206
Donald Mëllugja do të jetë futbollisti më i ri i Erzenit. Mesfushori ka vendosur të largohet nga Egnatia për shkak se nuk është më një titullar në skemën e trajnerit Tetova. Në këtë sezon, Mëllugja ka zhvilluar 633 minuta, shtatë si titullar dhe 11 herë është zëvendësuar.
Shijakasit po luftojnë për të qëndruar në Superiore dhe Mëllugja mund t’i japë një dorë më shumë, falë edhe eksperiencës së shumtë në futbollin shqiptar.