229
Një gol i Xhuliano Skukës në minutën e 90, ka shmangur humbjen e Partizanit përballë Egnatias kryesuese në kryeqytet, duke mbajtur gjallë shpresat e të kuqve se mund të rikuperojnë diferencën e thellë mes dy skuadrave në renditje.
Ndeshja ka qenë shumë e ekuilibruar, me të dy skuadrat që kanë lejuar pak hapësira për të rrezikuar.
U desh një gjuajtje e Spahiut nga distanca që t’u jepte avantazhin miqve, të cilët kërkuan me ngulm golin edhe në vijim, duke vënë disa herë në vështirësi Qirkon. Por në fund, devijimi para portës i Skukës solli barazimin 1-1, që lë në 10 pikë distancën mes vendit të parë dhe të dytë në renditjen e Superiores.