119
Përbërësit:
- 150 g quinoa,
- 1 qepë,
- 1 spec i kuq,
- 1 karotë,
- 1 brokoli,
- 1 kungulleshkë,
- kripë,
- piper,
- rozmarinë,
- majdanoz dhe vaj ulliri.
Përgatitja:
Ziejmë quinoan me ujë dhe kripë pasi e kemi shpëlarë mirë me ujë të rrjedhshëm. Në tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën me rozmarinën, shtojmë specin e kuq, karotën, kungulleshkën dhe brokolin. I shtojmë pak ujë sa të zbuten dhe në fund shtojë quinoan e zierë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe vaj ulliri të freskët.