105
Gazetari investigativ, Artan Hoxha komentoi në studion e Abc Live me moderatore Sibora Bitrin incidentin e djeshëm në protestën e opozitës, ku u sulmua me grusht kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Hoxha tha se incidenti me grushtin në protestë mori vëmendjen nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua dje në Tiranë. Gazetari tha për Abc Live, tha se në protestën e djeshme i vetmi truproje që ishte i armatosur ishte truproja e Ilir Metës.
Truprojat e Berishës nuk kishin armë me vete.
Për këtë Hoxha tha se Berisha nuk ruhet nga Garda e Republikës për shkak të çështjes së vulës në gjykatë dhe se nuk është njohur akoma zyrtarisht si lider i PD-së.