102
Tamponët që vijnë për qytetin e Durrësit nuk janë të mjaftueshëm, duke mos iu përgjigjur nevojës për hetimin e duhur epidemiologjik.
Për rrjedhojë edhe shifrat që jepen për personat e infektuar nuk janë të sakta dhe shumë më të ulëta se sa infektimet reale.
Ky është alarmi që ka ngritur Zija Alhysa, kryetari i Konfederatës së Mjekëve të Durrësit dhe njëkohësisht punonjës i njësisë vendore të shëndetit.
Sipas tij, edhe përgjigjet tani vonohet me tre apo katër ditë në një kohë që në fillimet e pandemisë përgjigja vinte brenda 8 orësh.
Alhysa ka ngritur edhe shqetësimin e punëtorëve sezonalë që u kërkohet testi ndaj Covid-19 në Mal të Zi apo Kroaci dhe që nuk kanë mundësi se ku ta bëjnë.