërim’ të Vllaznisë. Ashtu siç theksoi tekniku i dinamovitëve, një gjë e tillë nuk është e lehtë në futbollin shqiptar për më tepër kundër një emri si Vllaznia.

Presidenti i ‘Nëndetëses’ nuk ka vonuar dhe ka shpërblyer punën e mirë të skuadrës. Korrektësia makismale e pohuar nga Ilir Daja është vërtetuar pa vonuar shumë ditë. Një premio goxha e madhe i shpërndahet ekipit për meritë të performancave. Shuma prej 10 mijë eurosh kënaq lojtarët dhe stafin të cilët e kanë ngritur Dinamon në ato pozita ku e meriton të jetë.

Related posts

Partizani hyn në histori me rekordin negativ, nuk kishte asnjëherë në klubin kryeqytetas

Cordeiro dhe Chinwendu ndezin Besën, Pius hero i Pogradecit; Finale ëndrrash në Kategorinë e Parë

Sinan Idrizi nuk përmbahet, super-premio për fitoren ndaj Teutës