Aksidenti i djeshëm në zonën e Astirit, zonë e cila frekuentohet shpesh nga qytetarët e si duket këto të fundit nuk janë ndërgjegjësuar për sa kohë që vijojnë ende të kalojnë në trasetë ndarësëe të rrugës duke u bënë shkak i aksidenteve.
Edhe video e djeshme, kapi momentin kur disa persona kaluan rrugën para se këmbësori 63-vjeçar të përplasej për vdekje nga një makinë. Aksi konsiderohet i rrezikshëm pasi shpejtësia e lejuar e mjeteve varjon është nga 60 deri në 80 kilometra në orë.
Gjithashtu ditën e sotme, teksa gazetarët kanë raportuar nga vendi i aksidentit, siç pohojnë kanë parë dhjetra raste të kalimtarëve që tentojnë të kalojnë. Gazetari Arsen Rusta ka hasur dy vajza të mitura që kanë tentuar të kalojnë rrugën, ndërsa ka ndërhyrë për të ndaluar makinat që ato të kalonin.
Megjithatë situata është kthyer shumë shpejt të në frikshme dhe ankthioze.
“Nuk doja ta rëndonim më shumë situatën, edhe ne po gabojmë në këtë lloj mënyre”, i thotë kolegia nga studio gazetarit.